Poston vazhdimisht kundër Kosovës, dy ditë më parë lëvdonte Berishën kundër Blinken, analisti zbulon se Serbia i paguan 100 mijë USD në muaj Riçard Grenellit

redaktor

 

Analisti politik Dushan Janjiç thotë se Serbia paguan 100 mijë dollarë në muaj për ish-të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën sa ishte në pushtet presidenti Donald Trump, por edhe pas largimit të tij, Grenell ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë”, shkruan portali malazez Antena M.

Janjiç ishte i ftuar në emisionin “Linjë e ndryshme e radios” dhe tema ishte lobimi politik. Ai u pyet a paguan presidenti serb Aleksandar Vuçiç për lobim, përgjgja ishte që dihet që po, por nuk ka transparencë mbi shumat. Aty analisti përmendi Grenellin.

“Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse vazjdojmë kur shefi i tij nuk është më në pushtet”, tha Janjiç.

Grenell pas largimit të Trumpit nga pushteti në shumë raste ka vijuar me deklarata politike dhe po ashtu ka zhvilluar aktivitete me komunitetin serb në SHBA. Përmes Twitterit në shumë raste, ai kritikon Kosovën, e sidomos kryeministrin e saj, Albin Kurti.

Dy ditë më parë, mediat afër Berishës përhapën një shkrim te Grenell ku ky lëvdonte Berishën dhe akuzonte sekretarin amerikan të shtetit Blinken me të njëjtat terma që përdor Berisha në foltoret e tij:

Grenell dhe Trump, poshtë citime nga shkrimi i Grenell kundër sekretarit të shtetit Blinken, botuar para dy ditësh nga mediat afër Berishës

Por Janjiç vlerëson se Serbia po vazhdon të lobojë sipas mënyrës së vjetër dhe pa produktivitet.

“Lobimi është i shumë i organizuar, por çuditërisht dhe për fat të keq askush nuk ka ndryshuar gjë nga koha e Slobodan Miloshevicit. Matricat dhe agjencitë janë të njëjta. Sot duhet lobim më serioz”, vlerësoi analisti, i cili është edhe drejtues i “Forumit për Marrëdhënie Etnike”.

 

i.b. / dita

 

İskenderun escort

Share This Article
11 Comments
  • E besueshme ,se me se fundi ka permendur Saliun si i shpallur nonGrata nga miqte e Sorros. Dhe kaq ishte per Saliun Kosova. ”Mbrojtesi ” Sali i territorit te Kosoves i beri shurren Kosoves si gjithmone.
    Tani presim deklaratat e Buzhaleve serbo kosovare ne mbrojtje te pseudo atdhetarit Sali Karaxhic.

    • Ju qenki budallenj fare qe ju beni jehone ketyre cmendurive te serbeve more
      Qenka komplet nivel i ulet fare

      Ky serbi sic duket do kete marre vesh qe Grenell ka disa dite po ben disa postime jo aq pro serbe, dhe sic duket keta duan ta mbajne Grenelin larg Kosoves duke postuar keto info,
      te cilat shqipot si budallenj i gelltisin menjehere duke i bere dem vetes

      Mos ju beni jehone ketyre shkrimeve qe bejne serbet me qellim “per te peshkuar shqiptaret “

      • mondo
        nuk e di se çfarë ka postuar grenell,këto ditët e fundit,por të garantoj që ti je komplet jangllëç,nëse aludon se grenell ka ndonjë qëlllim sado të vogël në favorin tonë!!

  • “Habitet” ky analisti pêrse i duhet tê pagujë serbia grenell tani qê tramp nuk është nê pushtet ! Po grenell tashmë , i çliruar nga zinxhiri diplomatik po i shërben më së miri serbëve për tē përçarë dhe ndezur konflikte si në prishtinë ashtu dhe tiranē ! Si ta shpjegosh ndryshe “dashuriçkên” midis berishës që na paska shpëtuar kosovên nga ndarja, dhe kêtij, grenellit, emisarit të trampit, ideatorit të ndarjes etnike në kosovë ! Grenelli armiku i kosovës po bën gjithshka, i paguar nga serbêt që “kufoma” berisha të mos varroset por të lihet sa më gjatë të endet dhe tē qelbosi sa më shumē shoqêrin shqiptare, pse jo të sajojê një përplasje tjetêr si ajo e 97! Ja, pêr këtë dhe pêr kosovën e paguan serbia lobistin Riçard grenell plot 100 000 dollar në muaj ! .

    • skrapo
      ti mirë e ke,por mos harro se dhe ky dobiçi,e priti me gjithë nderet që mund të pritet,një bir kurve!!
      harrove që grenelli erdhi gjasme për pushime me gjithë “prindin 2” dhe u prit nga K/M ynë i nderuar sikur ta kishte dërguar presidenti i SHBAsë!!

  • Burra kurva shiten e blihen, mendimet dhe analizat i ven ne sherbim te atij qe paguan, kaq e thjeshte eshte.
    E paguan serbi, e paguan Berisha e ky palo burre (nuk eshte as burre se eshte homoseksual i deklaruar) shkaravit genjeshtrat e tij te zbukuruara.
    Leku, i ndyre shume ne dore te gabuara. Me lek gjaku shqiptar kosove e paguan serbi, me lek gjaku shqiptar gerdeci e paguan saliu

  • Ose me mire te themi se zyra e sorosit i paguan ketyre bushtrave para kundra Shqiperise.

  • Sapo lexova ne lajmet e nje TV-je se Grenell e kishte pritur ne nje takim mallengjyes presidenti yne i nderuar ShTij Ilir Muta. Kjo eshte vizita e tij e dyte ne zyren e kokelopes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *