“Uashingtoni po gabon me Shqipërinë”

Bora Basholli

Njohësi i çështjeve të Ballkanit analisti David Philips, ka një qëndrim tejet kritik mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet vendore në Shqipëri, prej qasjes së mazhorancës tek roli i opozitës. Ai thotë se 30 qershori nuk ishte tregues për një vend demokratik.

“Këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje. Këto janë zgjedhje të llojit që do të organizonte Ramiz Alia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për të shprehur pikëpamjet e saj”.

Kritikat e drejtorit të Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia në New York shkojnë dhe në adresë të qëndrimit amerikan lidhur me zgjedhjet. Zoti Philips ndan bindjen se Uashingtoni bëri një gabim duke mos pranuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në emër të stabilitetit për vendin. Duke i qëndruar fort logjikës se procesi i 30 qershorit ishte një farsë zgjedhore, analisti propozon ripërsëritjen e procesit.

“Ajo që duhet të kishte ndodhur, duhet të kishte qenë shtyrja e zgjedhjeve sipas rekomandimit të Presidentit Meta. Votuesit shqiptarë kanë nevojë të kenë një alternativë. Qeveria e SHBA-së duhet të këmbëngulë që ata të kenë një alternativë, përpara se t’i çertifikojnë zgjedhjet dhe të thonë se janë të lirë e të drejta. Ka ndodhur një shpërfytyrim i demokracisë nga qeveria shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur një sy lidhur me këtë.

Mendoj se është për të ardhur keq që SHBA-ja e ka lejuar këtë të ndodhë. Këto zgjedhje duhet të ribëhen më 13 tetor. Duhet kaluar nëpër një proces të besueshëm për t’u përgatitur për zgjedhjet në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë një zë. Përndryshe këto zgjedhje do të shënojnë vdekjen e demokracisë në Shqipëri dhe jo një hap tjetër drejt demokratizimit të vendit”.

Analisti thotë se kryeministrit Edi Rama i takon përgjegjësia e madhe të vendosë për të ardhmen e vendit dhe nëse kërkon të lërë pas një trashëgimi pozitive.

“Edi Rama është përpara një zgjedhjeje të rëndësishme: ose do të hyjë në histori si autokrat i një shteti të dështuar ose do të këtë mundësinë të bëhet burrë shteti duke i bashkuar njerëzit, duke u ofruar atyre zgjidhje dhe falë forcimit të demokracisë. Zgjedhja i takon atij. Shpresoj që ai do të veprojë në emër të popullit dhe kombit shqiptar”.

Analisti thotë se ky duhet të jetë një moment reflektimi edhe për opozitën për shkak të atyre që ai i quan gabime strategjike, që nga bojkoti i parlamentit, tek ai i zgjedhjeve, shkruan VOA.

“Opozita duhet të reflektojë me kujdes lidhur me rolin e saj. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë. Bojkoti nuk ka të bëjë me demokracinë. Nëse Partia Demokratike dëshiron të fitojë më shumë mbështetje nga njerëzit, ajo ka nevojë të paraqesë një alternativë të besueshme”.

Sipas zotit Phillips opozita duhet të hyjë në dialog me kryeministrin Edi Rama duke propozuar përsëritjen e zgjedhjeve si dhe të përcaktohen kushtet nën të cilat ky proces do të zhvillohet.

 

 

b.b/dita

Share This Article
39 Comments
  • sa e paguan kete “analistin” qe t’i perdorin emrin?!
    se ju garantoj qe ky analisti i tyre se ka idene kush ishte alia, apo hoxha… madje une kisha me thene qe ky “analisti” tip babale, s’mund ta gjeje shqiperine as harte.

    sa qesharake qe jane!
    alendja i corovodes e ka vendin ne burg sebashku me haxhi qamilin e
    cheers!

    • Mr. Philips
      You know nothing about the Albania, you are totally wrong
      for everything that you are mentioning. Albania today is a free country where Albanians can freely vote for their Representative, You are mistakenly messing with matters that you don’t realize and taken wrong side.
      Be realistic before jugging, you should recognize the low, the Constitute of the country.

      • David Philips eshte i lidhur me Albanian-American Council (Keshillin Shqiptaro-American, ne Washington), i drejtuar nga Ekrem Bardha. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe ky Keshill eshte i lidhur me Meten dhe Fatmir Mediun. Po te shkoni ne Facebookun e kesaj organizate do te shikoni qe ne 4 Mars 2019 ka nxjerre nje fotografi te ketij Keshilli ku Meta eshte nder me te respektuarit dhe Fatmir Mediu eshte ne kembe, po ne te njejten fotografi. Pra, duket qarte qe ky analist po i sherben Metes dhe Mediut dhe interesave te shqupit dhe leshelise dhe Keshillit Shqiptar0-Amerikan. Njofjen per Shqiperine ky analist e ka nga artikujt e gazetarit Gjergj Erebares qe shkruan per “Balkan Insight”, i cili e quajti politiken ekonomike te PS-se per punesim dhe jo thjeshte ndihme ekonomike si teori fashiste ekonomike. Tani bejini lidhjet vete mes te gjithe kopukerve dhe analistit. Ajo qe te cudit eshte se si ka mundesi qe Zeri i Amerikes perdor nje analist te tille qe komenton kundra Departamentit te tij te shtetit. Ky analist e ka krahasur Presidentin Trump me Milloshevicin (TURP – Nuk mun dtev besh krahasime te tilla). Shikoni twitterin e ketijn analisti. Sigurisht ketu hyn Elez Biberaj dhe parate e paguara nga shqupi dhe leshelija per ti ardhur ne ndihme ketyre organizatave antikombetare shqiptare.

    • Analisti ja fut kot. As qe e ka idene se cfare po ndodh ne Shqiperi. Nuk mund ta kuptosh ate qe po ndodh ne Shqiperi nga zyra e nje universiteti. Po ashtu nuk mund te kritikosh departamentin e shtetit kur ai e ndjek situaten nga afer permes te dhenave te Ambasades. Si mund ta quash Edi Ramen autokrat kur Basha i kerkon pushtetin ne tavoline sepse e di qe nuk ka mjaftueshem vota ta rrezoje. Terhiqet nga Parlamenti dhe te akuzon me pergjime idioteske qe nuk thone asgje per votat. Ramen e ka zgjedhur populli me 1 milion vota. Ky analisti, po ashtu nuk e njeh Berishen dhe Like floririn. Keta te tre Basha , Berisha, dhe Meta nuk puthin me pushtet me vota sepse PS ka me shume votues 770 mije. Ata te tre nuk i bejne me shume se 400 mije. Po ashtu, ky analisti nuk e di qe keta te tre opozitaret kane nje hall te madh me drejtesine dhe qe i ka zene marria se do futen ne burg e do t’ju marrin pronat dhe parate qe i kane te vjedhura. Prandaj, rrin aty ne zyre dhe bej ato studime qe ben dhe mos ja fut kot i dashur kerkues.

  • O Adrian Thano a te ka mbetur ndopak moral e patriotizem. SHBA dhe BE zyrtarisht certifikuan zgjedhjet e ti boton keto idiotesira. Ptuuu anti-shqiptare te qelbet.

  • Nuk ppaske kuptuar gje Lul Basha Monika Berisha nuk pranojne dialog me Edi Ramen !!

    Harrove 6 lletrat e dashurise se ROMEOS ME XHULIETEN ?!!!

  • O Filip!! Ju i kerkoni Rames te behet burre shteti dhe ti japi zgjidhje problemeve te “krizes”, kur opozita me Doktorin, Monen dhe Lulin braktisin institucionet, shkaterroin rregullat e sistemit pluralist, kerkoine te marrin pushtetin ne tavoline ose do permbysin me dhune qeverine dhe institucionet e saj…Nuk pranoine asnje negocim pa larguar k/ministrin, pa dhene dorheqeje qeveria e zgjedhur me rruge ligjore per te qeverisur ne 4 vite ne krye te nje mazhorance absolute etj..etj…Me duket se nuk e njeh ose nuk don ta njohesh fare realitetin tone….Ne demokraci ka rregulla te arta, qe i kemi mesuar edhe nga shkolla juaj e demokracise amerikane.Besoj se keshillat e administrates se DASH nuk jane ashtu siç thoni ju…

    • Pse eshte paguar se s’te pelqen ty !
      Nuk jane gjith bota lamash qe blihen
      nga hajdutet,po te ishte ashtu nuk do ishin aty ku jane e ku kane arritur

      • Pa dyshim qe eshte paguar , sepse eshte dukje folur absurditete , te porositura nga Elez Biberovic . Ai , me dashakesi nuk e ve theksin tek opozita (duke thene vetem dy fjale ne fund), qe ve kushte ultimative ekstremiste , jashte logjike te rrezohet qeveria , te marrin ata ne dore pushtetin dhe ti drejtojne ata zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare njekohesisht . E verteta eshte qe , ne vitin 2017 Edi Rama ua dha me teper se gjysmen e qeverise , bile dikasteret kryesore dhe mjaft drejtori qendrore , qe kane ne dore jo vetem fatin e zgjedhjeve , por edhe mundesi te gjera per abuzime e korrupsion , sic jane Drejtoria e Energjitikes , Doganat , Burgjet , avokatin e popullit , Kryetarin e KQZ-se etj. aq sa deshen dhe , jo vetem qe humben ne zgjedhje , por humben shume thelle e ne menyre te turpeshme . Kesaj radhe i kerkojne te gjitha ne tavoline dhe bile ne menyre te dhuneshme , i duan njeheresh , duan rrezimin e qeverise , largimin e E.Rames nga kryetar i PS-se e idjotesira te tjera pa fund .Ndaj , je shume gabim , zoti Fgd dhe aq me teper analisti i “famshem” qe flet brockulla . SHBA jane vend demokratik dhe nuk pengojne aspak , fjaen e lire te mediave , apo te qytetareve , ndaj nuk duhen marre fare ne konsiderate fjalet e tij te paguara me floririn e rezervave te arit te Bankes Kombetare Shqiptare ! Ne kete “analize” ka pjesen e tij te poshtersise edhe z. Adrian Thano .

        • Ti je nje batakci i pushtetit te Edi Rames.PO,PO s’ka asnje dyshim kur e akuzon tjetrin pa fakte.Per axheden tende paguar nga qeverria ??? Pushtetaret tuaj vertet paguajne,njesoj jane dhe te tjeret,por forcen e keni deri ke llumi aty brenda.pjese e se ciles je edhe ti.

  • Mirnjohje z.David. Je një analist që i vendos pikat mbi i-në. Rama e Basha sa nuk janë vonë duhet të reflektojnë ndaj kësajë pacavureje votimi e bojkoti, ndryshe do të etiketohen e akuzohen nga populli e bashkësia ndërkombëtare si bashkëautorë të kesajë lëvizje bastarde politike . Dhe padyshim do të marrin shumë shpejt ndëshkimin e merituar nga SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti. Askush të mos mendojë se fituan. Në moralin e Rama-Basha-Meta-s është t’i kërkojnë falje popullit dhe të deklarojnë së bashku datë e re të zgjedhjeve lokale, se të krekosurit si gjeli sipër plehut të tyre vetëm se i përshpejton një fund të turpshëm, të shpejtë e pa kthim. Rrugë të mesme nuk kanë, o me popullin o me djallin ne bangën e Drejtësis.

  • HOW MUCH DID YOU GET PAID BY THIS
    “ GANG OF GANSTERS “ ( THE TIMEX OF LONDON ) AND BY “ THIS MAFIA OUT OF CONTROL …“ ( THE NEW YORK TIMES ) FOR THIS BULLSHIT MR, PHILIPS !?

    Are You a Constitutionalist or a paid lobbyist !?

    • So .Who the fuck are you peace of shit. Philip’s credentials are given on the top of the article.

    • Hamdi Dega topja prej Tropoje. Nje jete ne New York dhe ende nuk ke mesuar te shkruash sakte anglisht.

      Is written ” How much you were paid for this ” not ” how much did you get paid by this “.

      Nejse, ti vazhdo te shkruash ato carcafet fleterrufe ketu te dita, se sa per Anglishten e qan fare,

  • Edhe bufi e di qe 30 qershori ishte dite votimi jo zgjedhje ..dhe qe duhet te perseriten edhe kjo dihet ….
    por.. zoti Philips Presidenti eshte bere pale me opoziten ! E dini apo nuk e dini ?!! Cfare analisti jeni ?!!
    Opozita donte pushtet me dhune !
    opozita nuk negocionete me Edi Ramen !!
    Ti thua Edi RAMA TE BEHET BURRE SHTETI !!!
    Duke dorzuar shtetin pakices ?!!!
    Po I beni lemsh konceptet e demokracise dhe anarkise !
    NUK do mend zgjedhjet do te perseriten dhe duhet te perseriten por kur PD TE PRANOJ TE ULET ME EDI RAMEN kryetarin e PS !

