Ushqimi dhe të ushqyerit,është një e drejtë universale për të gjithë dhe pa asnjë dallim, prandaj dhe debati i hapur pas konfirmimit të aflatoksinës në qumësht, si dhe tregtimi i hormoneve të ndaluar për rritjen e kafshëve për mish, ka përfshirë mjaft aktorë.Por në qëndrimet e tyre ka dallime të mëdha, sepse intitucionet shtetërore të linjës si dhe ato shkencore, nuk po marrin mbi vete përgjegjësitë që jua ngarkon ligji për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve
Plani Kombëtar i Rrezikut- garanci për shëndetin e konsumatorëve
Jo për të krijuar panik, dhe as thjesht për të kundërshtuar, askush të mos të shpresojmë se pas kësaj që po ndodh me qumështin nuk do të kemi raste të tjera të ngjashme. Arsyet pse egzostojnë këto mundësi, janë të natyrës strukturore, financiare dhe profesionale. Në ligjin nr.9863, dt. 28.01.2008: “Për Ushqimin”, neni 63, përcakton se organet përbërëse të AKU-së janë: Bordi; Drejtori i Përgjithshëm; komiteti shkencor dhe panelet shkencore; inspektoratet dhe laboratorët përkatës dhe drejtoritë rajonale.Sipas këtij neni rezulton se në strukturën e AKU, mungon: komiteti shkencor dhe panelet shkencore, qëllimin dhe funksionin e tij e përcakton neni 62, pika II, ku thuhet se: përgatit standarde, materiale informuese për praktikat e mira të prodhimit bujqësor praktikat e mira të përpunimit, praktikat e mira të higjienës, për aplikimin e sistemit HACCP dhe për praktikat e mira laboratorike si dhe ofron mendim shkencor për ushqimin, vlerat ushqimore të ushqimit dhe tema të tjera, që lidhen me shëndetin e mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve
Analiza e rrezikut, sot konsiderohet si doktrina bazë shkencore, ku mund të mbështet përllogaritja e probalitetit të ndodhjes së riskut në sektorët e ushqimit. Pikërisht për vlerat dhe rolin që luan, ligji europian i ushqimit, por edhe ai shqiptar, që në nenet e para prezantojnë analizën e riskut. Por AKU gjithë veprimatrinë e saj e mbështet mbi planin e kryerjes së inspektimeve, që është i domosdoshëm, por kurrë nuk mund të zëvendësojë Planin Kombëtar të Riskut. Hatimin e kësaj strategjie ligji ja ngarkon një strukture të posaçme, komitetit shkencor dhe paneleve shkencore, që nëse do të ezgistonte, duhej të ndërmerrte një serë masash në drejtimi të krijimit të një baze të besueshme të dhënash në nivel kombëtorë dhe rajonal të biznesit, problematikës dhe profilit të tyre, ku përparësi do të kishte bashkëpunimi dhe mbështja në kontributet e shumë aktorëve të tjerë, shtetërorë, shkencor dhe të shoqatave të komumatorëve. Kjo trupë shkencore, me mbështje të gjërë, ku në gjirin e saj të ofronte shkencëtarët dhe specialistët më të mirë të fushës, do të ishte plotësisht e aftë të përpunonte një mendim të kualifikuar teknik dhe shkencore, të ofronte informacion të saktë dhe në çdo kohë për prognozën e rrezikut në industrinë ushqimore.Nga kjo strukturë,do të përfitonin të gjitha palët, shteti,biznesi si dhe konsumatori, dhe nuk do të kapeshim në befasi si sot, nga toksinat në zinxhirin ushqimor, duke evituar kushtet dhe mundësitë edhe për veprimtari terroriste. Pra, hartimi i kësaj strategjie kombëtare mjaft të domosdoshme, por të munguar deri tani, do t’i shërbente AKU, për të përcaktuar frekuencën e inspektimeve, kontrollin dhe mostrimin e ushqimive, dhe ushqimit për kafshë, dhe mbrojtjes së bimëve, duke programuar nivelin e riskut në raport me hitorikun e rasteve të ndodhura dhe madhësinë e bizneseve në treg.
Sistemi i kontrollit kërkon mbeshtetje dhe përkushtim
Arsyetimi se këto ngjarje ndodhin se shteti nuk i ka mundësitë njerëzore të montorojë të gjitha bizneset, është i pavend. Është fakt se sot raporti inspektor / biznese aktualisht është i lartë deri në 1/200, dhe kërkon përmirësim, por asnjëherë nuk do të ketë aq financa sa që çdo biznesi t’i vihet një roje nga pas. Por ajo që mund të bëhet është forcimi i sistemit të kontrollit, në mënyrë që ai të bëhet më i sigurtë dhe më efektiv për të parandaluar këto ngjarje.
Sistemi i kontrollit i ngjan një makinerie që punon dhe shpenzon çdo ditë, prandaj çdo ditë kërkon mbështeje finaciare, për t’i rritur atij pavarësinë dhe forcën, si dhe për të mbyllur rrugën abuzimii dhe korrupsionii, duke e bërë sa më flesibil për monitorimin e prodhimit dhe tregut, por dhe duke e mbështur atë me pajisje, teknologji dhe materiale për laboratorët e kontrollit. Ka vite që donatorët e huaj, por jo nga qeveria,vazhdojnë të finacojnë projekte për kompletimin me pajisje dhe teknologji të gjitha strukturat e kontrollit në qendër dhe në bazë, por efektiviteti i tyre ende është në nivele të ulta. Këto investime që nuk kanë qenë të pakta, stafet dhe drejtuesit nuk kanë mundur t’i konvertojnë në vlera shkencore, humane dhe intelektuale dhe situata kritike ku ndodhet sistemi është pasojë edhe këtyre paaftësive. Një shëmbull konkret është pse sot informacionet për aflatoksinën dhe hormonet kancerogjene, janë të pasakta, konfuzë, të vonuara dhe aspak profesionale. Justifikimi herë për motin me lagështi dhe herë për fermerët që i magazinojnë drithërat në kushte të njoma, janë absurd dhe tregojnë për drejtim mediokër të këtij sistemi. Apo se janë bërë testime për aflatoksinën, kurse më vonë deklarojnë se këtë analizë nuk e bëjnë dot, se laboratorët nuk janë të akredituar, mungojnë reagentët, apo kitet etj.,janë qëndrime që ja ulin vlerën dhe dinjitetin shtetit. Por nuk janë vetëm këto probleme që e pengojnë forcimin e tij. Që të bësh një sistem të fortë ai duhet të jetë sa më real, dhe i besueshëm, duke hiqur dorë nga mashtrimi. Fatkeqësisht edhe AKU nuk ka mundur t’i shpëtojë kësaj epidemie mbarështërore, dhe fiktiviteti është kthyer në filozofi drejtimi dhe administrimi. Kjo metodologji fiktive ka minuar edhe proçedurat e gjurmueshmërisë për kontrollin e ushqimit për kafshët e prodhimit, si dhe gjithë proçesin e përpunimit, magazinimit, dhe shpërndarjes deri tek konsumatori. Kjo ka bërë që biznesi të bjerë në grackën e tij, i cili ka detyrë parësore ta mbrojë atë dhe jo ta çojë në greminë dhe në falimentim.
Përsosja e metodikave rrit cilësinë e inspektimit
Inspektimi, që ligji e përcakton si çeshtje thelbësore,kur realizohet me cilësinë e në mënyrën e duhur,si dhe me mjete të përshtatëshme,përmbush qëllimin për të cilin ai ndërmerret. Rol për kryejen e tij ka metodika, përkushtimi dhe formati i inspektorit. Sot kjo metodikë mund të konsiderohet si një proçedurë rutinë dhe aspak e thelluar, sepse mbështet vetëm në verifikimin e të dhënave me vetdeklarim. Në fakt proçesi i inspektimit, për të qenë efektiv dhe cilësor duhet të mbështet në vlerësim e parametrave teknik dhe professional, lidhur me nivelin e kushteve sanitaro-higjenike, sistemin termik të ruajtjes së produkteve, cilësisë dhe sigurisë së ujit, por inspektori nuk zotëron pajisje dhe dedektorë për matjen e tyre. Por proçesi kërkon dhe vlerësim juridik, që buron nga ballafaqimin i problemeve me ligjet dhe rregulloret, për të cilat rol parësor luan farmati juridik i inspektorit, një problem që lënë shumë shtigje për subjetivizëm në përmbushjen e detyrës. Por më absurde situata paraqitet për inspektimin e mishit, që nuk mundi t’i rregullojë as ligji nr. 10 465, dt. 29.09. 2011:”Për Shërbimin Veterinar”. Kështu kontrollin i kafshëve të gjalla nga ferma në thertore e kryenveterineri zyrtar i DRB së qarqeve, kurse mishin e kontrollon inspektori i AKU. Pra, çdo kafshë e therur bashkon: “Dy Kamberë në një derë”. Por ka edhe kamberë të tjerë, veterinerët e komunave dhe bashkive, të pa varur edhe pse kanë të njejtin objekt pune-kafshën.Pavarësisht gjithë këtyre shërbimeve, në praktikë kontrolli i mishit nuk kryhet ose është e vështirë për t’u kryer, mbasi therja e kafshëve bëhen në 1400 pika në një kohë. Por edhe atje ku kjo mundësi egziton, kontrolli i mishit është formal, vetëm vulosja e tij, pa u shoqëruar kjo me një eskspertizë serioze e profesionale. Premtimi për ndërtimin e thertoreve publike apo me sipërmarrje private, që do t’i jepte zgjidhej përfundimtare ktij problemi ka mbetur një gënjeshtër e radhës e grupit të taskë-forcës.
Kampionimi, dhe analiza laboratorike- pasaporta e produktit
Ligji i ushqimet, në nenin 16, pika 2 autorizon inspektorin e ushqimit apo veterinerin zyrtar të pikës së kalimit kufitar që “gjatë kontrollit të produkteve ushqimore të marr mostra për analizë” dhe më tej “produkti të mos vendoset në treg, derisa të dalë rezultati i kësaj analize”. Por në praktikë kjo skemë është e dështuar, për faktorë të ndryshëm infrastruturorë dhe mungesa të tjera, materiale dhe organizative. Për të qenë më konkret, në portin e Durrësit, por edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar, mëgjithse nga pikpamje hapësinore është rinovuar, në asnjë perj tyre nuk janë krijuar kushtet e nevojshme për kontrollin e produkteve ushqimore. Dihet se transporti i ushqimeve bëhet me kontenierë, dhe me kamionë të kapaciteve të larta, të zakonshëm ose me rregjim termik, por askush nuk ka menduar se si këto mjete mund të inspektohen dhe prej tyre të merren mostra. Problemi paraqitet i vështirë dhe deri i pamundur për t’u realizuar. Përfytyroni kontenjerin,ose kamionin e mbushur me produkte dhe në regjim termik -18 0 C, që hapet në mes të sheshit dhe veterinerit zyrtar, i kërkohet të bëjë vlerësin e gjendjes së produktit si dhe të zbatojë proçedrën për marrje mostre në thellësinë prej 13.5 metra, kur ai sheh veç fasadën e tij. Praktikisht në pikat e kalimit kufitar sot nuk egzistojnë mundësitë për të marrë mostra, dhe për të njejtat arsye, as në doganat e brendëshme, dhe të gjitha produktet e importit mbeten jashtë skemës së kontrollit laboratorik. Kjo është proçedura që sot bëhet në këto pika, dhe shteti këtë e konsideron të ligjshme, të besueshme dhe të sigurt.Por shteti po e toleron vetë këtë gjendje, sepse nëse do ta vlerësojë e ka në dorë ta zgjidhte. Që kontrolli doganor të bëhet konformë kërkesave të vendeve të BE, duhet që në pikat e kalimit kufitar të ndërtohen ambjente të posaçme për keto mjeteve dhe pranë tyre të atashohen ekipe, pajisje dhe mjete speciale për hapjen, kontrollin dhe marrje mostre. Por e gjithë skema aktuale e mostrimit të produkteve ushqimore, kërkon përmirësim dhe modifikim, duke e zgjeruar bazën e saj, frekuencën dhe gamën e kontrollit të dëmtuesve dhe ndotësve mikrobikë, kimikë dhe radioaktivë në ushqimet e kafshëve të prodhimit, produktet bujqësore të fushës, ushqimet me origjinë nga bujqësia dhe kafshët, kurse për komunikimin e rezulateve të gjenden forma të shpejta, që ato t’i shërbejnë parandalimit të rrezikut.
Profesionalizmi i stafeve, vlera reale e AKU-së
AKU-ja është një institucion në vëzhgim të pandërprerë, nga çdo familje, apo individ,që nuk mund ta mbyll ditën pa u takuar me ushqimin, së paku tre herë në ditë, prandaj dhe për të ka një sensibilitet të lartë. Por ballafaqimi me realitetin tregon se mungon përformanca në realizimin e qëllimeve madhore dhe konsumatori nuk ndjehet i sigurt se AKU mund t’i realizojë objektivat që i ka ngarkuar ligji. Ajo që duhet kosideruar si dështim është dhe zbatimi i një politike klienteliste në rekrutimin e punonjesve,duke krijuar kështu një situate aspak të besueshme, të mbështetur në shtyllën e profesionalizmit dhe të aftëve të stafeve, që ata të mbajnë barrën e vështirësive edhe kur mungon mbështeja tërësore nga shteti. Ky proçes, nuk është mbështet në kriteret e Vendimit të KM, por në direktiva partiake. Një deformim i tillë u pa, që në krijimin e AKU, kur listat e nëpunësve, u ndërruan dhe u zëvëndësuan 4 herë deri sa më në fund triumfuan, jo profesionistët dhe ata më me përvojë, por militatët e partisë, duke zëvëndësur strukturën në masën 80 %. Duke vazhduar me këtë frymë, i gjithë instucioni nga qendra dhe në 12 qarqet e vendit, po vuajnë pasojat e saj. Sot në përbërje të tyre ka njerëz që veç të drejtës universale për të patur një punë, nuk i lidh asgjë me detyrën as profesioni,formimi,përvoja apo aftësia Edhe pse siguria ushqimore është e zhytur në pasiguri dhe rreziqet,që mund të çojnë përditë në aksidente të rënda ushqimore, nuk kanë penguar që pikërisht Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, të drejtohet nga njerëz jashtë profilit, që nuk e njohin atë.
Une njoh punonjes AKU qe nuk kane asnje lidhje me USHQIMIN, pergjegjes me shkolle te mesme e se fundi me nje diplome te blere se dime se ku qe nuk arrin ta tregoje vetem e ka futur ne dosje. O zot nuk behet fjale te di gjuhe te huaj , te di latinishten qe eshte gjuha e bujqesise.
Sa per dijeni. Ata nuk arrijne te dallojne drithrat nga ushqimet e gatshme, nuk njohin asnje dokument baze me te cilat duhet shoqeruar nje produkt dhe vete nuk zoterojne asnje formular dokument per te shoqeruar mallra per eksporte.
Ata vetem dine te pine raki tere diten.
Siguria ushqimore eshte ne pike te hallit sepse vete shteti ka marre te tatepjeten. Tani duhet shtyre per ne gremine se keshtu shpetojme te gjithe. I pate cfare bene injorantet e shtetit per aflatoksinen ne qumesht? A moret vesh gje ka apo nuk ka ? Njeri gozhdes dhe tjetri patkoi. Turp ata nuk dine se cfare ka ne ushqim pa le pastaj qe te na mbrojne.