Në sallonet televizive të tejmbushura me led wall, kamera HD, me kostume fort të shndritshme dhe ku vetëm shampanja dhe havjari mungonin, janë “qarë” hallet e shoqërisë shqiptare dhe është bërë parashikimi për këto zgjedhje!
Të gjithë ne besuam që analiza e çunave të shkathët të Rognerit ishte ajo që po na zbërthente situatën reale të popullit shqiptar (fundja prandaj janë analistë)! Qeshnin çunat, bënin batuta, i kthenin vizitat njëri-tjetrit, karamoheshin me gjasme, analizonin frojdianisht liderët, garonin me zbërthime matematikore, shifnin filxhan, bënin thashetheme etj, etj, dhe përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë: Këto zgjedhje janë thjesht një garë alternativash si në çdo vend europian, janë garë kampesh ku fituesi do ndahet për hiçpak gjë! S’ka mllef, s’ka fryme, s’ka lodhje, s’ka varfëri… Thjesht do vendoset për hiçpak gjë…
Menduan se gënjyen gjithë dynjanë që shqiptarët janë thjesht dy kampe, dy llogore pa identitet, pa palcë kurrizore, qenie të verbuara që besojnë ç’t’u thuash!
Madje bindën dhe politikanët më dinakë që në studiot e TV-së vendoseshin fatet e tyre! S’kishte ç’ju duhej populli, s’kishin pse bënin këpucët pis nëpër fshatra të takonin të palarët, të djersiturit e “të mbaruarit”, vendosej për hiçpak gjë… Ca batuta të “forta” për filanin dhe fistekun dhe voila!
U kry fitorja!
Por përtej Rognerit u bëkërka nami! Gati 1 milion shqiptarë ndëshkuan një model drejtimi sepse janë të varfër, të dëshpëruar, të mllefosur, të papërfaqësuar, të nëpërkëmbur, të lodhur, të tallur, të parë me përçmim!
Nuk mendoj se shqiptarët ndëshkuan vetëm Sali Berishën, por një sistem të tërë arrogancën e këtyre 21 viteve të fundit të politikës shqiptare, që ka ikur nga realiteti i prekshëm dhe i dhimbshëm shqiptar!
Politikanët shqiptarë ishin ngjitur lart, hipur mbi re, gostisnin, harbonin, por shqiptarët “e vegjël”, të heshtur, të strukur e të dërrmuar me atë litarin e hollë e të padukshëm që quhet votë, i shkundën fort të majtë e të djathtë! Ata që ikën, e pësuan keq, dhe ata që erdhën, e kuptuan se çfarë i pret po të tentojnë të rikthehen atje sipër!
Dhe këtë nuk e kuptoi apo paralajmëroi askush! Qindra orë televizive, dhjetëra emisione politike në çdo ekran, dhjetëra kg pudër për grim, qindra litra verë, uiski, konjak, coctail-e të harxhuara nëpër pub-e me analiza të “lodhshme” nën tingujt e house-it dhe askush nga njerëzit e mençur nuk na tha çfarë bëhej aty poshtë tek të vdekshmit e thjeshtë…
Shqiptarët për ta ishin statistikë!
Ama kishte një shqetësim madhor që prishte gjumin e tyre, i zgjonte me ankthe natën, i rraskapiste, i çudiste “çunat e Rognerit” dhe që pa frikë mund ta quanin hall kombëtar:
Po Berisha pse nuk shkoi tek Fevziu?
Te lumte dora o trim!
Koncept realist i njeriut te pergjegjshem dhe te vetedijshem.
Duke pare neper televizjone kisha krijuar idene reale qe:
Ata ishin te punesuarit e mbreterise te cilet pa perjashtim jetonin te lumtur,te pasur dhe me shpresa qe rriteshin e fryheshin cdo dite.
Aq mire rronin ata sa gjithnje flisnin per axhenda,per shopingje,per gjera,per udhetime etj.
Dhe keta flisnin per shqiptaret e mjere.
Keta nuk e dininin,ne dukje ose me verte,qe shqiptaret ishin te rrenuar,me nje mije halle,te mashtruar dhe te uzurpuar,te vrare e neperkembur.
Keta nuk shikopnin asgje nga ato qe shqiptaret shikonin,korrupsionin,perdhunen,shitjen e vlerave,vjedhjet masive,arrogancen e pasunikeve pushtetare me parate e popullit etj.
Pa fund hipokrizi,deri vrastare.
Arriten qe edhe vrasjet ti perligjin,vetem per te mbrojtur mbretin.
Aq te pashprese kemi jetuar saqe kur degjoja ndonje emision me femije te ketyre thoja:temen e smes,paskemi lindur kot,per te jetu si kafshet.
Femijet e tyre kishin qene ne paris,ne londer,ne madrid,ne sofie,ne vjene,ne washington e new york dhe ne…ne s’kemi kaluar ende ne shumice derrmuese kufirin.|
Per mos thene qe shume shqiptare,ju betohem per kete,ende nuk kane pare detin me sy.
PO mor po,detin,ate qe ndodhet ne nivelin zero…te lartesise mbi nivelin e detit!!!
Mashtrimi qe bere vlere.
Kam thene me vete:
Si nuk doli nje gazetar te denoncoje nje akt korrupsioni?
Te gjithe ne e shohim si korruptohet dhe ndajme me njeri tjetrin,por kemi frike me denoncu,kurse ata qe ishin perdite ne rangjet me te larta ku qeverisej e vidheshe paraja nuk shihnin asgje,as aty,as ne universitete,as ne media,as ne shtet,as ne privat…askund nuk shihnin asgje,ishin qorra.
Por jo vetem qe s’e benin,por paturpesisht shahen,lepihen e grushtohen dhe ne fund dalin e tallin kete popull duke thene:degjo,une ate e kam mik!!!!???
Degjo,une po flas keshtu,po une e di ca mendimi ke jasht kameres????!!!!
Une kshu,e une ashu.
Ketej i akuzojne per vrasje,perdhunime,perfitime etj…nga ana tjeter thone:ai ka dhene kontribut ne politike,eshte nje figure e paster etj etj
Shqiperia eshte ndare ne disa dypjesesha:
Pjesa e atyre qe rrojne me parate tona dhe ne qe mjerohemi nga vjedhja e parave tona.
Pjesa e atyre qe analizojne per te vjedhur apo enderruar te vjedhin parate tona dhe ne qe vritemi pse ngreme zerin se na vodhen.
Psa e atyre qe jane me saliun dhe pjesa e atyre qe jane armiq,kulake e maskarenj,komuniste e te kuq pse nuk jane me te.
Pjesa e atyre qe me zor ia dalin si te prishin parate e fituara pandershmerisht e pa merite dhe pjesa jone qe me merite e me djerse mezi rrojme.
Pjesa e atyre qe rrogen nuk e diskutojne kurre dhe ne qe sa kalon java e pare pas rroges mendojme obobo si do ja dalim deri sa te dale rroga tjeter.(na shkon jeta duke pritur vdekjen…muaj pas muaji…sepse vetem ajo ndal nevoje per para…dmth per ushqim,per jetese etj qe sigurohen vec me para)
E shume e shume dypjesesha te tjere qe s’kam as nerva as kohe te flas.
Une e urrej faktin qe e gjithe moria e demokrateve,socialisteve,analisteve,profesoreve e gjithfare njerezish aktive ne politike,media e shoqeri,shto dhe shoqerine civile,na e anashkalojne djallezisht te verteten duke na bombarduar me mashtrime,me konventa,me krahasime europiance e boterore te gjithckaje ndodh ne kete vend.
Fshihet fakti qe te gjithe pedagoget ne rrethe bejne biznes,nese jo te gjithe 90 % e kemi degjuar qe po.
Fshehin faktin qe cdo investim publim me se pari nuk behet per publikun por duke mendu sa do perfitohet,sa lek sot e sa vota neser.
Fshehin faktin qe shume njerez qe kane bere mekate ne kete 23 vjecar na dalin te paster dhe na gjykohen nga kontributet fantazmagorike e abstrakte qe vetem keta dine tua nxjerrin.
Fshehin faktin qe shume njerez jane pasuruar me droge,prostitucion,vejdhje masive te shtetit,perfitime masive nga marveveshje me kriminele apo shtete te tjera fqinje etj,qe ata i dine shume mire dhe sua thone…se u rrezikohen bazat ku mbahen djallezisht ne kembe.
E pra kjo eshte Shqiperia jone e mjere,Shqiperia ku ka dy Shqiperi,nje virtuale dhe nje reale.
Shqiperia virtuale eshte Shqiperia e parellinjve dhe abuzuesve mekatare qe e rropen kete vend me mashtrime,populizma e barbarizma.
E dyta eshte Shqiperia jone,Shqiperia reale e zeze,e mjeruar,e korruptuar deri ne palce,e padrejte,kriminale,e dhunshme,paragjykuese,e pabaraberate,e luftes se eger dhe te ndyre per buken e gojes ne 2013-en etj..Shqiperia ku ne skemi siguri per jeten,por shendetin,per drejtesine,per arsimin,per pasurite e kombit,per te ardhmen tone dhe femijeve tane.
Atehere ku qenka fshehur kjo Shqiperi qe ne vuajme perdite dhe qeveria nuk dinte gje?
Atehere e kujt ishte qeveria,analistet dhe gjithe paria miliardere e milionere e vendit?E cilit vend?
Se e jona nuk ka qene!!!
Perse e kane fshehur duke e mbuluar me propagande,interesa perfitimi persoal e karriere te pamerituar e false ne kurrizin evendit,popullit e te ardhmes?
Madje djallezisht kane vjelur cdo vlere e arritje te ketij kombi,kane vjelur tituj,para,pasuri,etj.
Gjithcka…e kane ata.
Ne…c’te na ngelet.
Une di qe shteti lindi si nevoje e mbrojtjes se te varferve dhe shtreses se mesme nga bejleret,bajraktaret e mbreterimet mizore e diktaturat shtypese.
Ky shteti yne eshte i tille:
Asnje i pasur nuk ka vuajtur per asgje.
Te gjithe te varferit e shtresa e mesme ka vuajtur per gjithcka.
Dhe ja nje koment personal imi imi,dy-tre dite pas zgjedhjeve duke degjuar e pare sesi tinezisht e si maskarenj te gjitheve u ka ngrire buzeqeshja,e dredhin dhe fillojne e ndezin logjiken te cilen 8 vjet e kishin vdekur e varrosur s”dihet se ku:
“Kameleone.
Kameleone everywere!
Kam idene qe kur t’jemi ne pension do i themi vetes:pse valle s’u bera zagar,servil,lepires,hajdut,horr,kriminel,mafioz?
Sepse midis nje jete ne mjerim dhe nje jete ne mireqenie dhe pa mungesa ne nevojat jetike jane pikerisht atome siper,ne mes.
Para ca ditesh me doli nje perle,ashtu natyrshem.
“Mos valle duhet patejeter qe shume syresh prej nesh duhet te vuajne per mos lene atdheun te vuaje i vetem nga kjo baterdi e pandalshme?!”
Eshte shpejt per te folur,por s’duhet te shkoje vone per te kuptuar.
Ps.Teksa shikoj keta analistet qe u lef qeni shtrire dhe politikanucet qe s’merret vesh ne jane kafshe politike apo kafshe natyrale,referuar asaj qe thone,mendoj qe per te rinjte nuk ka te ardhme,e kane zaptuar pleqte dhe mesoburrat qe drejtuan mafien e aperfituan nga ajo per dy dekada demokraci.
Mendimi te vlen po qeve i pasur,me influence apo pjese e ndonje klani qe s’te le pa mireqenie e rehatlluk…ndryshe…aha…futja e medito,fol me veten.”
Shpresoj,uroj dhe besoj qe:
Te ndalet rrenimi e te filloje permiresimi.
Te zhduken arrogantet dhe bosat qe kishin cdo te drejte e shkelnin mbi te gjithe duke shtypur te drejten qe nuk sinkronizohej me interesat e tyre.
Te frocohet rendi,ligji dhe zbatimi i tij.
Te ndermerren masa urgjente per ringritjen e vlerave te rena re arsim,ne shendetesi,ne drejtesi,ne polici,ne ushtri e kudo.
Te rritet perulesia ndaj sherbimit te qytetareve dhe qytetari te kosniderohet i barabarte para ligjit.
Te ndermerren reforma te thella per te garantuar projekte qe vendosin te rinjte ne rend te pare te axhendes qeverisese,me pas kujdesin per shtresat ne nevoje dhe gjithe popullin.
Te ndermerren masa per mbrojtjen e emigranteve kudo qe jane dhe shteti t’u veje prane.
Te rikthehet besimi ne shtet dhe te ringjallet shpresa se “Shqiperia behet me shqiptare”