Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Një muaj pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Presidenti Donald Trump ende refuzon të pranojë se fituesi është Joe Biden. Frika, se ai do të vazhdojë të sabotojë procesin e tranzicionit për të diskredituar Presidentin e ardhshëm, vazhdon. Një strategji e tillë do ta minonte demokracinë amerikane, edhe pas inaugurimit të Biden më 20 janar.
Për Trump, dështimi më i madh është humbja, qoftë kjo në biznes apo në politikë. Prandaj, ai po përpiqet të krijojë përshtypjen se në zgjedhje mungonte transparenca dhe integriteti. Qëndrimi i tij jo vetëm që hedh dyshime mbi rezultatin, por edhe minon legjitimitetin e fituesit në sytë e miliona qytetarëve që votuan për Trump. Pa asnjë provë, Trump ka hedhur akuzat se zgjedhjet ishin një mashtrim masiv i ndërmarrë nga demokratët në bashkëpunim me fuqitë e huaja. Qëllimi është të krijojë konfuzion dhe të ulë mbështetjen për presidencën e Biden.
Aktorët e huaj, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, kanë tentuar të shtojnë dyshimet në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe të denigrojnë demokracinë amerikane. Ata edhe mund të pretendojnë se siguria kibernetike e infrastrukturës zgjedhore ishte e komprometuar. Trump shkarkoi zyrtarin e tij të lartë për zgjedhjet, Chris Krebs, shefi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, pasi ai deklaroi se votimet ishin më të sigurtat në historinë e SHBA. Por ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2016, Kremlini nuk ka nevojë të jetë aq aktiv, kur vetë Trump së bashku me mbështetësit e tij të medias po përhapin dezinformim dhe po minojnë besimin në institucionet demokratike.
Që nga dita e zgjedhjeve, Trump ka mobilizuar një ekip avokatësh për të kontestuar rezultatet e zgjedhjeve në shtetet e lëkundura me peshë, ku ai ka humbur. Janë hapur dhjetra çështje gjyqësore të paqena për të provuar mashtrimin masiv dhe për të delegjitimuar fitoren e Biden. Të gjitha këto çështje janë hedhur poshtë nga gjyqtarët, si të pabazuara dhe pa asnjë mundësi për të përmbysur rezultatet përfundimtare.
Por, në vend që të pranojnë verdiktin, njerëzit e Trump kanë akuzuar gjykatësit dhe guvernatorët republikanë në shtetet e lëkundura se janë pjesë e fshehjes (së mashtrimit). Ata madje kanë shpikur një komplot të madh global anti-Trump ku përfshijnë Kinën, Venezuelën, komunizmin ndërkombëtar, CIA, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë që punon ngushtë me udhëheqësit e demokratëve.
Trump po kërcënon të mos largohet nga detyra edhe nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen përfundimisht nga Kolegji Zgjedhor në mes të dhjetorit. Nga ai pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë deri në ditën e inaugurimit të Biden, më 20 janar. Çfarëdo përpjekje për të mobilizuar ushtrinë ose njësitë e tjera të sigurisë për ta mbrojtur do të dështojë, pasi Pentagoni dhe agjencitë e zbatimit të ligjit shmangin përfshirjen në politikën e brendshme. E vetmja mundësi që i mbetet Trump është të refuzojë të pranojë transferimin paqësor të pushtetit dhe të thërrasë mbështetësit e tij militantë për ta mbrojtur. Sidoqoftë, mungesa e tubimeve publike dhe e dhunës në emër të tij deri më tani mund të jetë tregues se njerëzit e gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për Trump janë të paktë.
Pyetja ‘e nxehtë’ pas humbjes së Trump është e ardhmja e Partisë Republikane. Udhëheqësit republikanë, si Kreu i Senatit Mitch McConnell, kanë qëndruar të heshtur që nga zgjedhjet. Ata janë të kujdesshëm që të mos zemërojnë Trump duke njohur fitoren e Biden dhe kanë frikë se mos humbasin bazën e tyre të mbështetësve si dhe zgjedhjet thelbësore të fillim- janarit për Senatin e Georgia, të cilat mund t’ia dorëzojnë Senatin e SHBA demokratëve.
Ndonëse Biden fitoi presidencën, demokratët nuk u paraqitën aq mirë sa pritej, veçanërisht në garat për Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo ndodhi kryesisht për shkak të propagandës pro-Trump që i paraqiti liberalët si komunistë, si dhe për shkak të disa demokratëve “progresivë” që mbështetën politika thellësisht të papëlqyeshme nga populli, siç ishte shpërbërja e policisë. Shumica e votuesve dëshironin një Biden të qendrës dhe jo një Trump populist të djathë apo një Kongres të majtë.
Ndërsa disa vëzhgues besojnë se Trump mund ta humbasë ndikimin kur ai të mos e ketë më fuqinë ose publicitetin e presidencës, personat e brendshëm mendojnë se ai do të ketë ndikim në Partinë Republikane edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai ka mbështetjen dërrmuese të anëtarëve të zakonshëm të partisë e një bazë të fortë fanatikësh dhe është e dyshimtë nëse Partia (Republikane) do të mund të kthehet në rrënjët e saj tradicionale konservatore. Trump madje ka lënë të kuptohet se ai do të kërkojë një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në 2024 dhe, në këtë mënyrë, ai do të mënjanojë pretendentët e tjerë të mundshëm republikanë.
Sfida më e madhe për Biden do të jetë tejkalimi i ndasive të thella në politikën amerikane dhe në shoqërinë amerikane, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm nga Trump. Atij do i duhet të punojë me republikanët në Kongres dhe madje të përfshijë republikanë në administratën e tij. Por përpjekjet e Biden për të bashkuar vendin mund të sabotohen vazhdimisht nga Trump, këshilltarët e tij më të afërt dhe mediet e djathta.
Dita, Albania
TRUMP SABOTAGES AMERICAN DEMOCRACY
Janusz Bugajski, December 2020
A month after the U.S. presidential elections, President Donald Trump still refuses to concede that Joe Biden is the winner. Fears remain that he will continue sabotaging the transition process to discredit the incoming President. Such a strategy willundermine American democracy even after Biden is inaugurated on January 20.
For Trump the biggest failure is to lose, whether in business or politics. So he is now trying to create the impression that the election lackedtransparency and integrity. His stance not only casts doubt on the result it also undermines the legitimacy of the victor in the eyes of millions of citizens who voted for Trump. With no evidence, Trumphas charged that the elections were a massive fraud perpetrated by Democrats in collaboration with foreign powers.The goal is to create confusion and reduce support for Biden’s presidency.
Foreign actors,including Russia, China, and Iran, have tried to amplify doubts about the election results and to denigrate American democracy. They can even claim that the cyber security of the election infrastructure was compromised. Trump fired his top election official, Chris Krebs, chief of the Cybersecurity and Infrastructure Security Agency, after he asserted that the vote was the most secure in U.S. history.But unlike in the 2016 elections, the Kremlin does not need to be so active when Trump himself together with his media supporters are spreading disinformation and undermining trust in democratic institutions.
Since Election Day, Trump has mobilized a team of lawyers to challenge the election results in key swing states that he lost. Dozens of spurious court caseshave been pursued to prove massive fraud and delegitimize Biden’s victories. All cases have been dismissed by judges as baseless and with no chance of overturning the final results. Instead of accepting the verdicts, Trump’s people have accused judges and Republican governors in swing states of being part of the cover-up. They have even invented a major global anti-Trump conspiracy involving China, Venezuela, international communism, the CIA, the FBI, and the Department of Justiceworking closely with Democrat leaders.
Trump is threatening not to leave office even if the election results are finally certified in the Electoral College in mid-December. He is required to vacate the White House by the day of Biden’s inauguration on January 20. Any attempts to mobilize the military or other security units to protect him will fail, as the Pentagon and law enforcement agencies avoid any involvement in domestic politics. Trump’s remaining option is to refuse to accept a peaceful transfer of powerand call on his militant supporters to defend him.However, the lack of public rallies and violence on his behalf until now may indicate that few people will be willing to risk their lives for Trump.
The burning question after Trump’s loss is the future of the Republican Party. Leading Republicans, such as Senate leader Mitch McConnell,have remined quiet since the elections. They are careful not to anger Trump by recognizing Biden’s victory and fear losing their base of supporters and the crucial Georgia Senate elections in early January that could surrender the U.S. Senate to Democrats.
Although Biden won the presidency, Democrats did not perform as well as expected especially in races for the House of Representatives. A large part of this was due to pro-Trump propaganda depicting liberals as communists, as well as some “progressive” Democrats espousing highly unpopular policies such as defunding the police. The majority of voters wanted a centrist Biden and not a rightist-populist Trump or a leftist Congress.
While some observers believe Trump may lose his influence when he no longer has the power or publicity of the presidency, insiders think he will maintain his hold on the Republican Party even after leaving the White House. He has overwhelming support among ordinary party members and a hard-core base of fanatics, and it seems doubtful that the Party can return to its traditional conservative roots.Trumphas even hinted that he willseek another term in the White House in 2024 and thereby sideline other potential Republican contenders.
For Biden the biggest challenge will be to bridge the deep divisions in American politics and in American society that have been severely inflamed by Trump. He will need to work with Republicans in Congress and even include Republicans in his administration. But Biden’s attempts to bring the country together may be consistently sabotaged by Trump, his closest advisers, and rightist media outlets.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Per ke shkruan kjo qenja e kush qenje e lexon??????
Ti e lexove?
E ça t’i lexojë QiQi këtij? Ky e largon QiQin me zorr. Jo se “e than” për mrekulli shqipen, por se temat që ai analizon nuk përputhen me pritshmërinë e QiQit. Ky ngjan tamam si kunoti i shokut Xhemol. Këtë të vjen gjynah dhe ta ngacmosh.
Nga sa duket Bugajski eshte ekstrem i Partise Demokratike Amerikane
Edhe une jam me Partine Demokraitke ketu ne Amerike
, dhe biles kam bere donations ne kete fushate for Biden,
por nuk mendoj aspak se kjo qe thote Bugajski do te ndodhe
Pavaresisht se Trump eshte kind of selfish , ai pasi te konsumoje te gjitha ruget ligjore do largohet me qetesi, dhe nuk ka per te ndodhur azgje
Porse Mr, Biden duhet te kete kujdes , te mos shkoje shume tek minoritetet ne emerimet qe ben,
Sepse ,sipas meje intelektualet e minoriteteve ne USA nuk e kane ate pjekuri ne gjykim e trajtim te ceshtjeve te cdo aspekti,
krahasuar me Amerikanet anglo-saksone
Me
Institucionet demokratike amerikane nuk duhet te lejojne qe nje njeri i pa pergjegjshem te njollose imazhin e demokracise amerikane ne bote!
Demokraci americane ??? Ne Amerike vetem demokracia nuk eksiston . 1. Shtypi eshte ne duart e 1 Partie ( temajtet) 2. N.q.se ti flet kunder te majteve HUMB vendin e punes . 3 . Me kamera u kapen se si vidheshin votat ne Georgia . 5. Cdo njeri mund te votoje edhe pa ID , pa adrese , pa dokumenta , ( dhe keta jane me miliona) . Edhe ne ne Shqiperi bejme votim me te mire se na Amerike
e vertete. u vodh shishqiptarce fare. po keta lexojne vetem mainstream media cti besh
Vetem saliu i albanistanit mund ti jap zgjidhje trumpit,se ka eksperience ne 96,97,98 ku gjeten vdekjen 3000 arnaut.
Nuk eshte aq e thjeshte puna sa e paraqet Bugajski..
Trump ka marre votat e 75% te te bardheve te Amerikes ndersa Biden vetem 25% te tyre plus zezaket, aziatiket, hispaniket etj.
Nuk flitet per nje baze te ngushte popullore por per nje baze te gjere qe perfshin gjysmen e amerikaneve dhe mos harrojme se asnje president deri sot (republikan e demokrat)nuk ka rritur te marre 74 milion vota, sa ka marre Trumpi.
Nuk eshte aq e thjeshte sa duket e sa e paraqet media kete pune.
Po cfare nuk eshte e thjeshte or ti?
Tani qe erdhi Trumpi u nderlikua?
Ja ta permbysim tani historine e demokracise amerikane vetem se bytha e bardhe e Trampit nuk do t levisi nga kolltuku.
I shijoi qerratait
Piro, shumicen e votave Biden e ka marre nga te bardhet.
Ka shume republikane qe votuan Biden per president dhe senatore votuan republikanet. Po ti, si kompetent shqiptar per Ameriken po ja delegon votat e mendjes tende Tramit, se ashtu e do puna.
Debil
Njerezit qe votuan Biden jane : 83% black , Trump17%, Biden white 34% Trump 97% Hispanics : Biden 46% Trump 39% . Asia : Biden 45% trump 69 %
Fakte : Biden shkoi vetem ne 5% te shteteve , Trump ne
82 %per election . . Biden mori 6 milion vota me shume se Obama ??????? Trump eshte Numri 1 per me shume vote ne Republikanet .
Jonuzi sheh endera e syhapur..Tani ka vajtur ne amerike gjigandi i Surrelit dhe do ti thote :Leri Donald nazet se ske me pushtet.
Gjikandi i Surrelit ii ka treguar pa u be presidente Trapi se kush eshte trapi.
Saliu e akuzoi se na prishi me Ameriken por ja qe nuk ndodhi.
Me sa duket i ka then Saliu i vecidolit trap mos prano humbjen.!
Ashtu eshte o Ali, dhe pastaj shkoi menjehere i puthi buthen, dhe nxitoi qe te bente ca foto e flirte me Tramin.
I harruat pislleqet e ketij te pafytyri qe shkaktoi incident diplomatik dhe e shau, dhe me vone e lepiu ate qe shau, si plere e mbaruar qe eshte
Bugajks, po i djeg etapat e zgjedhjeve demokratike. Puna eshte jo se cfare do te behj Trump. Puna eshte pse establishmenti CI-FBI-Big money-Big tech-marksiste-media-sharlatane-Kina-Irani u ben bashke. Ca duke futur duart si ne Shqiperine e 96 duke lene ne kuti me shume vota se votues, disa duke manipuluar teknologjine, ndersa Bugajski me shoke kane marre persiper etapen e fundit te grushtit te shtetit, COVER UP dhe dizinformacion. Bugajski kerkon gjak, pasi e verteta e mundon, vjedhjet u vodhen. Mire ne SHBA po perse terri informativ i ngashem me eksperiencen me t ekeqe ne komunizem duhet te davaritet edhe ne Shqiperi. Buhajksi duhet te jape pergjigje peytjes.Cfare ndodhi naten e 3 nentorit dhe pse republika amerikane perfundoi ne banana republik.Bugajksi BIG LIE.
Ku ishit o intelektual albanez, ne kohe ne Enverit ta shpalosnit trimnine tuaj per demokraci dhe drejtesi, ku ishiit per 30 vjet ne dhjevo-kraci?
Shkruani per ameriken tani, ta shpetoni nga e keqja qe i kanoset, pika, qe sju bie, o damllaqare!
Një qnalizë e duhur e në kohë të duhur.
Titullu në origjinal është më i goditur.
Jani Boga,mos kujton ti se trapi eshte vojokush si like floriri?do shikoni,urte e bute do dale prej andej.dhe bota do tallet me teorite analitike te janaq boles.
Nderkohe Joe Bideja ka thyer kemben!
A pranohet dot president ne Shtepi te Bardhe me kemben ne allci o z. Bugacja?
Nëse në SHBA, si SuperFuqia dhe si SuperDemokratike më e Madhe në Botë, vërtetohet se:
1- Kanë votuar të vdekur, qoftë edhe një i vetëm!
2- Kanë votuar dy herë, qoftë edhe një i vetëm!
3- Kanë votuar pas mbylljes të proçesit zgjedhor!
4- Kanë manipuluar nëpërmjet sistemit elektronik!
5- Kanë frikësuar komisjonerët!
6- Nuk kanë lënë komisjonerët të jenë prezent gjat votimit!
7- Nuk kanë lejuar komisjonerë, të marrin pjesë gjat numurimit!
8- Kanë mashtruar dhe paguar njerëz, duke blerë votën!
Pra, kushdo forcë politike që do ketë bërë veprime të tilla, qoftë Republikanët, qoftë Demokratët, jo vetëm Gjykatat dhe Vetë Ligji, por edhe vetë qytetarët amerikanë duhet ti dënojnë pa më të voglën mëdyshje me forcën më të madhe, kur të njëjtën gjë duhet që të trajtonte edhe ky Janoshi përkrahësi dhe miku i flaktë i Soros!
Sa superdebil qe je more dhiari i Himares.
Shikoni si rreshtohen dhiaret. NUk u pelqen Biden.
Kafshe parahistorike.
He po si, a hane demokratet femije, se keshtu thote Trami, qe demokrate hane femije, dhe Venezuela manipuloi kutite e votimit me telekomande.
Chavez komunisti, dhe pse i vdekur kishte dore te forte ne manipulimin e zgjedhjeve.
Vetem Putini nuk nderhyri
Jam plotesisht dakord me HIMARIOTIN , kurse per ty Mirel kam dy fjale ose je ne Amerike dhe ron me lemoshen e ndihmave qe japin democratet , ose lexon vetem shtypin e majte . Sot jane te ndare ne Amerike ai qe punon dhe do bisnes eshte me Trump , ai qe do te hiqet zvare me ndihma eshte democrat
Bugajsk. Ne Amerike eshte kryer krimi i elektoral i shekullit ne manipulimin e numerimit dhe votat e falsifikuara elektronike e postare.
Vetem ky Bugajski nuk e ka marre vesh kete. Ka prova te pakundershtueshme qe vertetojne falsifikimin te cilat do te dalin ne drite ditet ne vijim.
Keshtu qe Bugajsk aty e ke Trumpin nuk te leviz nga presidenca. Keq me vjen per ate pedofilin Komunist idhullin tend Biden, por ai nuk eshte presidenti i ardhshem.
Provat e pakundershtueshme i dine republikanet shqiptare dhe Tramistet.
Dhe kur them Republikane shqiptare, them vaj medet Amerika, nga kush pret ta shpetojne.
Mirel , te lutem meso te shkruash shqip Jo Tamistet por Trampistet
o elena, mos u sill si budallaqe, te duket vetja e zgjuar, po ben gabim idiotesk
C’eshte kjo pune keshtu..!? Akoma merresh me Trump o Bugajski,apo thjesht po “shet mall” per Shqiperine..!?
Cfardo qe te bej Trump,eshte thjesht i mbaruar,por thjesht respektohet institucioni i Presidentit,sepse ka shtet,prandaj dhe ai akoma lihet te shfrytezoje te gjitha hapesirat ligjore,sesa per te “llapurat” e tij ,i ka dal boja me koke dhe pas dates 20 Janar do te shohim Trumpin se ku do perfundoje.Tani vetem po ben “te fortin” me rrit pazarin “per te shpetuar vehten nga shkeljet e pislliqet si dhe bizneset e tij qe u rriten gjate Presidences.
Dhe ne bijme ne gracke,permjehere te gatshem te kundershtojme njeri tjetrin si ne pazarin e gjese,per “mustaqet e celos”,te rregullojme Ameriken se vendin tone e kemi bere “bahce. me lule”. Ne fakt nje gje eshte per t’u theksuar,qe te rritur ne nje ambient polarizues si ne Shqiperi,normal qe dhe mentaliteti i komenteve i tille do jete ,vetem “bardh e zi”,perjashtoj ketu @Mirel,qe mban gjithmone nje qendrim objektiv ne opinionet e tij ,si dhe ne kete rast.
Per dike qe njeh Ameriken dhe voten e ispanikeve. Trump luajti shume me nje karte gjate fushates,qe ka mbrapa nje genjeshter te madhe dhe shpesh atje ku gjeti injorant dhe ne zonat rurale ku garancia per punen ishte e vogel ,influencoi deri diku.Si psh ai fitoi ne Florida me diference te vogel dhe mori dhe votat e kubanezeve ( ispanik jane apo jo) pse,se propaganda e Trumpit ishte se Biden do te kthej socializmin si ne Kube dhe injorantet u tremben dhe e hengren rrenen,kur “Kuben”apo “Kastron” do j’a u sillte pas kater vjetesh nese do rrinte akoma , Trump,se ai eshte ppopulisti,autoritaristi,apo “Kastro i Amerikes”,modeli i politikanit qe ata ishin mesuar te shihnin,te cilin njihnin dhe ne fakt edhe tani po e besonin edhe pse po jau fuste ne cdo kuptim,sepse ai nuk mbronte aspak interesat e tyre.Se sa per “socializmin” e Biden qe ai trumpetonte,eshte si me thene se Trump dhe familja e tij u rrit e u pasurua ne nje sistem socialist. A eshte kjo e vertete!? E pra Biden eshte per Ameriken ku emigrantet,si babai i Trumpit i emigruar para 100 vitesh ,por dhe te gjithe emigrantet e tjere,deri tek kubanezet,te vazhdojne te enderrojne per Ameriken dhe jo t’a ndryshojne ate sic donte t’a ndryshonte Trump,nje vend ku te komandohet jo nga vlerat amerikane,por nga fuqia autoritariste e “Njeshit”,qe nuk eshte Amerikane dhe s’duhet,s’mund e s’do te ushqehet ne Amerike packa se Trump eshte munduar t’a zbatoj duke bere dem ,duke polarizuar politiken dhe duke percare opininionin ,por mbi te gjitha dhe duke tentuar per te kapur institucionet,por nuk ja doli,se institucionet ne Amerike jane me te forta se ai dhe kjo eshte nje shprese e madhe per Ameriken,por dhe Boten ,se te pakten shteti ligjor,Demokracia ne Amerike funksionon.
Sa per njohuri : Mos ja qaj hallin miliarderit ti bythegrisuri shqiptar , Trump jo vetem qe ka nen kontroll Partine Republikane por do ta shohesh se cdo ndodhe pas inagurimit me krijimin e Partise Republikane pa RINOS . ( Republicans In Name Only ) Mbaje mend kete Trump do te shkateroje Republicanet qe kane ngrene ne dy pjata
Zoti Bugajski ,
jo kaq poshtë , duhet pak më shumë respekt për presidentin e SHBA !
“Pyetja ‘e nxehtë’ pas humbjes së Trump është e ardhmja e Partisë Republikane. Udhëheqësit republikanë, si Kreu i Senatit Mitch McConnell, kanë qëndruar të heshtur që nga zgjedhjet. Ata janë të kujdesshëm që të mos zemërojnë Trump duke njohur fitoren e Biden dhe kanë frikë se mos humbasin bazën e tyre të mbështetësve si dhe zgjedhjet thelbësore të fillim- janarit për Senatin e Georgia, të cilat mund t’ia dorëzojnë Senatin e SHBA demokratëve.”
kjo është një gafë e pafalshme e republikanëve!!
ata po mendojnë si miopë të klasit shqiptar!!
kjo mund të ilustrohet me ngjarjet e ndodhura në shqipëri në kohën e piramidave!!
PS u tregua si po tregohen sot republikanët!
nuk tha të vërtetën mbi piramidat vetëm e vetëm për të mos rënë ndesh me elektoratin e saj që kishte futur paratë në piramida!!
gjashtë muaj më pas,elektorati,ai i mënçur,e quajti PSnë pjestare në mashtrim!!
e quajti si fshehëse të mashtrimit!
këtë po e bëjnë politikanët ekspertë amerikanë!ne ishim në hapat e para të politikës,këtyre nuk ju falet!
hapat e para i kanë hedhur 200 vjet më parë!!
E di si eshte puna o ceno. Eshte pervoja 200 vjecare e demokracise amerikane ajo qe ndali revanshin fashist te Tramit.
Jane vete republikanet e zgjedhur ne krye te Georgias qe kane mohuar cdo pretendim absurd te Tramit per fallcifikim votash. Jane ata ae e kane parimin e demokracise ne gjak, pavaresisht se jane republikane apo demokrate, jane krenare qe kane krijuar nje sistem ku institucionet e shtetit jane te shenjta dhe nuk lejojne askend te dali permbi to.
Tram shpreson qe te bej puc kunder shtetit dhe institucioneve, por deri tani nuk ka avancuar pertej bazes se tij rraciste e fashiste. Tram ringjalli nazizmin evropian, dhe shpreson te krijoje nje precedent per rremuja e perleshje qe te fillohe te komandoje ushtrine per qetesim publik.
Elemenet e diktatyres ai i shfaqi qe ne fillim, ashtu sikurse ka bere tradhetine e madhe qe eshte cene ne sherbim te Putin.
Tram duhet te burgoset per tradheti. Dhe do zoti behet sepse Cia dhe FBI e kane hale ne sy.
Shkurt : O NUZO ! Ka nje shprehje labe qe thote “Si CECO do te largohet nga Shtepia Bardhe sepse Ame-
rika ka Kushtetute dhe Ligje te konsoliduara,te harruara
nga Burrat e Medhenj te AMERIKES: Washington,Jeffer-
soni, Willsoni,Linkolni, ……gjithesej 45 Burra Shteti dhe
nuk shance qe nje President kushdoqofte Ai, bjond apo
me ngjyre te ndryshoje Demokracine Amerikane,model
per te gjithe boten e civilizuar…..!