Analiza që të sëmurin..!

redaktor

Përshëndetje z. Adrian !

E shoh që faqja “Letra nga Lexuesit” është mjaft e kërkuar nga lexuesit. Do t’ju lutesha që këto pak fjali t’i botoni se janë në dobi të shërbimit shëndetësor të qytetarëve.

Një herë në gjashtë muaj pensionistët bëjnë analizat të përgjithshme. Problemi është, se mund të “shërohen” e marrin mjekime kot!

Halli më çoji për të bërë analizën e urokulturës në laboratorin pranë “Liceut Artistik”. Tek dera jashtë ishte një polic që ndante numrat . Unë isha i 105-i. Kur hyra brenda u befasova , pashë mbi 100 veta që prisnin në korridor e jashtë. Pyeta dhe më thanë! Tek një sportelë kanë zënë radhën për të bërë dhe analizën e Feçes, fëmijët e gjithë Tiranës për t’u regjistruar në çerdhe e kopshte. Në një korridor jo më tepër se 20 m2, duhet të prisnin me orë të tëra; pleq, nëna me fëmijë, por dhe shumë të tjerë që nxirrnin libreza pune. Nuk m’u durua e vajta tek shefja e shërbimit Epidemologjisë. Me të drejtë ngriti supet se s’kishte ç’të bënte ! Një grua e kishte fëmijën me 39, e futëm pa radhë. Tjetra kishte numrin 93, por i kishte ikur radha sa rregulloi fëmijën. Pas dy orë pritje më erdhi radha. Para se të largohesha i lodhur dhe i rraskapitur, pyeta: Sa shkon numri? Një laburante më tha, se shkon deri në 220 persona . U gëzova e mendova se paska dhe më keq!

Po përgjigja? Akoma më keq! Në ora 12 të ditës së premte, të grumbulluar si në miting ndodhesha para derës së jashtme të gjithë fakirët e ditës së mërkurë. Edhe pse polici mundohesh të mbante rregullin, disa e çanë rrethimin e u gjendën brenda.

Puna s’mbaron me kaq. Tre-katër analizat, s’i kjo, do t’i fotokopjosh e do të paraqitesh përsëri te mjeku i familjes. Ky do të dërgoi tek specialisti. Ai do të përcaktoi trajtimin dhe për herë të tretë tek mjeku i familjes për të marrë recetën. Një Odise e vërtetë për t’u trajtuar, e cila të sëmurë e jo të shëron.

Kjo është gjendja ! Nëse s’besoni , në qendër të Tiranës e keni !

Evdal Nuri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *