Analizat për tërmetin: Hekur dhe beton më pak sesa e kërkojnë rregullat antisizmike

Ornela

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës.

Sipas hetimit janë gjetur shkelje të rënda të rregullave të sigurisë teknike në objektet e shembura që shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Analizat tregojnë se janë përdorur sasi dhe dimensione më të vogla të hekurit sesa e kërkojnë rregullat antisizmike.

Analizat kanë zbardhur faktin se shkeljet janë kryer me rezistencën e betonit dhe kolonat mbajtëse të objekteve të shembura.

Pas këtyre analizave , për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, pritet të zgjerohet numri i personave në hetim.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Hetimi duhet te behet nga lart , nga ministria e ndertimit nese ekziston ndonje e tille dhe deri poshte ..!Qeverite cilatdo qofshin kane pergjegjesi pasi kemi te bejme me jete njerezish . Ministria e bujqesise e kethyer ne “ministri peshku apo cirronkash” e di qe nuk ekziston dhe me vjen keq per agronomet e perkushtuar qe ” numerojne yjet “..! Tani me vjen keq per inxhinieret e vertete ndertimesh qe punojne si argate ne Europen e mplakur , pasi atdheu nuk ka nevoje per njerez te sinqerte , me kulture dhe dije profesionale , por per mashtrrues , mafioze te lidhur me shtetin , I mjeri atdhe ..!

  • Mine me sahat do te mbeten pallatet me mbingritje,tullat e fasadave dhe ato te mureve portante jashte destinacionit.fasadat e plasaritura kane probleme me shirat dhe ngricat.asnje nuk po i vlereson si demtime .

  • More shoku gazetar kur fillon te shkruash nje material studjoje pak situaten e mos na thuaj pallavra. Qe betoni dhe hekuri nuk jane ne sasine e kerkuar kjo nuk do as mend e as kalem, por a je nje gjendje te na thuash se kush e shkaktoj kete, projektuesi apo ndertuesi. Ky eshte hetimi e qe duhej te na thoshje ne kete artikull.

  • Po cilesia e marka e betonit a jane analizuar? Meqenese dihet se kush ka furnizuar me beton pothuajse tere Durresin, analizat nuk besoj se i kane bere!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *