Analizat ushqimore në dorë të privatit, shkrihet Inspektoriati Shëndetësor

Ornela

Pas vendimit për kryerjen e analizave ushqimore në një laborator privat, qeveria merr vendimin për të shkrirë Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, një strukturë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo shkrirje që do të shoqërohet edhe me largime punonjësish do të realizohet nëpërmjet një ndryshimi ligjor duke bërë që kompetencat që ky Inspektoriat të kalojë te Agjencia Kombëtare e Ushqimit.

Drafti për ndryshimin e ligjit “Për Ushqimin” është hedhur për konsultim nga ministria e Bujqësisë dhe në të parashikohet që AKU të marrë super kompetenca dhe gjobat që vendoset të marrin formën e një titulli ekzekutiv.

Në relacionin e siguruar nga Gazeta SI, theksohet se mbi bazën këtij ndryshimi ligjor Parashikohet që rreth 15,000 biznese ose më shumë se 60% e bizneseve të listuara në regjistrin e ISHSH t’i kalojnë për inspektim vetëm AKU-së, me qëllim që të eliminohen inspektimet e dyfishta.

AKU ka 260 inspektorë, ndërsa ISHSH rreth 220 inspektorë. Kalimi i kompetencave për inspektimin e 60% të bizneseve nga ISHSH tek AKU, parashikohet që të shoqërohet gjithashtu edhe me kalimin e 120 inspektorë të këtij inspektorati tek AKU.

Shkrirja e funksioneve midis AKU-së dhe ISHSH-së, sjell edhe ndryshimin në marrëdhëniet e punësimit të AKU-së duke kaluar në një sistem më dinamik dhe më eficent të rregulluar nga Kodi i Punës, në mënyrë të njëjtë si rregullohen edhe marrëdhëniet e punës të ISHSH. Procedurat e organizimit dhe funksionimit të AKU-së do të specifikohen më tej me akte nënligjore.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Akt kriminal i qeverise. Ne vijim te gjithe akteve te thera antishqiptare. Shendeti dhe siguria publike nuk jane me detyrim i shtetit por biznes i privateve.
    Nuk ka me keq per shqiptaret
    Merni nje gur e i bini kokes, se po ju bie Ramuti me top, e s’po merni vesh. Popull i mbaruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *