Analizat që tregojnë nëse jeni bartës të Talasemisë

Pranvera Kola

Talasemitë, janë një grup i sëmundjeve gjenetike, të cilat transmetohen nga prindërit tek fëmijët e tyre nëpërmjet geneve. Talasemitë bëjnë pjesë në grupin e anemive kronike hemolitike (sëmundjeve të lindura të gjakut).

Çdo njeri duhet të dijë që këto sëmundje nuk transmetohen nëpërmjet gjakut, ajrit apo ujit, as nëpërmjet kontaktit seksual, apo atij fizik. Në talasemi ka prodhim të mangët, apo të plotë të vargjeve beta globinike (në rastin e Talasemisë Beta, të hasur më shpesh në Shqipëri), që janë pjesë përbërëse të hemoglobinës humane. Kjo gjë çon në anemi (ulje të nivelit të hemoglobinës, hematokritit, apo eritrociteve, si, edhe konstanteve të tjera eritrocitare).

Sipas bluzave të bardha në QSUT, talasemia mund të diagnostikohet herët në fëmijëri, që në muajt e parë të jetës. Por në varësi nga graviteti mund të zbulohet edhe vitin e parë, apo të dytë të jetës. Fëmija i vogël fillon të zbehet, nuk ushqehet mirë, është i përgjumur, nuk shton në peshë, fillon të sëmuret shpesh.

Diagnoza e hershme, siguron fillimin e trajtimit në kohën e duhur, duke shmangur komplikacionet që mund të vijnë me kalimin e kohës.

Diagnoza vendoset me të dhënat e siguruara nëpërmjet ekzaminimeve laboratorike, gjakut komplet, analizave biokimike, e mbi të gjitha me Elektroforezën e Hemoglobinës dhe Identifikimin e mutacionit genik (me teknika të biologjisë molekulare).    p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *