ANALIZA / Provokimet luftënxitëse të Serbisë në kohë pandemie

redaktor

Nga Shaban Murati

 

Ekskluzive Dita – Kam përsëritur disa herë në analizat e mia se pandemia e koronavirusit nuk do të ndryshojë as raportet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe as Serbinë si shteti i vetëm agresiv ekspansionist në rajon. Në kohën kur gjithë shtetet e Ballkanit, të Europës dhe të botës, të vogla apo të mëdha, të fuqishme apo të dobta, të pasura apo të varfëra, janë përqëndruar në luftën kundër pandemisë, i vetmi shtet që po ngren flamujt dhe shpatat e luftës reale meushtri dhe që po kërcënon shtetet e rajonit me raketa është Serbia.

Ministria e Mbrotjes e Serbisë njofton në faqen e saj zyrtare se në 2 maj presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura serbe, Aleksadër Vuçiç, ndërmori një demonstrim publik të forcave raketore serbe gjatë vizitës së tij në batalionin e tretë të raketave të divizionit të 250-tëtë raketave në Jakovo. Presidenti serb paraqiti për herë të parë publikisht sistemin e raketave kundërajrore “Pancir S1” të blera në Rusi dhe u mburr se Serbia ka tani në pronësi sistemin më modern kundërajror të raketave, për të cilin falenderoi presidentin rus Vladimir Putin dhe që“është rezultat i bashkëpunimit tonë të mrekullueshëm me Federatën Ruse”.

Presidenti Serb u mburr se forca ajrore serbe me raketat ruse janë dhjetë herë më të fuqishme se sa gjatë agresionit të NATO-s kundër Serbisë. Përveç këtij demonstrimi të fuqisëushtarake serbe të raketave, presidenti serb njoftoi me entusiazëm se Serbia do të organizojë në muajin tetor të këtij viti manovrat më të mëdha ushtarake, dhe me një gjuhë agresive, tipike të luftës së ftohtë, deklaroi: ”Ne do të demonstrojmë një fuqi të tmerrshme ushtarake. Serbia paraqet në vetvete një forcë ushtarake serioze, në mënyrë të pakrahasueshme më të fuqishme se më parë”.

Është me të vërtetë e habitëshme se si dhe pse në kulmin e angazhimit të të gjithë shteteve të botës me koronavirusin presidenti i Serbisë zgjedh të vrigëllijë armët dhe raketat dhe të ndërmarrë provokime luftënxitëse. Përveç mburravecërisë tipike ballkanike, demonstrimi i tanishëm i forcës ushtarake serbe ka qëllime të caktuara politike, diplomatike dhe strategjike në rajon.

Provokimi i parë i presidentit serb dhe i Serbisë është kundër NATO-s. Vuçiç u mburr se ka zgjedhur qëllimisht datën 2 maj të kësaj parade, sepse ështëdita kur forcat ajrore serbe rrëzuan një avion F16 të NATO-s gjatë inkursioneve ajrore atlantike në vititin 1999 kundër makinës ushtarake të Millosheviçit. Presidenti serb deklaroi se është krenar për makinën ushtarake të diktatorit serb Millosheviç, në qeverinë e të cilit ka qenë ministër. Në mënyrën me sfiduese të mundëshme presidenti iu kundërvu NATO-s, BE dhe botës së qytetëruar demokratike, duke glorifikuar kohën dhe politikën e përgjakëshme të regjimit të kriminelit ndërkombëtar tëluftës Millosheviç: ” Ne e konsiderojmëatë një të kaluar të lavdishme,heroike”. (Le të shpresojmë ta kenë dëgjuar e lexuar zëdhënësit e BE). Brukselit dhe kryeqyteteteve ballkanike duhet t’u tërheqë vëmendjen që në kohën e pandemisë presidenti serb shpërtheu një fushatë personale kundër BE dhe kundër Europës dhe tani kulmon me fushatën kundër NATO-s.

Demonstrimi i forcës ushtarake serbe me raketat ruse “Pancir S1” është një provokim i drejtuar SHBA dhe NATO-s, të cilat i kanë tërhequr vëmendjen qeverisë së Serbisë për armët e sofistikuara ruse, me të cilat ajo po armatoset, dhe e kanë paralajmëruar për vendosjen e sanksioneve kundër saj. Në datën 23 shkurt 2020, kur raketat e para ruse të sistemit “Pancir S1” mbërritën në Serbi, një zëdhënës i departamentit të shtetit i deklaroi “Zërit të Amerikës”:“Në diskutimet me zyrtarët e lartë të qeverisë serbe ne kemi shprehur shqetësimin që Serbia po blen pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë blerjene sistemit Pancir”. Agjencia amerikane elajmeve “Ass.Press” njoftonte atë ditë se “Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për aplikimin e sanksioneve, veçanërisht për armët, që mund të rrezikojnë sigurinë e shteteve anëtare të NATO-s, fqinjë me Serbinë”.

Provokimi i ri luftënxitës i presidentit dhe i Serbisë drejtohet kundër vendeve të rajonit. Vuçiç i hedh dorashkën e luftës gjithë shteteve të rajonit, kur deklaron se “Serbia është vend i vogël i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s, por ne nuk do te jemi Bambi që të na gëlltisin”. Nuk ka naiv që të besojë se gara e ethëshme e armatimeve, ku është futur Serbia dhe armatimi i saj me sistemet e raketave ruse,bëhet përpaqen dhe miqësinë me shtetet e Ballkanit. Diplomacia serbe e raketave ruse synon që të shantazhojë shtetet e rajonit dhe t’i bëjë ata t’i nënshtrohen projekteve hegjemoniste serbe në Ballkan.

Mund të tingëllojë tepër absurde, por presidenti i Serbisë Vuçiç,duke patur në sfond raketat ruse, deklaroi në 2 maj se armatosja e Serbisë me raketat ruse “ është mbështetje e madhe për  mbrojtjen e gjithë rajonit”.Është absurde, se askush nuk i ka ngarkuar Serbisë detyrën e mbrojtjes së shteteve të rajonit. Është absurde, sepse të gjithë shtetet e rajonit rrethe rrotull Serbisë, përfshirë edhe katër shtete që kanë dalë nga ish Jugosllavia, janë anëtarë të NATO-s dhe është qesharake të pretendojë Beogradi se dhjetë shtetet anëtare të NATO-s në rajon do ta lenë veten në mëshirën e mbrojtjes nga Serbia. Megallomania serbe për mbrojtjen serbe të rajonit mishëron pretendimin e pandryshuar historik serb për të dominuar dhe sunduar rajonin. Më saktë saktë për të dominuar atë që ka mbetur nga ish Federata Jugosllave, të ashtuquajturën Jugosllavi e Re e cunguar, ku përfshihen gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Histeria e re luftënxitëse në Beograd e komprometon keq të ashtuquajturën politikë të“neutralitetit”, që pretendon Serbia se po ndjek. Një “neutralitet” me baza ruse, me raketa ruse dhe me gjuejtës të sofistikuar rusë, mund ta profesojë vetëm diplomacia bizantine serbe. Deklarata politike e neutralitetit tëSerbisë u miratuanga parlamenti serb në vitin 2007 nën diktatin e Moskës, me qëllim që të ndalohej Serbia të hynte në NATO, meqë Rusia u tremb se NATO në vitin 2006 e përfshiu Serbinë në programin e saj “Partneritet për Paqe”.

“Neutraliteti” serb është selektiv dhe përdoret vetëm në marrëdhëniet me Perëndimin, kurse për Rusinë ai nuk aplikohet kurrrë. Është interesant që Serbia dhe udhëheqësit serbë flasin shumë nëpër forumet diplomatike për politikën e neutralitetit, por Serbia nuke ka futur parimin e neutralitetit në Kushtetutën e saj. Neutraliteti është thjesht një deklaratë politike e parlamentittë 2007 dhe jo detyrim kushtetues. Dhe duke qene deklaratë politike, Serbia e përdor sipas interesit dhe orientimit të saj strategjik. Këtë dëshmojnë marrëdhëniet e ngushta ushtarake dhe aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Neutraliteti i rremë nuk e ka penguar Serbinë të bëhet shtet vëzhgues në organizatën ushtarake të krijuar dhe drejtuarnga Rusia, CSTO, ku bëjnë pjesë disa shtete të ish Bashkimit Sovjetik, nuk e ka penguar t’i japë Rusisë një bazë ushtarake në Nish dhe së afëmi një bazë ushtarako-ajrore në Vojvodinë, as të zhvillojë manovra të përvitëshme ushtarake me forcat e armatosura ruse në Serbi, etj.

Ngjarja, që Serbia ndërmerr një fushatë luftënxitëse në kohën e pandemisë, duhet konsideruar një zhvillim negativ shumë i rrezikshëm në rajon. Së pari, kemi një agresivitet në rritje të Serbisë në planin ushtarak dhe një ringjallje të frikëshme të histerisë antiatlantike dhe antiperëndimore. Glorifikimi presidencial i “kohës së lavdishme” të Millosheviçit të agresioneve të përgjakëshme të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duhet të jetë një këmbanë e madhe alarmi për BE, për NATO-n dhe për shtetete rajonit, se një frymë e rrezikëshme dhe recidiviste e luftës në Ballkan po ngrihet në Beograd. Këtë frymëluftënxitëse po e pompon sidomos Rusia, e cila e organizon si kundërpërgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s në rajon me dy shtete ish-jugosllave, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zgjerimi i NATO-s në Ballkan dobëson rolin e Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan, ndaj ato po e kthejne Serbinë në një depo të madhe luftarake dhe po shantazhojnë me diplomacinë e raketave ruse. Nuk është aspak rastësi që Serbia me shërbimet e saj të specializuara pati një rol tepër aktiv dhe qendror në operacionet diversioniste ruse për sabotimine anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia dhe Serbia u përpoqën dhe po përpiqen që të kundërbalacojnë zgjerimin e NATO-s dhe të BE në Ballkanin Perëndimor me projektet diplomatike serbe të“Ballkan 6” apo të “Minishengenit” për të vendosur hegjemoninë serbe në Federatën e re Jugosllave të cunguar. Por duk e parë që projektet diplomatike serbe në Ballkanin Perëndimor nuk po ecin, Rusia po nxit Serbinë për aplikimin e diplomacisë së raketave, që nëpërmjet presionit ushtarak serb të imponojëndikimin dhe lidershipin serb në Ballkanin Perëndimor.

Kemi një zhvillim negativ, i cili duhet të tërheqë sidomos vëmendjen e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë dhe objektiv kryesor i çdo strategjie dhe doktrine ushtarake serbe në rajon. Qeveritë dhe diplomacia e dy shteteve shqiptare duhet të reagojnë fuqishëm ndaj armatosjes së rrezikëshme të Serbisë. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës që reagon me forcë për raketat ruse në Serbi, por para Amerikës duhet të reagojnë Shqipëria dhe Kosova, që i kanë raketat ruso-serbe te pragu i shtëpisë dhe të cilat në doktrinën sekrete ushtarake serbe janë klasifikuar si dy kërcënimet kryesore të Serbisë.

Provokimet luftënxitëse të Serbisë në kohën e pandemisë duhet të shkundin opinionin zyrtar dhe publik nga opiumi gjumëndjellës serb, që po përhapin idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë. Në kryeqytetin shqiptarkonstatohet një fenomen i rrezikshëm, ku me sposorizim të Serbisë janë krijuar qendra, portale dhe OJQ “studimore”, që përhapin tezat e rrezikshëm të“dashurisë historike” të Serbisë me shqiptarët, se “midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka pasur kurrë luftë”, se “shqiptarët gabojnë që e shohin Serbinë nga narrativae Kosovës”, etj. Këshilltarët jugosllavë dhe filorusë, që punojnëpranë qeverive të Tiranës dhe të Prishtinës, qarkullojnë nëpër kafene diplomatike ballkanike idenë idiote të një aksi Shqipëri-Serbi, që do ta mbrojë gjoja Shqipërinë nga Greqia dhe Serbinë nga Kroacia,etj. Ndërkohë që shteti serb me shërbimet e tij të specializuara punojnë të trullosin shqiptarët me narkozën e përrallave të“miqësisë historike”shqiptaro-serbe dhe të parajsës së katër lirive serbe të “minishengenit”, Serbia armatoset deri në dhëmbë dhe drejton raketat ruse drejt Shqipërisë dhe Kosovës.

Shpresojmë që shantazhi i ri i diplomacisë së raketave, që presidenti serb Vuçiç dhe Serbia po shpalosin edhe në kohën epandemisë, të kthjellojë ballkanikët e dalldisur qeveritarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se nuk vjen dashuria nga shteti, që të ka gjymtuar territoret dhe popullin, dhe me të cilin ke 1300 vjet armiqësi strategjike dhe ekzistenciale.

 

*****

Botuar në DITA. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni një herë në javë. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
15 Comments
  • Evropa kurve duhet t’i jape para te tjera serbise, ta ushqeje me armatime dhe ta shendoshe qe ta kete gati si kobure, per t’i shtypur koken te vetmit popull martir te sakrifikuar te Ballkanit, shqiptareve. Kjo edhe me ndihmen e pakursyer te mercenareve te serbit e grekut ne te dy shtetet shqiptare.

  • E qarte.Vucici te vetem mission keta ka.Ai nuk mund te kete mission tjeter,sepse ai ishte minister I qeverise gjakatare te Miloshevicit.Problemi eshte pse Tramp nuk vendos embargo ndaj Serbise se paralajmeruar. Bashkimi Europian perse hesht dhe I ka hapur dyert kaq shume Vucicit,perpara shteteve te tjhera te Ballkanit Perndimor ? !!!
    Hajro Limaj

    • Pergjigjia eshte shume e thjeshte. Amerika ka vetem interesa te perhershme, dhe Tramp nuk ja ndjen fare per gjeopolitike por per rizgjedhjen e tij, Ish minister I Miloshevicit. po loz mjaft mire duke vjelur nga te gjitha anaet e jo vetem nga Rusia. Por nga SHBA e nga BE. Dhe mbi te gjitha sherbimin me te madh Vucicit po ja ben Tirana zyrtare, qe i ka dhene mbeshtetje te pakufishme vrastare kunder Kosoves dhe ceshtjes kombetare.

  • Nqs e doni kaq shume Forcoimin e Shqiperise ju

    mazlluma hipokrite qe boi ktu sikur po ju djeg bytha

    ga Serbi ,nuk sulmoni cdo dite Shteti Shqiptare ,

    por i bashkoheni atij e te tilla situata , ku spjerdh njeri

    per bla bla bla-te tuaja ,dhe i bashkohet Shtetit Shqiptare ,
    duke e mbeshtetur ate ,ne gjithcka ,ne cdo Reforme ,

    duke e len te qet ,dreejt forcimit te Shqiperise ne cdo

    fushe Drejtesi Ushtri etj me i be ball gjithckaje qe situatat sjellin .

    Po ku keni aq atdheedashuri ju bishtat e qenin te anadollit ,
    gjithcka beni e beni thjeshte per pefitime personale ,
    si kan bo te paret tuaj ne shekuj .

    Per Shqiperine as ju rruhet ju jeni ktu me vjedh me bo korrupsion me bo kaos e destabilizim ,

    me vjedh shtetin am , me u shkeerdhy me grekun e serbin ,

    duke sulmuar Shtetin Shqiptare dhe kenio surrat e beni gam gam medieve ptu far e djallit .

  • Sa here qe nuk kemi fuqi e mendje per te zgjidhur hallet tona, ne shqiptaret ua leme fajin te tjereve. Ose shajme Europen ose SHBA… A mos e jemi ne gabim qe nuk arrijme te bejme shtet as ne Shqiperi e as ne Kosove dhe pastaj kthejme koken dhe shohim se çfare ben Vuçiçi apo ndonje tjeter dhe fillojme e dhjasemi se po bejne komplote e kercenime… A e keni pare dje se kush e perfaqeson Shqiperine tek Monumenti i Nenes Shqiperi???? Qesharake e kriminale!!! Te gjithe shqiptaret e dijne se kush jane dhe çfare perfaqesojne Ilir Meta e Edi Rama ose Lulzim Basha…. Ata jane hajdute e kriminele. Atehere pse e paska fajin Serbia se fuqizon ushtrine e vet? Shqiperia u fut ne NATO, jo per te na mbrojtur ne, se pot e mendohet keshtu eshte injorance e pafund, por per interest e veta, dhe kjo eshte krejt normale. A jemi ne të zoteet te ndertojme shtet dhe ushtri ? Une nuk kam pergjigje per kete pyetje qenesore per Atdheun tim te dashur….
    Shabanet le te bejne analiza sa te duan, se nuk kane ndonje pune tjeter. A kane vlere dhe sa i marrin seriozisht serbet, BE apo SHBA, problemet e ngritura ne keto analiza alla shqiptarçe?????
    Une mendoj se nuk kane asnje vlere perveç konsumit te brendshem ne kafenet shqiptare…

  • Provokimet serbe duhen denuar.Por si vend kandidat I BE ,duhen denuar nga keta qe quhen analiste edhe veprimet luftenxitese te Turqise ndaj du vendeve antare te BE dhe ndaj vendeve te tjera.Sot Turqia eshte I vetmi shtet qe ka derguar ushtare ne shtete te tjera dhe ben lufte .Pra z.analist deno ,krahas atyre qe bejne provokime ndaj Shqiperise e Kosoves edhe ata qe provokojne BE dhe vrasin njerez ne shtete te tjera.Nuk rrojme vetem ne guacken tone z.analist.

    • Grekofonaqis, edhe kur lexon shkrime per serbet, mendjen e ke se si mund t’u sherbesh grekerkeve. Clidhje ka Turqia, qe permen ti, kur shkrimi eshte kunder serbeve?!

    • Ti nuk ke as nje gen prej Albani , sic po na shtiresh , bile as prej Hamzaj turkoshak , por thjesht je nje kallogjer , nga borderoja e kolonel Janullaqit , kalit te Trojes ne Tirane !
      Kategoria juaj , jini njerezit me te urryer qe ka njohur shqiptari . Armiq per jete a vdekje ndaj races shqiptare qe nuk kini ndryshuar asnje grime nder shekuj te tere , sa qe edhe sot , me “aleancat” tuja hipokrite , ruani gjendjen e luftes me Shqiperine dhe iu lepini prapanicen atyre qe iu kane shkerdhyer nenat , nipat e Hitlerit e te Duces ! Ne syte e cdo shqiptari , greket dhe serbet jane nje bajge e ndare me dysh !

  • Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

    Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

    https://mentealternativa1.blogspot.com/

  • Plot shqiptare harruan krimet,vrasjet,plagosjet,ndjekjet kalljet e shkaterimet te cdo vlere materiale e shpir terore shqiptare,qe krye nga dhuna baraber serbe e 1998-99,Shqiptaret harruan edhe 20 mije femra te dhunuara dhe afro 1700 shqiptaret ende te humbur te zhdukur, dhe gjithe historine e krimeve serbe ndaj shqiptareve dhe u bene aq human,sa per 1000doza testesh,apo dic te perraferte,lejuan mbi 300 serbe”mjeke” shofar e sigurimca pa asnje kontroll as test per koronavirues hyjne ne Kosove dhe keta shqiptare behen aq “human” ndaj dehumanizimit serbe,sa habit cdo mendje e tolerance “dermokratike”.Vertet habi.Ja tash edhe provokimet po ne kete situate pandemike?!Cka kane lene pa bere serbet ne te kaluaren ndaj shqiptareve, e cka po lene tash -pa bere ndaj nesh dhe Kosoves?!

  • … “Nuk vjen dashuria nga shteti, që të ka gjymtuar territoret dhe popullin, dhe me të cilin ke 1300 vjet armiqësi strategjike dhe ekzistenciale”…
    Vazhdoni ju komentues kokëboshë të diskutoni nga errësira juaj mendore, së bashku me qeverinë “shqiptare”…

  • Sikuri politika ne Ballkan te kish mbetur ne dore te “patrioteve” te ketille si Murat Shabani, Aleksander Thana, Hajro Limaj, jo vetem qe Shqiperia dhe Kosova do te kishin kete prezantim qesharak ne arenen nderkombetare, qe edhe e kane ne fakt, por mund ta fusnin Kosoven dhe Shqiperine e kosovarizuar ne nje konflikt me deme te medha per shqiptaret kudo ku jane. Por shyqyr thuaj, qe zera te ketille si Murati, Januzi, Ramushi, etj., nuk kane aq fuqi te madhe, sa uji qe cojne perdite ne mullirin e nacionalizmit serb, te hedhe ne aventura te deshtuara “patriotet” guximtare shqip-foles.

    • Ti je nje tradhetar i peshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *