Ana Kournikova, shkëlqimi dhe rënia e një miti

redaktor

Ishte vetëm 10 vjeç kur për herë të parë u prezantua te trajneri i famshëm i tenisit, Nick Bollettieri.

Arriti menjëherë të tërhiqte vëmendjen e profesorit me goditje të sakta dhe talentin e pastër për lojën e tenisit. Anna Kournikova e dashuronte këtë lojë dhe profesori tashmë 84-vjeçar i kujton shumë mirë ato momente.

“Një vajzë e vogël u fut në fushë dhe më tha se ishte gati të merrte leksione nga unë.

Mendova me vete: Kush është kjo?”, thekson ish trajneri i emrave të mëdhenj si Andre Agassi, Jim Courier apo Monica Seles. Pak më shumë se një dekadë më pas, 22-vjeçarja me origjinë ruse hoqi dorë përfundimisht nga sporti për shkak të dëmtimeve të rënda që kulmuan me problemet e mëdha në shpinë.

Arriti të renditej mes 8 më të mirave të botës dhe luajti një gjysmëfinale Ëimbledoni në moshën 16-vjeçare, madje në kohët e saj më të mira mediat e cilësonin si një teniste të talentuar por që nuk arrinte të fitonte asnjëherë asgjë.

Refuzoi disa herë intervistat për rrjetin CNN por gjeti një rrugë ideale për të qëndruar në maja, atë të modës. Ajo u transformua brenda pak muajsh në një ikonë të bukurisë sportive dhe kjo ishte nyja ku u kap për të ruajtur famën e krijuar.

Fillimish imazhe nudo dhe më pas shërbime fotografike për disa nga firmat prestigjoze të modës.

Uria globale për markën Kournikova u rrit në mënyrë të frikshme dhe arriti kulmin në vitin 1999. Ajo krijoi një fushë të re marketingu me imazhin e ish sportistes që falë bukurisë së saj arrinte të ishte e suksesshme edhe jashtë fushës dhe ndoshta është pikërisht ky detaj që ndikoi në punën e saj me raketën.

Organizatorët e turneve ishin më shumë të interesuar për të shfrytëzuar imazhin e saj dhe jo për të vënë në dukje talentin.

Ky fakt krijoi xhelozi në radhët e kundërshtarëve që nuk arrinin të tërhiqnin vëmendjen, por kjo nuk e ndali tenisten ruse të transformohej në një monstër marketingu.

Tashmë më shumë se një dekadë pas largimit nga tenisi, pyetja që mbizotëron është: A do të mbahet mend Kournikova për talentin e saj në fushë apo në objektivin e aparatit fotografik?

Një pyetje e vështirë edhe për faktin se ajo nuk ka arritur të fitojë asnjë titull dhe ndërsa ish trajneri Bollettieri kërkon ta kujtojë si një teniste të mirë, ai shikon me keqardhje se si një teniste që mund të ishte një armë vdekjeprurëse për të gjitha rivalet e saj, perëndoi në pjesën më të buku, atë të shpërthimit që nuk e arriti kurrë, të paktën në fushën e tenisit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *