Janusz Bugajski në DITA: Kthimi i Uashingtonit tek roli i udhëheqësit, që i përket ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, dhe politika e BE-së, e dobët dhe e pavendosur

Ornela

Janusz Bugajski

Sado që udhëheqësit perëndimorë pretendojnë se ata nuk janë në luftë me Rusinë, Presidenti Vladimir Putin e ka bërë të qartë se Rusia është në luftë me Perëndimin. Një sërë aktesh agresive nuk lënë vend për dyshim se Kremlini po lufton kundër interesave amerikane e europiane dhe synon të zgjerojë shtetin rus në kurriz të fqinjëve të tij.

Rusia ka përforcuar trupat e veta ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën dhe kërcënon me një pushtim më të thellë. Ka shtuar praninë e forcave detare në Arktik dhe provokon në vazhdimësi ShBA dhe NATO-n me fluturime mbi anijet perëndimore në Detin Baltik dhe atë të Zi. Aktet e tilla kanë katër objektiva kryesore: të tregojnë se Rusia është një fuqi globale, të ushtrojnë presion mbi vendet e shenjestruara, të hetojnë për pika të dobëta në mbrojtjen perëndimore, dhe të zhvendosin vëmendjen nga trazirat e brendshme në rritje në Rusi.

Ne nuk jemi përballë një tjetër Lufte të Ftohtë mes Uashingtonit dhe Moskës, e cila, në thelb, ishte një bllokim  deri në shkatërrimin e perandorisë Sovjetike. Pasojat e konfliktit midis Rusisë dhe Perëndimit, me gjasa, tani janë më të rrezikshme, sepse Kremlini kërkon ta rindërtojë perandorinë e vet dhe nuk e njeh pavarësinë ose tërësinë territoriale të shteteve fqinje.

Teksa rindërton dominimin e vet, Moska propagandon idenë  se Rusia u “poshtërua” kur perandoria Sovjetike ra. Në të vërtetë, çlirimi i kombeve të pavarura i dha fund poshtërimit të tyre nga Kremlini dhe vulosi vendimin e tyre për të shmangur nënshtrimin në të ardhmen. Ndonëse ndarja e Europës në zona ndikimi, si gjatë Luftës së Ftohtë, është e vjetruar, zyrtarët e Putinit po ushtrojnë presion të madh mbi të gjitha republikat ish-Sovjetike për të braktisur aspiratat e tyre perëndimore dhe për t’u bashkuar me “botën ruse”.

Trans-atlantizmi i riformuar duhet të drejtojë fuqinë e NATO-s dhe BE-së në sigurimin e lirisë së shteteve në të gjithë Evropën e Gjerë, duke filluar me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe fqinjët e tjerë ngjitur me Rusinë. Nëse ata bien nën kontrollin e kleptokracisë së Kremlinit, atëherë edhe cenueshmëria e vendeve më në perëndim, gjithashtu, do të rritet. Uashingtoni duhet ta kuptojë rolin e udhëheqësit që i përket, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, sepse politika e BE-së është e dobët dhe e pavendosur.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve kibernetike dhe të dezinformimit të Moskës në SHBA, administrata e Biden ka vendosur sanksione të kufizuara dhe ka ndaluar institucionet financiare amerikane të blejnë bono ose t’i huazojnë fonde Bankës Qendrore të Rusisë ose Fondit Kombëtar të Pasurisë. Problemi është se autoritetet ruse janë mësuar të jetojnë me dënime financiare të kufizuara sepse ata nuk e kërcënojnë regjimin e Kremlinit. Nëse Uashingtoni dëshiron të parandalojë në mënyrë efikase agresionin e Kremlinit, atëherë Putinit ose i duhet të humbasë një luftë ose besueshmërinë.

Që të shmangë luftën e drejtpërdrejtë, Uashingtonit i duhet të shtojë përgatitjet për ta parandaluar atë. Moska do të hezitojë të provokojë ushtarakisht, nëse vëren vendosmërinë e Aleatëve për të mbrojtur kufijtë e veta nga Arktiku në Detin e Zi. Uashingtonit i duhet të fuqizojë kahun lindor të NATO-s me mbrojtje raketore, baza ajrore dhe një prani më domethënëse trupash dhe të tregojë se mundet të mobilizojë me shpejtësi forca të konsiderueshme ushtarake për të zbrapsur çdo sulm të papritur rus në territorin e NATO-s.

Gjasat që Putini të iniciojë pushtimin e drejtpërdrejtë të Ukrainës janë më të pakta, nëse ai mendon se ShBA dhe aleatët e saj të NATO-s do t’i sigurojnë Kievit  armë, inteligjencë ushtarake dhe të tjera ndihma, çfarë mund të kenë pasoja të kushtueshme për forcat ruse. Po ashtu, Putini do të humbiste besueshmërinë nëse ai nuk do të zhvaste ndonjë lëshim politik nga Kievi apo Uashingtoni, pavarësisht presionit të tij të kushtueshëm ushtarak. Kjo do të shfrynte reputacionin e tij ndërkombëtar dhe do të ulte mbështetjen e brendshme ndaj politikave të tij.

Një strategji e ashpër nga ana e Uashingtonit është thelbësore që Putini të heqë dorë nga ofensivat e tij. Bashkë me “parandalimin ushtarak nga NATO,” ShBA-së, minimalisht, i duhen  “sanksione parandaluese”. Një listë e gjatë masash që do të kërcënonin ekonominë ruse mund të ndërmerren nëse Moska përfshihet në një tjetër shkelje të madhe ndërkombëtare, përfshirë një sulm ndaj Ukrainës. Këto mund të përfshinte largimin e Rusisë nga rrjeti i pagesave financiare SËIFT, sanksionimin e të gjitha korporatave të lidhura me Kremlinin dhe ngrirjen e aseteve të huaja të rrethit të ngushtë të Putinit dhe oligarkëve të afërt.

Politikanët perëndimorë pretendojnë se ata nuk duan të lëndojnë qytetarët rusë por vetëm të ndëshkojnë elitën. Problemi është se në sistemin e pushtetit në Rusi, elita gjithmonë ua kalon dhimbjen qytetarëve të zakonshëm dhe vetë i shpëton ndikimit të sanksioneve të vakëta. Duke vendosur ndëshkime financiare më gjithëpërfshirëse, qeveritë perëndimore do t’i japin popullit rus mundësinë për të ndikuar Kremlinin. Në një moment caktuar, zgjidhja e vetme e një krize të thelluar ekonomike do të ishte rrëzimi i tyre prej regjimit. Nëse ukrainasit ia dolën të përmbysin një regjim të korruptuar dhe autokratik, atëherë pse rusët jo?

Dita 106, Albania

AMERICA CAN WIN THE WAR WITH RUSSIA

Janusz Bugajski, 7 May 2021

However much Western leaders claim they are not at war with Russia, President Vladimir Putin has made it clear that Russia is at war with the West. A series of aggressive actions leave no doubt that the Kremlin is battling American and European interests and aims to expand the Russian state at the expense of its neighbors.

Russia has reinforced its military deployments along Ukraine’s borders and threatens a deeper invasion. It has increased its maritime presence in the Arctic and persistently provokes the U.S. and NATO through overflights of Western ships in the Baltic and Black Seas. Such actions have four main objectives: to demonstrate that Russia is a global power, to apply pressure on targeted countries, to probe for soft spots in Western defenses, and to distract attention from growing internal turmoil in Russia.

We are not witnessing a second Cold War between Washington and Moscow, which was essentially a stalemate until the Soviet empire crumbled. The consequences of conflict between Russia and the West are potentially more dangerous now because the Kremlin seeks to reconstruct its empire and does not recognize the independence or integrity of neighboring states.

In rebuilding its dominion Moscow propagates the notion that Russia was “humiliated” when the Soviet empire collapsed. In reality, the liberation of independent nations ended their humiliation at the hands of the Kremlin and sealed their determination to avoid future subservience. Although the Cold War division of Europe into spheres of influence is obsolete, Putin’s officials are applying immense pressure on all former Soviet republics to abandon their Western aspirations and rejoin the “Russian world.”

A revived trans-Atlanticism must marshal the strength of NATO and the EU in ensuring the freedom of states throughout the Wider Europe, starting with Ukraine, Georgia, and Russia’s other immediate neighbors. If they fall under the control of the Kremlin kleptocracy then the vulnerability of countries to the west will also increase. Washington must grasp the leadership role just as it did during the Cold War, because EU policy is weak and indecisive.

In response to Moscow’s cyber and disinformation attacks on the U.S, the Biden administration has imposed limited sanctions by blocking U.S. financial institutions from purchasing bonds or lending funds to Russia’s Central Bank or National Wealth Fund. The problem is that Russian authorities have learned to live with limited financial penalties because they do not threaten the survival of the Kremlin regime. If Washington is to effectively deter Kremlin aggression then Putin either needs to lose a war or to lose credibility.

To avoid outright combat Washington must bolster preparations to prevent it. Moscow will hesitate with its militarily provocations if it sees Allied determination to defend its borders from the Arctic to the Black Sea. Washington has to strengthen NATO’s eastern flank with missile defenses, air bases, and a more sizeable troop presence, and demonstrate that it can rapidly deploy a substantial military force to stem any Russian incursion into NATO territory.

Putin is less likely to launch a direct invasion of Ukraine if he believes that the U.S. and its NATO allies will provide lethal equipment, military intelligence, and other assistance to Kyiv that will prove costly for Russian forces. At the same time, Putin will lose credibility if he cannot squeeze any political concessions from Kyiv or Washington despite his costly military pressure. This will deflate his international reputation and dampen domestic support for his policies.

A tough Washington strategy is essential for Putin to desist from his foreign offensives. At a minimum, the U.S. needs a “sanctions deterrent” alongside NATO’s military deterrent. An extensive list of measures that would undermine Russia’s economy could be triggered if Moscow engages in another major international violation, including an attack on Ukraine. This can include unplugging Russia from the SWIFT financial payments network, sanctioning all Kremlin-linked corporations, and freezing the foreign assets of Putin’s inner circle and associated oligarchs.

Western politicians claim that they do not want to hurt Russian citizens but only to punish the elite. The problem is that in Russia’s system of power, the elite always passes the pain on to ordinary citizens and escapes the impact of tepid sanctions. By imposing more comprehensive financial penalties, Western governments will give the Russian public an opportunity to influence the Kremlin. At some point the only solution to a deepening economic crisis will be for them to oust the regime. If Ukrainians can overthrow a corrupt and autocratic regime, then why not the Russians?

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
12 Comments
  • “Politikanët perëndimorë pretendojnë se ata nuk duan të lëndojnë qytetarët rusë por vetëm të ndëshkojnë elitën”? Po kush ja ka dhene kete te drejte? A i lind e drejta edhe politikaneve ruse dhe kineze te ndeshkojne eliten perendimore? Ja ku arritem ne luften e trete boterore. Si thua ti Bugajski?

  • DITA asnjëherë s’mi boton reagimet e mia për shkrimet e Bugajskit.

    Zoti Bugajski ushqen me zellë frymën e Luftës së Ftohtë .
    Në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti nga forca profashiste , të cilat për hero kanë Banderën .
    Vetë CIA ka zbuluar dokumenta që vërtetojnë se Bandera ka qenë spiun i nazistëve veç krimeve të tjera që ka bërë .

    Në ndërgjegjen time , gazetarët amerikanë janë të paanshëm e objektivë , prandajë janë edhe të besueshëm .
    Bugajski është larg kësaj .

  • Nuk eshte nisur ndonje lufte qe nuk kane patur

    bindjen qe mund ta fitonin.

    gjithmone keshtu fillon renia nga fiku

  • Ha-ha, oh c’me kenaqe more Janosh! I gjithe shkrimi duket sikur eshte shkruar nga ndonje pene nervoze nacionaliste ruse ne Kremlin, ku vetem fjalia: “Ta qellojme sa me shpejt Mosken me raketa”, mungonte! Qe pastaj te dine ata si te kunderpergjigjen! Ha-ha-ha, more Janosh! Po kush i ha keto patriotizma fallco more Janosh!?! Me skicofrene (apo dhe agjente ruse njekohesisht) si Shakashvili, qe pervecse mori ne qafe vendin e tij, Gjerorgjine, duke dashur te fuste trupat e NATO-s atje, por desh e beri dhe Ukrahinen corap, sa detyroi ruset te kapnin shpejt Krimene, ne te kundert do te ishin forcat e NATO-s brenda ne Moske, shkaterrohet gjithshka! Por shyqyr qe ky i yni eshte aq idiot ne politike, sa eshte i detyruar te degjojne c’thone europianet ne politiken e tij te jashtme, se me mendjen tende Janosh, merrte fund Shqiperia brenda pak ditesh! Megjithate, ti shkruaj c’te duash, sepse demokracia kete parakupton, qe gjithsejcili te shfaqe mendimin e tij lire e pa kufizime! Ti me shkrime, ne me komente!

  • Me rrofsh…o janaq Boga.ti kur ben analize te kenaq…d.m.th…te vjen per te dhjere

  • Rusia gjithmone ka qene nje superfuqi ne bote edhe para krijimit te BRSS.Ajo do te qendroje edhe nje kohe te gjate e tille,ndoshta edhe me e forte.Rusia eshte nje shtet kombe me nje remligjion kombetare dhe me nje vetedie te larte kombetare.Kudo qe ruset i takon ne bote ata e ruajne gjuhen e tyre,e kultivojne qenjen kombetare…..Rusia i ka te gjitha premiat per te qene superfuqi jetegjate.

  • …po mire, kete janusz bugajskin dhe shaban muratin duhet ti lexojme me shume vemendje se keta te zbavisin me marrezine e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *