Analisti amerikan, Daniel Serwer, tha ditën e sotme se Prishtina ka nevojë për zgjidhje përfundimtare, në lidhje me raportin e Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë, Kosova do e ketë rrugën e hapur për anëtarësimin në BE.
Në një konference të mbajtur në Prishtinë, ai u shpreh se autoritetet e Kosovës, duhet të bëhen gati për kompromise të vështira që do të kërkohen gjatë procesit për normalivizimin e marrëdhënies me Serbinë, shkruan dritare.net.
“Keni nevojë për në zgjidhje përfundimtare për çështjen e ushtrisë, që zgjidh po kështu çështjen e përfaqësimit në OKB. Po kështu ndikon në sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, dhe po kështu vendos nivel ambasadorësh nga Beogradi në Prishtinë, dhe nga Prishtina në Beograd, pasi koha për një marrëveshje të tillë është tani. Mendoj se jeni gati për këtë, dhe po kështu duhet të bëheni gati për kompromise të vështira”, tha Serwer.
Ai gjithashtu ka folur edhe për çështjet e Asocionit të komunave me shumicë serbe.
l.h/ dita

A po e shihni zotni analist sa mbrapsht u keni hyre puneve? Me Serbine, per çeshtjen shqiptare duhet te bisedoje Tirana shqiptare dhe jo titistet e Prishtines “shqiptare” … Trojet e pushtueme dhe te coptueme shqiptare duhet t’i bashkohen Shqiperise Etnike, zotni analist… Vetem kjo eshte zgjidhja!…
Ruaje zot Shqiperine dhe kombin tim shqiptar prej te gjithe “shqiptareve” dhe miqve te tyre ne çdo pushtet anti shqiptar! …
Vertete, a po e shihni sa mbarpsht u keni hyre puneve?…
DRENICA E KUQE