Analistët e mediave e kanë humbur durimin

anazapta

Unë shoh TV përnatë dhe i ndjek me vëmendje debatet. Sipas meje, analistët po e humbasin kauzën dhe misionin e tyre. Po bëhen në publik po aq të përçmuar sa politikanët (në fakt, shpesh sillen si të tillë). Ata po e kuptojnë këtë perceptim të ri të publikut ndaj tyre, ndaj po behen gjithmone e me nervozë, e kane humbur qetesinë.

 

Kur flitet për intelektualë në të gjithë botën nënkuptohen disa individë të zgjedhur, me mendje të ndritur, që mund të orientojnë shoqërinë dhe të zhvillojnë procesin e përpunimit të mendimit dhe të prodhojnë teori të vlefshme.

 

Në Shtetet e Bashkuara koncepti i intelektualit nuk pranohet, për shkak të frymës që nuk pranon të njohë kasta, grupe me atribute të veçanta, ose të drejta elitare. Evropa gjykon ndryshe. Për shkak të traditave të saj, ajo pranon aristoktratizmin, elitat dhe kastat e privilegjuara.

 

Në Shqipëri kemi një keqkuptim të tmerrshëm të figurës së intelektualit, për shkak të masivizimit që e barazoi intelektualin me një diplomë universiteti. Kjo bëhet qëllimisht dhe në mënyrë cinike për ta ulur intelektualin e vërtetë? Nuk e di por di që kjo rrokopujë ka bërë që intelektualët e vërtetë (që nuk janë mijëra, por e shumta disa dhjetëra), nuk kanë asnjë shpresë të dëgjohen qartë.

 

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *