Ana Ivanoviç ka fituar turneun e Auckland-it (Zelandë e Re), duke mundur Serena Williams me rezultatet 6-2, 5-7, 6-4 në tri sete. Finalja mes dy ish-kampioneve të botës në tenis i ka dhënë serbes fitoren e dytë në 10 sfidat e karrierës së saj përballë rivales amerikane.