Shaban Murati
Deliri, në të cilin shpërtheu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e dielë në 29 maj pas bisedës
telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është tipik i çinovnikëve bizantinë, që duan të mbulojnë se sa u ka kushtuar për të marrë dhuratën nga patriarku. Premtimi i presidentit Putin, se Rusia do t’i japë Serbisë në tre vitet e ardhëshme gaz me çmim tre herë më të lirë se çmimi i tregut, u kthye në Beograd në një festë zyrtare filoruse. E gjithë nomeklatura e lartë serbe u lëshua në hosanara dhe ditirambe për presidentin “fenomenal” Vuçiç, siç e quajti me servilizëm ballkanik kryeministrja e tij, e cila në ekran publik shprehu habinë se “as unë nuk e di se si ia arriti presidenti Vuçiç kësaj”.
Përtej kësaj skene vulgare të një fshati ballkanik, ku ende njësoj si në mesjetë besojnë se udhëheqësit bëjnë magjira dhe mrekullira, askush nuk bën pyetjen e thjeshtë përse padroni i madh, presidenti i Rusisë Putin u tregua kaq gjeneroz me presidentin e vogël të Serbisë së vogël. Përse presidenti Putin, i cili i preu këto ditë furnizimet me gaz rus Finlandës, Polonisë, Danimarkës, Hollandës dhe Bullgarisë, bën përjashtim për Serbinë dhe ia premton pothuaj falas gazin rus në kontratën e re trevjeçare me “Gazpromin”?
Gabimi i parë politik dhe diplomatik, që po bëhet në analizat e publikuara për këtë veprim rus, është se e lidhin dorëlëshueshmërinë e presidentit rus ndaj Serbisë me çeshtjen e sanksioneve, sikur presidenti Putin po i jep këtë çmim të ulët për ta bërë Serbinë të vazhdojë të mos bashkohet me sanksionet antiruse të BE. Nuk ka shpjegim më naiv. As logjika më minimale nuk mund të pranojë se sanksionet e mundëshme të Serbisë ndaj Rusisë do ta dëmtonin Rusinë aq shumë, sa që Kremlini u detyrua ta joshë me gazin me çmim të lirë. Rusia nuk pyet për paketën e pestë apo të gjashtë të sanksioneve të reja të BE kundër saj, e jo më t’i hyjë në sy një pickim pleshti i ndonjë bashkimi të Serbisë me sanksionet europiane kundër Rusisë. Kjo është kaq e vërtetë, sa që edhe kryeministrja serbe Bërnabiç u detyrua ta pranonte në 29 maj se “sanksionet nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen e gazit”.

Duhet bërë e qartë së pari, që Rusia duke i ofruar Serbisë gaz me çmim tre herë më të ulët se çmimi i tregut, i jep asaj çmimin politik të gazit apo me saktë çmimin e besnikërisë së udhëheqjes së Serbisë ndaj Kremlinit. Në komunikatën e shkurtër të presidencës ruse për bisedën telefonike të Putinit me Vuçiçin në 29 maj theksohet se “të dy liderët konfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar forcimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë”. Ky është çelsi i parë që shpjegon përmbajtjen e dorëlëshueshmërisë së presidentit rus me gazin për Serbinë. Është çmimi i aleancës strategjike dhe i vartësisë strategjike të Serbisë nga Rusia, të cilën Vuçiç e ka sanksionuar në gjithë vijën e tij zyrtare filoruse, që ka ndjekur gjatë dhjetë viteve të tij në pushtet si kryeministër dhe president i Serbisë.
Ndërsa BE rrin dhe diskuton si seksin e engjëjve se me cilën karrike do të rrijë Serbia, Moska e din prej shumë kohësh se është karrikja ruse, ku është ulur presidenti Vuçiç dhe Serbia. Nuk besoj se ka mbetur ndonjë naiv në qarqet diplomatike të BE, që mendon se presidenti i vockël Vuçiç po ia hedh padronit të madh Putin dhe po ia merr gazin tre herë më lirë se bota. Gazeta e mirëinformuar ruse “Kommersant” shkruante në 29 maj se “pas asaj që Moska në një përmasë të rëndësishme plotësoi kërkesat e Beogradit për gazin, tani me siguri ajo pret nga Beogradi shpërblimin e merituar”. Pikërisht këtë thelb të vasalitetit në marrëdhëniet Rusi-Serbi presidenti serb nuk e zbulon në asnjë nga paraqitjet e tij delirante për arritjen e premtimit të Kremlinit për gazin e lirë rus.
As presidenti Vuçiç dhe asnjë nga enturazhi i tij ministror nuk i kanë shpjeguar opinionit publik serb se çfarë i dhanë ata presidentit rus Putin, që ai i daroviti me gazin e lirë rus. Është hera e dytë, që e bën Putini këtë. Edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar, pra pa u nisur agresioni ushtarak rus në Ukrainë, kur Vuçiç u takua me presidentin rus në Soçi, Putini i dhuroi gaz rus me çmim të lirë deri në 31 maj të vitit 2022, kur mbaronte kontrata e Serbisë me kompaninë shtetërore ruse të gazit “Gazprom”. Tani është hera e dytë, që Putini i jep Serbisë dhuratë gaz të lirë rus. Kur presidenti serb në nëntor të vitit të kaluar mori nga presidenti rus dhuratën gjashtëmujore të gazit të lirë, gazeta ruse “Pravda” shkruante se Moska pret që të marrë një bazë ushtarake ruse në Serbi.
Tani Putini kaloi nga dhurata gjashtëmujore e gazit të lirë në dhuratën trevjeçare të gazit të lirë për Serbinë, gjë që krijon bindjen se Moska duhet të ketë siguruar një lëshim të madh strategjik nga Serbia. A është kjo baza ushtarake ruse në Serbi, të cilën e përmendëte “Pravda” para disa muajsh, apo ndonjë gjë tjetër më e madhe , pritet që koha ta zbulojë. E sigurt është që ky është çmim politik dhe çmim gjeopolitik i varësisë strategjike të Serbisë nga Rusia. Ndaj me shpejtësi pas bisedës telefonike Putin-Vuçiç po shkon në Beograd në 7 qershor ministri i jashtëm rus dhe nje nga skifterët e politikës agresive ruse, Sergej Lavrov.
Çelsi i dytë për të shpjeguar dorëlëshueshmërinë e presidentit rus ndaj presidentit serb për gazin e lirë është e vërteta e madhe, që harrohet nga njëherë, se e gjithë industria serbe e naftës dhe e gazit përfshirë edhe depozitat më të mëdha të gazit në Serbi, janë prona të Rusisë. Infrastruktura energjitike e Serbisë zotërohet dhe kontrollohet nga rusët. Në këtë raport pronësie rezulton se presidenti Putin në fakt po i jep gaz rus me çmim të lirë kompanive ruse në Serbi, të cilat furnizojnë dhe kontrollojnë gjithë ekonominë serbe. Kështu që Moska i jep instrumentin e kontrollit dhe të shpërndarjes së gazit të lirë rus pikërisht kompanive ruse, të cilat forcojnë ndikimin energjitik, ekonomik dhe politik në Beograd.
Çelsi i tretë për të kuptuar qendrimin strategjik dhe diplomatik të presidentit rus është hija e një intrige të fshehtë energjitike dhe gjeopolitike midis Rusisë dhe BE. Në një farë mënyre Moska kompenson BE për favoret, që BE u krijoi kompanive ruse të gazit dhe të naftës në Serbi pas nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndërmarrjes së sanksionve të reja të BE kundër Rusisë. Në 8 prill 2022 BE vendosi përjashtimin e Serbisë nga sanksionet e saj ndaj importeve të naftës ruse. Në fakt nga ky akt i paprecedent i BE, e cila shkelte sanksionet e vendosura prej saj, përfitonte Serbia, por përfituesi më i madh real ishte Rusia, sepse nafta që importon Serbia është e kompanive ruse dhe kompanitë, që e menexhonin naftën në Serbi, ishin ruse. Tani Rusia i ofron BE mundësinë që të krijojë një kanal sifonimi të gazit të lirë rus, që në Serbi merr etiketë serbe, dhe mund të eksportohet në vende të treta.
Në Kremlin e kanë kuptuar drejt se dobësia e BE për Serbinë në fakt është dobësi e BE për Rusinë. Nuk është e rastit që në kulmin e luftës agresive ruse në Ukrainë BE doli me sinjale të qarta në adresë të Moskës se nuk ka ndërmend t’u japë statusin e shtetit kandidat të BE për shtetet ish-republika sovjetike, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, të cilat Kremlini i rivendikon si zona të influencës së tij.
Propozimet e habitëshme të BE për “komunitete politike dhe gjeopolitike europiane”, ku të futen edhe shtetet ballkanike, edhe shtetet ish-sovjetike të “Partneritetit Lindor” të BE, u shfaqën si alternativa në vend të zgjerimit të BE. Është alternativa e bllokimit të çdo aspirate të shteteve si Ukraina, e cila bëri në muajin mars të këtij viti kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE dhe po pret samitin e qershorit të BE për të marrë statusin e shtetit kandidat, por nuk ka shanset minimale që BE t’ia japë. Bllokada e zgjerimit të BE ndaj shteteve si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, përputhet me ekzigjencat gjeopolitike të Rusisë, e cila nuk mund të mos e vlerësojë lëshimin strategjik të BE ndaj saj.
Çmimi i lirë i gazit rus për besnikërinë dhe për satelitizmin serb ndaj Kremlinit duhet të shërbejë për të zgjuar të vonuarit dhe hileqarët në diplomacinë e BE. BE ka manifestuar një mungesë skandaloze serioziteti në qendrimin e saj strategik ndaj Serbisë. BE ka tetë vjet që gëlltit sfidën e Serbisë, e cila refuzon të bashkohet me sanksionet e BE kundër Rusisë qysh në agresionin e parë rus kundër Ukrainës në vitin 2014 e deri në agresionin e dytë rus të vitit 2022. Presidenti Vuçiç u lavdërua para disa ditësh se Serbia nuk është bashkuar me 23 deklarata të BE kundër Rusisë. Në filim të majit Serbia në OSBE u bashkua me shtetet ish-sovjetike të “Unionit të Shteteve të Pavarura” të drejtuar nga Rusia, për të nëshkruar një deklaratë antiperëndimore të hartuar nga Moska për luftën e dytë boterore.
BE bën sikur nuk e dëgjon që presidenti serb Vuçiç ka që nga 24 shkurti 2022 që nuk ka dënuar kurrë vetë personalisht agresionin ushtarak rus në Ukrainë, por çdo ditë sulmon 19 vendet demokratike të NATO-s për ndërhyrjen e tyre humanitare në Serbi në vitin 1999. BE bën sikur nuk e dëgjon që presidenti serb në maj deklaroi se krimineli ndërkombëtar i luftës Millosheviç është i pafajshëm. BE bën sikur nuk e sheh që në kulmin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë Serbia po armatoset deri në dhëmbë me raketa ruse dhe kineze.
Nuk u ndienë BE dhe zëdhënësit e saj as tani për gazin e lirë rus, që Putini i ofroi Serbisë, megjithëse akti serb përbën një shkelje flagrante të regjimit të sanksioneve të BE nga një shtet kandidat i BE si Serbia. Gazeta ruse “Moskovskij komsomolec” shkruante me kënaqësi në 30 maj se “shpallja nga Serbia e marrëveshjes së gazit me Rusinë, e irritoi Perëndimin. Beogradi injoroi sanksionet e vendosura nga BE”. Komprometimi filorus, me të cilin presidenti Vuçiç sfidoi BE-në, duket i çoi me leje zëdhënësit e BE, të cilët nuk janë bërë të gjallë deri tani.
Serbia është aleati strategjik i Rusisë dhe ky është një realitet që nuk e ndryshon dot as diplomacia indulgjente filoserbe e BE dhe as iluzionet e BE se presidenti Vuçiç përveç karrikës ruse do të mbajë afër edhe karriken europiane. Presidenti rus Putin po e ndihmon BE-në që të hapë sytë dhe ndaj po i hedh dorashkën e legalizimit të nënshtrimit të Serbisë nga Rusia. Serbia as ka qenë dhe as do të jetë me BE. Sepse edhe nëse në të ardhmen ndonjë udhëheqësi tjetër serb mund t’i shkojë ndërmend një gjë e tillë, Rusia e ka gati bigën për veshët e tij.
Ka një element interesant në çeshtjen e tanishme të furnizimeve të gazit të lirë rus për Serbinë. Agjencia amerikane e lajmeve “Asoshiejted Press” shkruante në 29 maj se “nuk është e qartë se si do ta marrë Serbia gazin rus, nëse BE vendos të mbyllë furnizimet e gazit rus që kalon nëpër vendet anëtare”. Kur BE vendosi në muajin mars të këtij viti ndalimin e furnizimeve të naftës ruse për Serbinë, presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia planifikon ta sjellë naftën ruse nga porti i Durrësit në Shqipëri.
Nuk ka informacion nëse Beogradi, në eventualitetin, që përmend “Asoshiejted Press”, planifikon që edhe gazin rus ta sjellë nga Durrësi. Nuk është për t’u habitur nëse ndodh. Me delirin e “Ballkanit të hapur” mund të justifikohet çdo lloj marrëzie për hatër të Serbisë. Mos harroni se edhe në vitin 1945 ishte Serbia që na çoi te Rusia. Pra është rrugë e njohur.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Te Serbia, e rjedhimisht edhe te aleati i saj strategjik Rusia, në 1945 na coi partia jonë “heroike”. Asokohe, në ballkone ke sheshi Skënderbej valëviteshin “krenare” përkrah njëri-tjetrit flamujt e Shqiperisë dhe të Serbisë. Miladin Popovici die Dushan Mugosha e kishin kryer qysh në 1941-shin misionin e tyre. Nqs. s’besojnë torovellot mund të gjejnë mjaft foto në rjet.
Rrugë e njohur kjo e dallavereve dhe allishverisheve.
Në diktaturë e kamufluar, në demokraturë bythëzbuluar. Po fare fare ama. Kush nuk e kupton se cfare synon ballkari i zberthyer ose është miop, ose zorzop.
Hungaria e Orbanit eshte rruga e gazit dhe naftes ruse per ne Serbi. BE è lejoi Hungarine te mos jete pjese e sanksioneve te naftes e gazit. BE eshte nje familje KURVASH. Perse nuk bejme nje referendum te behemi pjese e USA?
Vete Shaban Murati shprehet – Serbia eshte aleati strategjik i Rusise! Kaq mjafton per te mos kerkuar kot te fshehta kur e verteta eshte e qarte. Por jane rrjeshtat e fundit te Shaban Muratit ato qe duhen lexuar nga te gjithe per te kuptuar sakte rrugen qe na con ai ‘Open Ballkan’ ku Edi Rama po e drejton Shqiperine, fiks si ne 1945 sic shprehet Murati. Dhe kjo e ka shpjegimin – Rama drejton ate parti qe formuan ne 1941 Serbet per ta drejtuar pas lufte tek Jugosllavia e me tej tek Rusia.
Matuf ! Cfare po denoncon? Srbia perfiton nga mos realizimi i embargos se plote dhe perfiton pak edhe pa” dashje “.Kompanite qe menexhojne ruajtjen e gazit si ne Serbi ashtu edhe ne gjithe vendet e tjera qe marrin gaz rus jane Firma ruse.Gjermani u kap gafil kur pa se rezervat e gazit ne vend ishin zvogluar me qellim qe prej dy vjetesh!Rezervat atje menaxhohen nga vete Gazpromi! Kompanite gjermane qe prodhojne pjese per makina ne Serbi po kompensojne mungesen e prodhimit ne Ukraine dhe Rusi ( nje shembull eshte prodhuesi i kabllove Leoni me filiale ne Ukraine dhe Rusi) Nga nje ane nuk zbatohet konseguent embargua kundrejt Rusise per te vazhduar prodhimin ne Serbi por nga ana tjeter, mbahet Serbia edhe nen “fre “nga te dyja palet!
Gabimin, nese quhet keshtu, e ka bere politika socialdemokrate gjermane mbas luftes se Kosoves .
O ishin sylesh, ose kane qene “kollone e peste ruse”
Ngulmimi i Dajes per nongratisin shihet pak edhe nen ket prizem,por nese ky i yni e beri per ca qindaerka, thyerjen e embargos direkte amerikane, nongratisti gjerman beri rremuje gjithe Europen!
Ballkani i hapur luan nje far roli ketu, qe nje matuf si puna jote nuk e kupton dot! Me e pakta qe ndodh nen rrogoz ketu eshte paprekshmeria e Kosoves, kjo ju be e qarte Sashes se vogel ne Berlin!
Populli serb perfiton stabilitetin dhe vendet e punes, ne fund te fundit shpaguhet zelli dhe aftesia e tyre profesionale qe ne nje kohe te cakruar u perputhen me interesat e ca Vollodjave dhe Gerhardve.
Trupeshk! Nuk mbeti industria gjermane, boterisht e njohur si njëra nga më gjigandet për prodhim automjetesh, avionesh, anijesh, etj., të varet prej ca kabllove (me gjemba) të prodhuara në Serbi a kudoqoftë.
Teveqel! Kontrata e shitblerjes së mallrave për eksportuesen numër dy ne botë nuk njeh kufi.
Sahanlepirës! Sa për mener me thon kolonën e pestë ruse, që sipas teje gjoja ua paska lënë gjithshka ne dorë gazpromit (e di ti tuaf se cili gjerman figuronte deri para disa ditësh në këshillin mbikqyrës të gazpromit?) nga “paaftësia” për ta siguruar gazin diku ne vende të tjera me kapacitete te mjaftueshme pshm. ne Amerikë, Kanada, etj.
Këto që prallis ti si rilindjot me brirë që je nuk i ha as lopa.
Matuf edhe ti si puna e Zhgabes! Kerko ne internet
me fjalet Gas ,Speicherkapazität, Produktionverlagerung , Vucic in Deutschland,Autozulieferer Industrie!
Masi ti kesh lexu hec ke un me dur e dhom t’lam!
Merr edhe matufin dhe palloshin te t’nimojn je l’pimja!
Tallash! Ato trapllëqe që ke shkrojtur në gjermanisht kërkoi vetë në internet se lesht e pacurrit do gjesh. Produktionsverlagerung?
C’osht kjo fjalë e egër mër toc?
Sa për dijeni, “zhvendosja e prodhimit” në vende ku krahu i in lirë i punës është pothuajse badjavah është në trend. Ke tregu i leverdisshëm përqëndrohet bota e kapitalit dhe jo ke bunkartet e shalgjatit. Prodhimi zhvendoset atje ku fitimi është maksimal dhe ke zbatimi i kësaj praktike nuk bën përjashtim asnjë nga vendet më të industrializuara të botës.
Fundja cfarë lidhje kanë me temën o kokboooole. Po si s’na u hoqen qafe trapat. Hilfe DITA, Hilfe. Hahaha
O kok e madhe , kaq e thjesht esht me zhvendosjen e prodhimit? Athere pse s’vin n’Shqipri se rroga e puntorit esht akoma me e ulet? Ah, po, mase tremen prej “shalgjatit” ose prej asaj qe nuk kuptohen fjalet e “egra”
“C’lidhje ka me temen ” ? ?? Je me keq se matufi cmimi i gazit per Serbine esht edhe per BE n
Nejse, t’fala matufit dhe mos harro me la duret!
Kokpalar! Para se të nënshkruajnë kontrata me vende të botës së tretë, biznesmenët seriozë informohen kryesisht për garancinë që ofrojnë këto vende për investimin. Mungesa e garancisë e mban larg investitorin.
Renacak ordiner! Nuk është e vertetë ajo që pretendon ti . Në Shqipëri ka mjaft investitorë të huaj. Dje ke Dita pshm. kishte një artikull apostafat për investimet. Nuk të vë faj që te ka shpëtuar pa lexuar. Fajin ta kanë syzet e qorrit. Duhet t’i kesh prodhim veni me xhama si byth kavanozi. Ec kërkoje ke ekonomia artikullin e “Monitor”-it, që të mbushet kaplloqja e zbrazët. I ke edhe me shifra, edhe me diagramë. Po ku ke haber nga diagramat ti mehr kaqol? Ti vetëm për të bërë gam-gam u fute në forum. Sot je, nesër vesh opingat per se prapthi die ja mbath me bisher ndër shalë si shumë të tjerë.
I bezdisshem ky Murati me keto lajthitjet e gjata te perditshme.
Po s’të pëlqeu mos e lexo. Pastaj kujt ju rujt se u mërzit një sufllaqexhi?
Per Serbine, Rusine, Greqine,
dhe “francez” si puna jote PO.
Gjermoni ishte Gerhard Schröder qe Bundestagu i hoqi privilegjet qe kishte si ex Bundeskanzler!
Pse ???? E more n’vesh apo s’di as me lexu!!??
Dhe a ja ke bo pyetjen vetes se pse bundestagu i kishte lidhur atij një rrogë mujore aq të lartë sa ti si badrush interneti s’do kesh mundesi ta fitosh gjithë jetën e jetës?
He ,pse ? Nuk ja ka lidh ,i takon me ligj si cdo “exi ” !
Bundestag ja hoqi me arsyetimin se nuk u distancua nga lufta e Putinit ! Investimet gjermane ne Serbi perkojne me kohen qe ai ishte Bundeskanzler! Ballkani i hapur do anullohet vetem nese vendoset qe Serbise vete ti vehen sanksione se deri tani ka pelqimin e jo vetem Gjermanise ,po edhe te tjerve nga BE !
“Rroga” mujore eshte pensioni qe ai mer prej rreth 7000 euro, qe vazhdon ti mari deri sa te jete ne ket Bote ,kurse ato afersisht 500 000 euro te tjera ne muaj ,jane, ose ishin me mire per zyren e punes dhe personelin ndihmus, personel i cili nje zeri refuzoi te punonte per te!
I lave duret? Shko hypi avjonit….
Ke fillu me fol pak si përcart më duket. Edhe gjysmat mezi të kuptohen. Analfabet i dobishëm? Hahaha. Okay, me që na je njit si ai që s’thuhet pas kpuce, s’po të lej pa replikë.
Investimet reciproke midis atyre dy vendeve të cilave ti i referohesh nuk është se u intensivuan dukshëm në kohën e ish-kancelarit. Kjo është prap shpikja jote. Nejse, si “i gjithëditur” që je s’ta vë re.
Biznese dhe investime mes tyre ka patur qysh në kohën e ish-Jugosllavisë dhe këto vazhdojnë pa ndërprerje edhe sot. Për këtë ka plot shembuj konkretë. Tregu aty është, faktet flasin vetë.
Se ka mësuar një kokpalam fjalën embargo, kjo s’do të thotë se bota e kapitalit do vrapojë pas tekave të tij.
Bota e Lirë Ben sie do vetë dhe jo cfare “rekomandojne badrushat, apo jo?
7000 € rrogë? Bruto? Për mbikqirësin e gazpromit? Hahaha sa kom qesh. Po aq në Gjermani i fiton dhe plenaxhiu i kommunales o mjeran, mjafton te bëjë ca orë shtesë e të punojë jashtë orarit. Po Shell sie shembull vetëm këtë kategori, pa qene nevoja te shkoj ke ekonomistët dhe doktorët. Me sa shof mediat e shkrojtura die vizive të paskan hudh trutë e gamorit se ato 7000 € s’i mjaftojnë nje gjermani as për të 10rë. Mos u merakos se s’je i vetmi. Të indoktrinuarit keqazi i kemi sie malli që shitet me shumicë ke tregu i firmës “prestigjoze” Gabi.
Zhabë, të pjerdhsha analizat!
Paske akoma fuqi të pjerdhësh ti? Po ti mezi mbahesh në këmbë o ngordhalaq. Mirë që futesh në forum sa për të nxjerrë dufin me dy fjalë, po të paktën mos e ofendo tjetrin se ajo fënda pa zhurmë si e grave të kthehet prapa dhe ta bukos hundën.
Po ti mor rrotë cari, ku di gjë sa vjeç jam unë?? Me kë sy më pe, me atë me xham apo atë pa xham??
I shkreti kancelar thuaj. Tani sipas ktij rrotës do mbesë pa të ardhura mujore se bundestagu ja mbylli rubinetin. Nqs. “rroga” ishte thjeshtë “pension”, atëhere si do ja bëje hallit këtej e tutje? Kushedi, ndoshta dell ndonjë antidiplomat grëk die i ofron lëmoshë.