  • Ja cfare na sygjeron analisti amerikan:

    “Edi Rama është përpara një zgjedhjeje të rëndësishme: ose do të hyjë në histori si autokrat i një shteti të dështuar ose do të këtë mundësinë të bëhet burrë shteti …”!
    Pra shtetin demokratik dhe ligjor e paska ne dore vetem..Rama!
    Pra Rama u njihka si diktator!
    Por keto 29 vjet,qenkemi mashtreuar eq edhe nga nderkombetaret,se gjoja paskemi ndertuar shtetin ligjor,se kemi nderetuar institucionet demokratike etj,etj?
    Pse tallen kaq keq me popullin shqiptar?
    Kush e la Ramen qe te behet ai qe vendos perfundimisht dhe i vetewm per shqiuptaret?
    Po Kushtetuta,pse eshte kthyer ne nje tefter pa vlere,qe as i referohet njeri e as e perdor njeri?
    Po presidenti,qe zgjidhet nga kjo mazhorance,pse duhet te kete me shume kompetenca se vete mazhoranca qe e zgjodhi?
    Ne se u dashka qe presidenti te jete mbi palet,pse nuk zgjidhet nga populli?
    Po deputetet,kryebashkiaket pse duhet te jene ekskluzivitet i kryetareve te partive dhew mew pas edhe emerimi i ministravfe,ambasadoreve,doganiereve,kryetarit te SHISH,KLSH etj?
    Atehere per cfare na duhet Kuvendi kur te gjithe jane ushtare te zgjedhur nga kryeministri i radhes?
    Cfarew kompetencash me shume ka patur Enver Hoxha se Edi Rama?
    ASGJE me shume!
    Pra Rama eshte DIKTATOR!
    Dhe kete diuktaturen e tij fashiste Rama e pranoi vete kur deklaroi gazetes italiane “La Stampa”,se,
    -“Ne nuk kemi sindikata, të bësh reforma është më e thjeshtë. Në Shqipëri edhe reformat më jopopullore janë popullore …”!
    A nuk eshte DIKTATURE kjo?
    A nuk e tall dhe perbuz popullin shqiptar ky fare kryeministri harbut?

  • Nuk mendoj aspak se të tilla shkrime të disa personave, cilëtdo qofshin, dhe që kuptohen shumë shpejt, pa asnjë vështirësi që nuk shprehin mendime racionale, por të njëanshme, i vlejnë politikës së vendit tonë. A nuk e dimë ne të gjithë që këto votime ishin të një niveli të pranueshëm nga zori? A nuk e dinë të gjithë shqiptarët se zgjedhjet duhen të kenë mundësi, patjetër të zgjedhin? Po i dimë të gjithë. Atëhere pse na lipsen këta individë që shkruajnë për ato që ne i dimë!. Këto qendrime tindividësh dhe jo institucionalë janë qendrime tepër dashakeqe, tallëse dhe zhvatëshe në forma të ndryshme xhepat ekonomikë të këtij vendi. Po pse shumica e votuesave rezidentë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve, doli dhe votoi?. Kjo ka rëndësi dhe këtë të na shkruajnë intelektualët seriozë brenda dhe jashtë vendit, përfshi dhe gazetarët tanë, si ata të kazanave dhe ata shumë të pakët jokazanë.
    Si mundet të bëhet demagogji me gënjeshtra gallopante nga ata që deshën të bënin gjëmën, kur pa pikë respekti ndaj vehtes, partive të tyre, elektoratit të dalin sot e të trumbetojnë fitore se gjoja 85 % shqiptarëve ishin kundra . Kur për ditë, po këta politikanë dhe intelektualë çajnë rrjetet televizive dhe mediat e ndryshme duke pëllitur se Shqipëria na qenka boshatisur? Një avaz ky gjithë vjetor, kurse në rastin e 30 qershorit, këta boshatisësh nuk paskan munguar për të mbushur gënjeshtrat e partive opozitare?.
    Cektësi mendimi, verbëri shikimi dhe horrllëk i pa skrupur që na bëhet nga ata të gjithëve ne.
    Jo zotërinj gjithshka nuk u bë për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët, por u bë për të siguruar vijimin e Reformës në drejtësi, reformë e cila u ka futur dridhërimat pasurive të vjedhura popullit jo vetë nga një katërshe, tashmë e shumënjohur zullumqare, por dhe për të gjithë ata që kanë futur duart e pista në vende të ndaluara. jo vetëm padurore por morale, etke dhe profesionale, të cilët po bien për ditë një e nga një si gjethet e vjetëruara të.pemëve gjatë vjeshtës. Dhe kjo vjeshtë po vjen më shpejt se herë të tjera, falë pikërisht dhe 30 qershorit.
    Këto duhen thënë dhe analizuar, nga të gjithë, qoftë dhe gjoja nga këta që na e njihkan shumë mirë ballkanin. Askush nuk mund të njohë shqiptarët, jashtë këtij vendi, pikërisht se nuk na njohin mendojnë se do gënjehemi me broçkulla që tek ne i dinë dhe nxënësit e shkollave. Politika globale e udhëhequr nga Shba i ka ardhur dhe i vjen në ndihmë këtij populli, jo se e njeh por ja di shpirtin e çdo shqiptarë që është lindur “shpirt demokrat”.
    Le të shërbejë ky koment edhe për disa gazetarë seriozë që të dinë ku të përqendrohen dhe të mos i fryjnë erërave të mashtrime, gënjeshtrave dhe shpifjeve të disa gjoja politikanëve që dinë vetëm të sajojnë, mashtrojnë dhe gënjejnë ditën për diell.
    Arbëror Epiroti

  • Shqiptaret duhet te degjojne shtetin amerikan dhe 100 mendime te ndryshme kontradiktore ne anglisht !
    Ky analisti nuk njeh mire historine “demokratike” 30 vjetcare ne Shqiiperi ku liderat partiak, presidentet thone Toke e xanun-dhe nuk largohen me deshire por me dhune !!
    Athere kur nuk njihni baterdine qe eshte bere nga politikanet shqiptare pa perjashtim te paafte hajdute anarkista si Haxhi Qamili I pare mos e merni persiper te beni leksione demokracie shqiptareve sepse eshte njesoj sikur ju ti shpjegoni Haxhiut te Qamiles se pare ne 1937 pa asnji klas shkolle teorine e Relativiteti te Anshtajnit !

  • Me vjen keq z.bujgajski
    Kam 6 vjet qe pres qe opozita ti kundervihet nje programi,drafti,apo ligji te qeverise me nje program,draft,apo ligj me te mire por edhe me te keq vetim ti kundervihej
    Por kjo nuk ndodhi
    Jam i zhgenjyer sepse kete shumice parlamentare do e mposhte cdo opozite qe do kishte nje program me kater faqe vetem duke perdorur gafat e qeverise
    Por opozita jone (nuk e di pse e therrasim opozite sepse nuk ekziston te pakten ne vetem per ne leter) nuk mori mundin qe te ngrej nje komision hetim si unaza e madhe e dhjetra raste si ajo, po ta bente qeveria zdo kishte surrat te dilte ne diell e jo te zaptonte 24h televizionet
    Rama mori votat ne 2013 sepse do bente ate qe beri zaev me gruevskin mbrenda vitit
    Ndersa rama ka 6 vjet qe ben manovra ne menduam qe kishim gjetur zaevin tone por ne fakt paskemi pasur dy gruevska apo tre
    Pa gjetur zaevin tone ska ndryshim

  • A CONSTITUTIONALIST OR A PAID LOBBYIST !?

    HOW MUCH DID YOU GET PAID BY THIS
    “ GANG OF GANSTERS “ ( THE TIMES OF LONDON ) AND BY “ THIS MAFIA OUT OF CONTROL …“ ( THE NEW YORK TIMES ) FOR THIS BULLSHIT MR, PHILIPS !?

    Are You a Constitutionalist or a paid lobbyist !?

  • Keta budallenj bejne para me keto kuriozitete nga bota e trete. Keta genjejne tere diten,Kur presidentet genjejne pse jo keta psikopate.

  • Cudi cfare permbajtje te barazvlefeshme,ka permbajtja me trupin e ketij personi:
    Nga koka deri tek kemba KAR i tere.
    Por nje lloj kari i vecante qe ha dhe parane qe vjen ere.

  • E kam mbeshtetur gazeten Dita, por ne keto momente kritike te vendit gjate ketij viti ka patur lekundje deri te pa favorshme ne zhvillimin logjik te ngjarjeve.Edhe ne paraqitjen e ketij analisti nuk eshte ne favor te shqiperise qe trazon per keq ecurine e zgjidhjes se deri tanishme dhe vazhdimin e me tejshem. Ky analist pas pilafit i kundervihet Departamentit te shtetit, BE dhe shume ambasadave. Po pse me i mencem eshte ky analist ngatrestar se Institucionet qe permenda? Ky analist nuk i di realitetet sic i di DPA ,BE etj. Prandaj me vjen keq per paraqitjen e ngaterrestareve te ketij soji.

  • E degjova intervisten e ketij analisti Amerikan per mos ta ofenduar te ketijpseudoanalisti.Ky nuk e din se ku i bie Shqiperia.cilat jane arsyet dhe mos arsyet e kesaj gjendje.Cilat jane arsyet e braktisjes se parlamentit nga opozita.Cilat jane arsyet e mos marrjes pjese te opozites ne zgjellje.Pse perfunduan zgjelljet me mono parti e shume te tjera te cilave nuk ju dha asnje lloj pergjigjeje.dhe sipas tij faji qenka i KM i cili nuk ju jepkapushtetin ne tavoline.me qe ketoparti opozitare po i braktisin te gjithe institucionet e pushtetit.Nuk pranojne te ulen ne bisedime pa kushte.Ku kushti kryesor ityre eshte per bisedime pa KM.Ketote analizonte analisti dhe dote na jepte dicka me vlera.

  • Ky dashka mut, i ka dhene ndonje lek Elezi saliut, e pse jo, une flase tere diten edhe pa leke e jo me leke. Ekonomi tregu eshte, po kush e pjerdh kete apo dhe analistin e Lutfi Dervishit tek RTSH sonte. na e prezantoi si analist te pavarur e na diskuton si Nora Malaj.

  • Ju te Dites mezi prisni keto lajme.Njohesi i ceshtjeve te B.paska bere zbulim te madh.por kur opozita s do dialog , por do vetem koken e Rames cfare te bej qeveria?Kur dorzuan mandatet bene feste u dukej vetja si heronj ,le ta cojne deri ne fund budallellikun duke krijuar nje krize fallco se ashtu i urdheroi Meta dhe Berisha.

  • Sipas këtij analisti zgjedhje demokratike janë ato që marrin parasysh tekat e partive opozitare, dmth: të bëhen sa herë duan ato, të shtyhen sa herë u teket atyre, t’u nënshtrohet gjithçka diktatit të tyre, të mos bëhen fare nëse ato s’janë gati, ta marrin pushtetin në tavolinë nëse s’e marrin dot me vota… Trapllëqe të veshura me kostume intelektualësh. Zoti Philips, ose nuk njeh opozitën shqiptare dhe hajnat që e drejtojnē ose ka marrë ndonjë dorë të mirë për lobim nga Bitnaita treid.

  • HELLO-DAVIDE—IK PIRDHU NJEHERE SE LIROHESH…SHKO JEPU MEND AMERIKANEVE SE NE ME TRUTE TUA FSHIJME PRAPANICEN —LEGEN!

  • Zgjedhjet ishin prova që shqiptarët megjithë kërcënimet për luftë civile ,për përsëritjen e vitit të tmerrshëm 1997 i cili u nis në fakt por nuk u bitis ,sepse ishte qëndrimi i SH.B.A dhe B.E dhe shteteve të veçante fqinj që i shkundën fort organizatorët e katraurës si motra e vitit 1997 bile edhe më keq , si dhe këmbëngulja e Edi Ramës dhe P S për zhvillimin e votimeve ,në se nuk do të ishin këta faktorë ,sot me yryshin e marrë ky analist nuk do të kishte kohë të bënte analizën ,edhe shumë nga këta që ndezën urat do të kishin shtuar listat e azilkërkuesave në Evropë e neë botë dhe këtu do haeshim e vriteshim ne budallenjtë (sipas llogarive të tyre ) ,dhe ata pas ndonjë dhjetvjeçari në rastin më të mirë do të mbaroheshim ne dhe ata do të riktheheshin vilave të tyre në Lalës ,Tiranë dhe breg det duke i gëzuar qetësisht ato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *