Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Diplomacia europiane dhe ndërkombëtare, siç e kam thënë në librat e mi, fillon lëviz kur plasin ujrat, por ka shumë rëndësi se në çfarë drejtimi lëviz. Ka lindur një fenomeni i ri shqetësues, që lëvizjet tani po bëhen jo në kahun e duhur, dhe diplomacia ndërkombëtare po u jep çmime nderuese shteteve dhe forcave destruktive, që janë gjeneratorë të tensioneve lokale.
Kriza e re e pragkonfliktit e shkaktuar tani nga entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, që shpërtheu krahas pragkonfliktit që shkaktoi Serbia në kufirin me Kosovën muajin e kaluar, evidenton një qendrim të ri të habitshëm në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, e cila po flirton dhe po vlerëson luftënxitësit si “çelësa të stabilitetit ballkanik”.
Pragkonflikti në Bosnje-Hercegovinë arriti pikën më të keqe që nga mbarimi i luftës atje në vitin 1995. Ndërprerja e pjesëmarrjes së të ashtuquajturës “serpska republika” në institucionet qendrore të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, mosnjohja nga serbet e autoritetit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Sarajevë ish-ministrit gjerman Kristian Shmidt, planifikimi i krijimit të një ushtrie separatiste, i një sistemi serb drejtësie dhe institucioni taksimi separatist serb, etj. e çuan situatën në pikën më të lartë të vlimit, sa që detyruan zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit Escobar të shkonte me shpejtësi në Sarajevë në datat 7-8 nëntor për dy ditë bisedime me krerët e tre komuniteteve etnike përbërëse të Bosnje-Hercegovinës për të ulur gjakrat.
Situata ishte kaq pranë luftës sa që Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Sarajevë, Kristian Shmidt, në 4 nëntor paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB me raportin e tij të posaçëm se Bosnje-Hercegovina po kalon rreziqe ekzistenciale, se kërcënimet e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, janë të njëjta me seçesionin pa e shpallur atë, se kërcënimet e tij rrezikojnë paqen jo vetëm në vend, por edhe në rajon.
Në kulmin e këtij alarmi për rrezikun e një lufte të re etnike, ngrihet në 6 nëntor kryeministri hungarez Viktor Orban, i një shteti anëtar të BE dhe të NATO-s, dhe bën një vizitë të posaçme pune në Banja Luka, kryeqendra e të ashtuquajturës “serpska republikës” dhe në mënyrën më skandaloze shpall se serbët e “serpska repubikës” luajnë rol kyç në procesin e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Ballkan.
Dhe e deklaron këtë certifikim nderi pas bisedimeve me kreun e separatizmit serb Dodik, i cili ka marrë pishtarin e ndezjes së luftës etnike dhe të prishjes së shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Kemi një mbështetje publike diplomatike dhe politike të Budapestit për luftënxitësin e Banja Lukës, i cili i entusiazmuar nga përkrahja hungareze, deklaroi në 6 nëntor se “I jemi mirënjohës Hungarisë për mirëkuptimin që ka për “serpska republikën”.
Kjo lexohet si një mirëkuptim për separatizmin serb. Kryeministri i Hungarisë bën vizitë pune duke marrë edhe ministrin e jashtëm me vete në “serpska republika”, duke i dhënë entitetit serb statusin e shtetit, në një kohë që nuk shkon në kryeqytetin e vendit në Sarajevë dhe nuk takon anëtarët e presidencës boshnjak dhe kroat.
Kryeministri i Hungarisë i dorëzon “çelësin e stabilitetit të Ballkanit” fashistit Dodik dhe pjellës së gjenocidit me emrin “serpska republika”, të cilët po ecin përsëri drejt luftës etnike si në 1992. Para pak kohësh kryeministri i Hungarisë Orban gjatë vizitës zyrtare në Beograd shpalli se “Serbia është shteti kyç i Ballkanit Perëndimor. Asnjë shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk integrohet në BE nëse nuk hyn Serbia”.
Vështirë të gjesh se çfarë emri mund t‘i vesh kësaj diplomacie, e cila nderon me “çelësin e Ballkanit” luftënxitësit kryesorë të Ballkanit, që janë Serbia dhe “serpska republika”. Duket si një infeksion diplomatik dhe politik me origjinë ruse, që ka kapur disa shtete të BE ku udhëheqësit e tyre e kanë afishuar hapur filorusizmin e tyre brenda BE dhe në Ballkan.
Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur dëgjon që edhe një diplomate e një shteti të rëndësishëm të NATO-s në 28 tetor deklaron se “Serbia është shteti kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”. Një deklaratë e habitshme po të kesh parasysh se bëhet pasi Serbia dy herë brenda muajit tetor tentoi të provokonte konflikt të armatosur në kufirin verior të Kosovës.
Ka diçka thelbësore, që nuk shkon dhe nuk mund të pranohet, në këtë fenomen të ri në diplomacinë europiane apo ndërkombëtare, që nderojnë “me çelsa dhe kyçe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” luftënxitësit si Serbia dhe “serpska republika”, të cilat po gjenerojnë tensionet e rrezikëshme në rajon.
Së pari, kjo dëshmon një konfuzion dhe dobësim gjenetik në diplomacinë e shteteve europiane, të cilat në vend që të dënojnë dhe të frenojnë Serbinë dhe “serpska republikën” si vatra dhe forca destruktive, shkojnë dhe i glorifikojnë si “çelsa stabiliteti”.
Së dyti, duke u dhënë rolin dhe vendin e “çelsit të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, inkurajohen Serbia dhe “serpska republika” në ambicjet dhe politikat e tyre luftënxitëse.
Së treti, duke klasifikuar Serbinë dhe “serpska republikën” në rolin e “çelsit ballkanik” automatikish krijohet një lloj hierarkie nënshtrimi e shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor, që duhet t’i binden “çelsit”.
Së katërti, fenomeni i shpalljes se primaritetit të Serbisë në Ballkan si “shtet kyç” dëshmon një dobësi strategjike dhe sigurie ndaj fuqive të mëdha antiatlantike dhe antiperëndimore, që sponsorizojnë Serbinë dhe forcat destruktive serbe në Ballkanin Perëndimor.
Në datën 8 nëntor profesori i politikologjisë në Universitetin e Sarajevës Lindore, Sërgjan Perishiç, i deklaronte agjencisë ruse “Regnum” lidhur me tensionet e fundit në vend se “serpska republika” në rradhë të parë ka mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës. Askush nuk ka dëgjuar nga Beogradi asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë se udhëheqja e Serbisë nuk është dakord me politikën e Banja Lukës”.
Nuk mund të mos shtrohet pyetja se çfarë opinioni krijohet në Moskë për BE dhe për NATO-n kur në Ballkanin Perëndimor, që ka tre shtete anëtare të NATO-s, del ndonjë kryeministër, shtet anëtar apo ndonjë diplomaci atlantike, që deklaron se “Serbia është shteti kyç i sigurisë ballkanike” dhe jo NATO.
Ky fenomen i ri i në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare për të nderuar me “çertifikata mirënjohje për çelsa dhe kyçe stabiliteti” shtete dhe forca destruktive ballkanike, bie në kundërshtim me sistemin e vlerave, parimeve dhe traktateve themeluese të BE dhe të NATO-s.
Nga burime diplomatike mësohet se ky fenomen diplomatik në diplomacinë europiane ka lindur nga vlerësimi se duke nderuar me “kyçe dhe çelsa nderi të stabilitetit” shtete dhe forca destruktive në Ballkanin Perëndimor, ato shtete dhe forca destruktive do të bëhen më të prirur ndaj BE.
Është një iluzion optik apo diplomatik, që është përgënjeshtruar me qindra herë nga gjithë dinamika e zhvillimeve të pas luftrave në ish-Jugosllavi. As Serbia dhe as “serpska republika” nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e përgjakshme e konflikteve në ish-Jugosllavi dhe po përpiqen ta rikthejnë atë të kaluar.
Baronesha britanike Arminka Heliç shkruante në 8 nëntor në “politicshome.com” për tensionet e reja në Bosnje-Hercegovinë: “Seçesionistët janë të mbështetur jo vetëm nga Serbia, por gjithashtu nga Rusia, dhe më në heshtje nga Kina. Moska e shikon si rast për të krijuar kaos në zemër të Europës. Seçesionistët duan të krijojnë një krizë si pretekst për shkëputje me qëllimin e bashkimit me Serbinë”.
Argumenti tjetër, që jepet për fenomenin e ri të vlerësimit për luftënxitësit në Ballkan, është se me këtë taktikë do të ndikohet që Serbia dhe “serpska republika” të largohen nga Rusia. Është një naivitet diplomatik, i përgënjeshtruar nga zhvillimet, madje ditët e fundit udhëheqësi fashist i “serpska republikës” Dodik deklaroi se nëse na sulmon NATO ne do të kërkojmë ndihmën e Rusisë.
Fenomeni i ri diplomatik i akordimit të dekoratave të “çelsit ballkanik” për Serbinë apo për “serpska republikën” përbën një sinjal tepër shqetësues për shtetet sovrane të Ballkanit Perëndimor dhe të të gjithë Ballkanit.
Është shqetësues, sepse inkurajon shtete agresive dhe militariste si Serbia që të intensifikojnë ambicjet e tyre të aneksimit të territoreve të shtete të tjera me devizën e “botës serbe” apo të Serbisë së Madhe. Është shqetësues, sepse u tregon shteteve të rajonit se modeli destruktiv i sjelljes rajonale merr përkrahje në diplomacinë europiane.
Konfuzioni dhe dizorientimi në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, ku në vend të dënimit të Serbisë dhe të “serpska republikës” shpallen “çelsa të stabilitetit ballkanik”, krijojnë kushte të favorshme për maskimin e forcave destruktive në rajon.
Tingëllon ironike dhe tallëse për shtetet dhe popujt e Ballkanit Perëndimor, që Serbia e cila po ngren erërat e luftës në Bosnje dhe në Kosovë, del dhe shpall se po bashkon Ballkanin Perëndimor për “zonën e përbashkët ekonomike” apo për integrimin ballkaniko-perëndimor. Presidenti serb Vuçiç psall për paqen dhe parajsën, që do të sjellë projekti i tij i “Ballkanit të hapur” në të njejtën kohë që nxit luftë në kufijtë e Kosovës dhe në Bosnje.
Serbia e përdor “Ballkanin e hapur” si mbulesë të ambicjes serbe për përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në hegjemoninë serbe. Pikërisht për këtë strategji e vlerëson politikën e Vuçiçit diplomati rus Mihail Plisjuk, i cili shkruan në 4 nëntor në “eadaily.ru” se “Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e bashkuar me ta, po krijojnë para syve tanë projektin integrues të “Ballkanit të hapur” dhe për presidentin Vuçiç kryesorja është që t’i sigurojë Serbisë praninë e nevojshme maksimale në Ballkan.
Kështu në mënyrë të sigurtë Serbia bëhet lider rajonal”. Diplomacia ruse është tepër entuziaste për projektin e Vuçiçit dhe e lavdëron atë se që nga koha e Titos ai realizoi përsëri rëndësinë e Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Strategjikisht Rusisë i intereson roli qendror, drejtues dhe hegjemon i Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Por çfarë mund t’i interesojë BE-së apo NATO-s roli qendror, drejtues dhe hegjemon i Serbisë filoruse dhe antiatlantike në Ballkanin Perëndimor.
Si nuk arrijnë ta kuptojnë shtete raja si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që ranë në dashuri me shikim të parë me projektin serb, se diplomacia serbe ka hapur sirtarët e federatës ish-jugosllave për t’i aplikuar sot.
Si nuk gjejnë kohë zyrtarët e lartë të Tiranës të lexojnë pak faqe histori të Jugosllavisë dhe të mësojnë se gjithë përmbajtja dhe premtimet e “Ballkanit të hapur” bashkë me katër apo pesë liritë e ungjillit diplomatik serb kanë qenë të realizuara në Federatën komuniste Jugosllave, ku bënin pjesë pesë shtete nga gjashtë të Ballkanit Perëndimor. Madje kishin më shumë liri të qarkullimit të mallrave, kapitaleve, punësimit dhe të shërbimeve brenda federatës jugosllave nga sa premtojnë sot të dalldisurit e tymosur të projektit serb.
Nuk ka logjikë historike, politike, diplomatike, ekonomike, etj. që mund të justifikojë kthimin në formë të re në federatën e dikurshme të shteteve që ikën nga ajo federatë mbytëse, me premtimin për të rishijuar prapë ato katër apo pesë liritë, që kishin në federatë.
Çudia e çudirave është përse Tirana zyrtare ka kaq etje të bëhet republikë jugosllave e Serbisë dhe nuk i kërkon më ato katër liritë te integrimi europian në BE. Askush në Tiranë nuk është në gjendje të thotë se ka diçka të re në “Ballkanin e hapur”, që nuk e kanë pasur republikat e Federatës Jugosllave. Udhëtimi ballkanik pandalim i kamionave dhe i shalqinëve tingëllon si diplomë profanësh.
Në dritën e këtyre zhvillimeve ballkanikoperëndimore bëhet edhe më e pakuptueshme se mbi cilat llogari strategjike apo gjeopolitike ndërtohen këto taktika diplomatike, që dekorojnë me “kyçe apo çelsa nderi”shtetet dhe forcat destruktive në Ballkanin Perëndimor. Këto taktika të gabuara diplomatike jo vetëm nuk i qetësojnë situatat, por i komplikojnë, sepse rrisin agresivitetin e Serbisë dhe të “serpska republikës” ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Çelësi i stabilitetit dhe i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është Aleanca Atlanike, ku bëjnë pjesë tre shtete të këtij mini-rajoni. Klasifikimet e tjera janë të gabuara dhe të dëmshme për Ballkanin Perëndimor.

I nderuar Sh.Murati.Të lexoi sa herë shkruan në DITA.E kuptoi shqetësimin tuaj për qëndrimet e BE në politikën e jashtëme,Sidomos për Ballkanin,Sërbine,Sëbckën e prapa tyre Rusia e Kina..!
-Nuk më vjen mirë që nuk shkruan një llafë..asnjëherë për Sërbomadhin tonë SaliRamBerisha.
-Si ka mundësi që Ju shqetësoheni shumë me të drejtë për BOSNJEN që po nxjerr tym,Kur Shqipërisë tonë Saliu po i vë shkrepsen për së 7-ti herë..91,96,97,98,2011,2019,22021 me vrasjen e Dr.Xhuvanit në Elbasan.!!??.
-Si kujtoni Ju se “Faltoret”e Saliut nuk bëhen me porosi të Beogradit+Kremlinit..??
-Ju ngatrroni “OpenBalkan” si vazhdim i marrveshjes së Berlinit që mbështetet nga SHBA+BE me Edi Ramën që e urreni më shumë se Saliu.
-Herën tjetër mos e ngatërro Grurin me Egjrën.
-Për Edi Ramën unë nuk dëgjoj Ju,Por të mëdhejt Alfred Moisiun dhe Rexhep Qosen që e vletësojnë si KM më të mirë në 30 vite në Shqipëri.Nukse nuk ka të meta.Por për të nuk ka dosje dhe vidio me zë e figurë për vjedhje e vrasje.
-Të lutem më thuaj pak kush e helmoi Ismail Qemalin në Itali.Kush nga Zogistët vrau B.Currin,L.Gurakuqin,etj.Pse u vra Esat Toptani në Paris.Çfar ka bërë më pak Saliu se Ai..!? Kush urdhëroi për 2 prillin,21 janarin,Gërdecin,Azemin,Trebickën,Remzi Hoxhën,Olldashin,Santon,Konomin…etj.
-Ju intelektuali i klasit të parë na shkruani pse SPAK+GJKKO nuk e arreston Sb,l.M.Lb,F.Mediun..kur faktet janë ATYYY,por thot se DASH të na japi fakte..nië lloi siç thot Saliu..!! Këtë na shpego siç shkruan Bedri Islami,V.Malaj,A.Duka,F.Tarifa,etj.
-FLM DITA
Bravo, Et’hem Lalaj, nuk i shtoj dot asnje fjale komentit tuaj!
Jo shtoj o Martin, po shtoi, si Ethemi
O ethhhhem,po saloja nuk ka gje me ne dore,ai vetem mund te llomotis…Edvin Rama ta qoje detin ne Strasburg perte thene se drejtesia…..ai ta la Kosoven dhe thote se vete fajtor.Edvini i thote vella vuciqit,i cili dihet cka beri ne ishYU dhe Kosove.Ai done Open Balkan qe te bjerer serbin dhe maqedonin ne shqiperi,qe Durresi te behet Drac dhe poradeci ,pogradec se jane tonat do thuan…A do ti kundershtonte rilindja keto?Saliu duhet ne burge por ai prap ka aman nuk e ben kriminelin vella,si puna eRamos.Ramos ka marre rrolin e kryepiskopit te ballkanit,nuk i hane ati per shqiptare
I nderuari z.Murati!
Llastimi i Serbise,,
Llastimi i serbeve.
Llastimi i kelysheve agresive,nuk eshte ceshtje Llogjike,politike,strategjike,diplomatike,,ESHTE CESHTJE INSTIKTESH BIOLOGJIKE,.
Europa eshte nje Kafshe qe argetohet,sic ishin turmat romake ne amfiteater,qe brohorisnin gjakderdhjen,,gladiatorin me agresiv,me te pameshirshem,.
Me te pameshirshem ne Ballkan,jane serbet.
Ata perkrah kafsha gjaksore Europe.
Pse habitet SH.M? Nuk ka kurrfare “qendrimi te ri te habitshem” jo tek “diplomacia europiane e nderkombetare” sic e rrombullakos SH.M, por tek Diplomacia USA+EU!
Eshte e njejta diplomaci e nga 1999 te pakten kur “Clirimtaret” e Kosoves i bejne presion asaj te perplaset koke me koke me serbet ne Tryeza koti, e nuk i bejne presion Serbise te njohe Kosoven!
Kush ka dyshime te shkoje e ta shohe kufirin real Kosove-Serbi te “nderkombetareve” te SH.M, te vendosur prej tyre ne 1999 atje tek Ura e Ibrit.
Ashtu si serbeve edhe shqiptareve nuk iu interesojne kufijte qe ua kane vene te tjeret: shqiptareve ne fillim te shekullit XX, serbeve ne fund te tij. “Ballkani i Hapur” eshte nje zgjidhje paqesore e administrimit te territoreve ne kushtet e globalizimit te ekonomise rajonale, kontinentale dhe boterore.
Saktë z. Murati, fatkeqsia e Shqipërisë është kjo klasë politike. Sikur janë mbledhur në një vënd të gjithë budallejtë, maskarejtë, të pamorralëdhmit, hajdutët, kriminelët, tradhëtarët dhe një media perverse që u bën fresk çdo kohë, sa dimë edhe kur shkojnë në wc që të dhjesin!!! Turpi ju mbuloftë ju fundërinave që nuk keni asnjë ndjenjë kombëtare dhe u jepni hapësirë serbëve me « Ballkanin e Hapur » që është një projekt i rrezikshëm, që edhe fëmijët mund t’a kuptojnë se përse kèrkojnë serbët që t’a bëjnë.
Pse nuk i bije drejt e ne koke muhabetit , o Shaban ? Nuk i do njeri ne Evrope myslymanet . Eshte kaq e thjeshte .
Jo o dhiplomat, nuk do njeri popujt kurva qe nuk duan veten
mblidh mendjen o, turk m..uti;
nuk i duan turqit; as ne Europe . as ne Ballkan .
Kjo që shkruan ti « diplomati » është teori serbe. Europa ka me miliona myslimanë, ndërsa Shqipëria i ka më shumë ateista se sa fetarë. Problemi është tjetërkund, që kemi komshinj të dhjerë që duan të bëjnë me shqiptarët atë që bënë para një shekulli dhe që u dha rezultat. Shqiptarët duhet të bashkohen, se vetëm kështu u hiqet oreksi serbëve, grekeve, bullgarëve,etj.
Evropa ka miliona myslymane more Bashkimi , sepse i kane zene deren , nuk i ka ftuar askush , perkundrazi po behet gjitheçka , qe te mos hyjne ne Evrope , i paguajne miliarda Turqise , qe mos hape kufijte , vendosin tela me gjemba e mijra ushtare neper kufij detare e ujore per te ndaluar dyndjet islame . E gjithe kjo , sepse muslimanet jane te pa integrueshem , jane injorante e hakmarres , kane menyre jetese qe nuk perputhet fare me ate evropiane . Jane jo te pakta rastet e terrorizmit , madje deri edhe brezi qe ka lindur ne Evrope , shndrohen ne terroriste e kamikaze per te vrare njerez te pa fajshem , qe i kane strehuar e pranuar ne vendet evropiane ; njerez te ndyre e te pa bese , te pa integrueshem deri ne brezin e trete . Per mua , Evropa , edhe pse ka nevoje per puntore , duhet te pranoje vetem kristiane , sepse , vertet qe te gjithe myslymanet nuk jane terroriste , por ama te gjithe terroristet , jane myslymane .
Diplomatiqis, kjo është gjuha e janullës që të përçajë shqiptarët me katër fe. Njëlloj si gjarpërit që nuk i duket helmi, edhe ti fshihesh pas fesë, por ke qëllim të ndyrë politik. Ata që besojnë realisht në fe, nuk bëjnë politikë me fenë, ndërsa ata që nuk besojnë mund të bëjnë politikë me fenë, sepse nuk i ka krijuar Zoti, por i ka krijuar Djalli. Gamisu tutje! Njeri pa formë!
o dhiplomate,
Po kush i ka trazuar keta muslimanet qe nisen drejt Evropes? Kush jua vjedh pasurite dhe naften ketyre muslimaneve, tokat, kullotat, ujin?
Kush ju hedh bomba mbi koke
Ashtu te pafsha ty dhe femijet e tu..me bomba mbi koke, pastaj te shikojme si do flasesh, si orthodhjakse e mire.
Nje fjale kyce ne kete artikull eshte “Pragkonflikti”
Cfare perfaqeson, si ta kuptojme kete fjale ne “situatat ballkanike” por edhe ne luften per pushtet ndermjet partive kudo qe te jene.
Nje shpjegim eshte se cdo shtet ballkanik e pertej ballkanit perpiqet te arrije maksimumin e perfitimeve te mundeshme duke e cuar situaten ne nje gjendje ekstremale pas se ciles mund te bjere ne gremine.
Ne kete proces ato veprojne ne emer te “te drejtave dhe sovranitetit te tyre” sic e kuptojne ato, duke neglizhuar raportin real te forcave me kundershtaret e tyre, per te arritur nje fitore me perfitime maksimale dhe humbje minimale.
Instiktikisht veprojne duke shpresuar se “Faktori Nderkombetar Euro-Atlantik” do ti beshtese. Por ky faktor vazhdimisht i ka thene se “gjella do krype dhe krypa do perdoret me karar”. Duket se kete porosi te vazhdushme nuk e marin me seriozitetin e duhur.
Dine shume mire “interesat e tyre” por nuk i kuptojne “interesat e aleateve” qe duan “stabilitet” Jane gati ti vene fitilin fucis se barutit dhe efektet e shperthimit ti riparojne aleatet. Ky eshte nje paradoks.
Shohim ne platformat televizive se disa personalite qe dalin atje jane te pa qarte me “Konceptin Stabilitet” Po keshtu ka paqartesi ne lidhje me “Konceptin Sovranitet”
qe lidhet si me “Sovranitetin e Kundrshtareve” ashtu dhe te “Sovranitetin Aleateve”.
Si ka mundesi te shpresohet se aleatet duhet te sakrifikojne interesat e tyre qe keto “Shtete apo Parti” te arrijne perfitimet maksimale qe nukjane ne gjendje kurre ti arrijne me forcat e tyre?
Besoj se secili nga ne duhet ti mendoje mire pasojat e vendimeve te nxituara, te gabuara, jashte realitetit objektiv.
Prangkonflikti eshte nje term idiot Ramist i perdorur nga Shabani.
Mundohet te jete koherent, po nuk ja vershellen njeri.
Nje vend i mbushur me hipokrite dhe servile. Frika dhe perrulja te zvogelojne inteligjencen.
Kjo ndodh dhe me Shabanin, sic ka ndodhur me gjithe inteligjencen shqiptare.
Ose servilizmi dhe ushtarlleku, si i Kalos te ben nje demagog budalla, qe flet dokrra dhe propagande vaksinimi duke ju referuar “gojeprishurve”
Ose si Thani qe i adresohet “haxhisteve”
Fenomen shume i perhapur nder populistet shqitpare
Te qenurit idiot eshte “brand” i kohes
Ajo që i mungon kësaj analize është përgjigjja në pyetjen: Nëse diplomacia evropiane dhe perëndimore është ashtu si është, pra po i llaston dhe po i shpërblen fashistët serbë dhe ushtruesit e gjenocidit, atëherë si duhet të sillen shqiptarët? Të përpiqen ta ndryshojnë këtë qasje të gabuar duke mos i humbur asnjëherë kontaktet me këtë diplomaci, apo të luajnë të fyerin e sedërlliun, duke hedhur shqelma kundër kësaj diplomacie, ndonëse as nuk përfaqësojnë një shtet të fuqishëm e të vetëmjaftueshëm për sa i përket fuqisë ekonomike e ushtarake, dhe as e kanë mbështetjen e duhur të ndonjë superfuqie apo të ndonjë koalicioni, megjithëse janë anëtar i NATO-s? Dhe pikërisht kjo është gracka me të cilën z. Murati nuk merr guximin asnjëherë të ballafaqohet e t’i shkojë deri në fund. Nëse ai mendon që zgjidhja është Berisha kundrejt Ramës, atëherë i bie sikur zgjebën të duash ta trajtosh me acid nitrik.
Serbia do a s’do zotrote eshte kyci i Ballkanit se ka c’do mundesi te vendosi paqe e stabilitet menjehere!
Serbet e Bosnjes dhe ata te Kosoves jane kapitali politik i tyre me i madh dhe jo i vetemi! Disa nga vendet e BEse kane investime te medha ne te qe kurrsesi nuk duan ti humbin. Presidenti i Hungarise nuk habit me njeri ne BE me ato qe thote perkundrazi kjo e “kycit” s’eshte gje hic se del hapur si pro kinez e rus edhe ne forumet e BEse!
Serbia fijet e sherrit i terheq aq sa te mos keputen qe ta detyrojne NATOn te nderhyje. Diplomacine serbet e luajn me mire nga te gjith ne Ballkan mas lufte gerthiten “na shkaterruat tani ejani e investoni te pakten qe te qetesojm gjakrat “kjo ndodhi shpejt se ndryshe nga t’gjith kane Infrastruktur me te mire e arsim me te kualifikuar qe prodhon puntor te zote!
Jo vetem kaq po ata lozin edhe karten e “kusherinjve” sllav dhe “miqve” kinez shum mire duke ju thene ” ja e kemi me dy mendje te hyme apo jo ne BE. Kaq per Serbine se pjesa tjeter e Ballkanit eshte thjesht fare politike s’bejne fare e s’kane se si me xhepin bosh ,motoja e tyre e vetme eshte “Eja xha Sam ndreqe pak”.
BE-ja eshte nje ndermarrje ne falimentim.
Ajo eshte e pa afte, te realizoi intersat e popujve te saje mbi ato te drejta qe vet i ka ven ne leter dhe me qindra her i shkel ato.
E drejta e kombeve. Ku eshte kjo e drejte e ketyre Kombeve brenda BE-se qe i nxite per lufte ne vende qe ti zgjidh problemet e tyre.
Hungarezi qe i jepe, Dadicit Celsin eshte ai qe deri ne funde te shkatrrimit te traktatit te varshaves i ka qendruar besnik Rusise,
Ndersa ne shqiptaret qe i kemi fishkelluar rublet Sovjetikeut qe ne vitin 1960 neve na ka hakle ne sy.
Ne vend qe neve te ishim te paret ne lindje ne BE- ata i bejn tifo Serbise qe beri 5-luftra ne ballkan dhe eshte e gatshme te filloi perseri.
Ne duhet pa tjeter te ishim ne BE por politika Ruse nepermes ketyre vendeve te lindjes ne BE ka zen vend te rendesishem dhe ne vende qe te luftojn kunder Rusise ata vazhdojne ti bejn tifo Rusise.
Ketu nuk duhet te mbaj Shpres,vetem themi qe SHBA te jet ne keto pozita per shqiptare sice eshte sote .
Keta kerkojn me cdo kushte te sabotojen ceshtjen shqiptare. pasi e shofin si rrezik serjoz fuqizimin e shqiperise.
Jane keta qe e sakatuan shqiperin nepermes kasapit Berisha dhe sote qe po duket se shqiperia po forcohet, e aktivizuatr perseri keta Kasap te dale ne sken dhe te marre detyren kryetarit te shtetit.
Ketij duhet t`ja shtypim kokesn.
Epo kurvave te Ramutit hallet jua zgjidh Serbia, jo BEja.
Kthehuni more putana ramiste nga jeni e nga nuk jeni.
Kthehuni nga Angila, Franca, Gjermania, Italia, dhe shkoni te gjithe ne Serbi.
Shkoni atje ti zgjidhni hallet qe jua paska lene BE pergjysem.
O copa putanash debile, keni dhe goje dhe hapni per BE per te mbrojtur krimet serbe.
Keta jane me te ndyre nga plerat e botes.
Thone ato qe nuk thuhen dhe nuk mund te imagjinohen nga asnje qelbesire, po keta kane vendosur kritere me te uleta per qelbesirat e llojit te tyre.
Pisa te degjeneruar
Mutrel- plehu i komentuesve , jevg i neveritshem , rrugac goje qelbur , zagar i felliqur , qen i zgjebosur .
Diplomacia SHBA- BE po zotërohet nga diplomacia ekonomike e Grenelëve që vetëm një dorë napolona tu tundësh janë gati të puthen e të ndihmojnë edhe kriminelin Sali Berisha që të riciklohet në politikë, edhe të ringjallin Open Ballkanin e mbështetur në diplomacinë groteske primitive të qumshtit që bëhet kos dhe sharqinjëve që fishken në dogana nga dipllomati global Edi Rama, një marveshje të ngordhur e bër pa mëshirë dhe në mënyrë sfiduese copë e çikë
nga vetë mini Hitleri Vuçiç (që kërkon të ringjall Rajhun e tretë serb të poshtëruar mbas aventurës së dështuar të kasapit Millosheviç) me
zinxhirat e tankeve të tij rreshtuar për luftë në kufi me Kosovën dhe bekuar nga ambasadori rus Arkan Bumbiç Kallashnikovi në emër të carit Vladimir të perandorisë sllave të Rusisë, mbas ultimatumit poshtërues për NATO (e mjera NATO ku ka arritur; ultimatum nga Vuçi serb përpiluar nga ambasadori rus) dhe
nuk mundet kurrë që situatës shpërthyese ti hiqet detonatori rus Dodik në Bosnje që bekohet nga Orbani, jo i Vatikanit, por nga Orbani i Hungarisë në emër të NATO ku Hungaria është anëtare (e mjera NATO, oiiiii) ,
nga një Eskobar me nivel diplomatik të tillë që, mbasi hipnotizohet nga sofizmat diplomatike me qumësht të thartuar dhe sharqinjë të fishkur të Edi Ramës,
i shkreti Eskobar bekon dobiçin Open Ballkan që është pjell në maternitetet diplomatike të Kremlinit dhe po ushqehet në Ballkan me përkushtim vetëm nga dadoja Edi Rama, që të ribëhet Jugosllavia e re serbe jo e Titos por e carit Vladimir.
I nderuar Shaban, diplomacia e Grenelëve , Borelve dhe Eskobarëve është pikërisht si diplomacia mjerane e Çambërlenëve të Europës para luftës së dytë botërore që çuan botën në kasaphanën e luftës më të tmerrshme në histori që ktheu në kërma me miljona njerëz duke mikluar Hitlerët e asaj kohe.
Hitleri i sotëm, cari Vladimir i Kremlinit, mbasi pushtoj Sudetet ruse Krime dhe Donec, po vringëllin suprer raketat e tij me shpejtësi Mach 10 mbi kokat e popujve të botës,
po kështu edhe MiniHitleri Vuçiç , bir i adoptuar serb i carit Vladi-mir( në shqip Zotëruesi i botës), me Sudetet serbe në Mitrovicë dhe Serpska Republika
po luajnë me sukses lojën hitleriane të Sudeteve për Rajhun pansllavist sepse
e dinë që në koridoret e politikbërjes në BE, SHBA, NATO ka bir dhe po rritet frikshëm edhe një herë fara e Çambërlenëve të pragut të luftës së dytë botërore.
Mjer ne me Çambërlenin tonë që me diplomacinë e sofizmave primitive të qumshtit që prishet dhe sharqinjtë që thahen në dogana, me një copë letër në dorë si dikur Çambërleni që e quan Open Ballkan të paqes që e tund në çdo takim me Çambërlenët e BE dhe SHBA, firmosur nga MiniHitleri Vuçiç, do të na bëj si popull viktimë të aventurave të rrezikshme ruso serbe që po pregatiten me zell në Ballkan dhe
duhet ndaluar sa nuk është von ky Çamberlen naiv e i çoroditur shqipëtar, lodër e mjerë e Hitlerëve të rinjë dinakë që projektojnë Rajhun sllav duke synuar qëllimin final, pushtimin me pancerat rus Sudetet serbe në Ballkan.
Diplomacia që perpiqet të spjegojë me të drejtë zoti Murati,i referohet kendveshtrimit te diplomacisë mbi bazën e së kaluarës,por sot diplomacia Euro-Atllantike,është në sherbim të zhvillimeve gjeo-strategjike të së arthmes.Eshtë e njohur dhe e pohuar diplomatikisht,kuptohet,se Ballkani perben një nga padrejtësitë më të mëdha historike që janë bërë nga fuqitë e mëdha qysh prej Kongresit të Berlinit e deri më sot.Këjo eshtë bërë mbi bazën e ruajtjeve të ekuilibrave politikë të ketyre fuqive sipas normave të asaj kohe.Këjo politikë ka cënuar dhe rënduar veçanërisht popullin dhe territoret e Shqiptareve,kryesisht në favor të Serbëve por edhe të disa fuqive Balkanike të asaj kohe,por edhe të disa shteteve të tjera.Tokat tona të populluara me Shqioptarë u janë dhënë atyre duke kufizuar hapesirën tonë jetike.Kështu ka territore me popullsi Shqiptare që ju dhanë,Serbisë,Malit të Zi,Greqisë,Bullgarisë.Por shumë toka të Hungarezeve ju dhanë Serbisë e Rumanisë e me radhë.Tani ka ardhur koha,në perspektivë që keto padrejtësi historike të rregullohen dhe të rikrijohet një hartë e re kufijsh të Ballkanit aty dhe aqë sa është e mundur.
Aq dhe aty ku është e mundur,mbasi siç dihet fuqitë e medha Ballkanike janë imponuar si kolonizatore të perzenë popullsinë vëndase dhe e kanë populluar me popullsitë e tyre respektive.Keshtu kanë bere Serbet me Shqiptaret, Malazezet me Shqiptaret, Bullgaret me Shqiptaret,Grekerit me Shqiptarët,si edhe Serbet me Vojvodinasit(Hungarezet),Serbët me Bosnjën e me radhë.Duke perzenë Shqiptaret ata kanë tjetersuar territorin,ndersa aty ku nuk kanë tjetersuar teritorin kanë populluar ato me serbë.Pra të gjithë shtetet Ballkanike kanë aspirata që territoret tu kthehen shteteve me shumicën e popullsise perkatese.Vetem NE-Shqiptaret-kemi të drejten e ligjeshme dhe morale ti kerkojmë ato teritore dhe Hungarezët,Serbët kerkojnë të “drejten”të marrin tokat e të tjereve,mbasi ata,kanë populluar teritorin që su perkiste dhe duke kerkuar bashkimin e popullit te nje etnie,duan te marrin edhe teritorin.Pra problemi eshte shume i nderlikuar.Pra edhe nga ripercaktimi i kufijve te Ballkanit perfitusë dalin fuqitë Ballkanike pushtuese.Fitojnë pra Serbët,Bullgaret dhe Greket.Ata fitojnë një situatë që e ka burimin te padrejtesia e kaluar,por eshtë sot argument jo historik por realitet historik.Keshtu pra Serbet duan teritore te bosnjes,te Hqiperise,te Hungarise ku shumica apsolute e popullsise është Serbe ne territor jo Serb.Shqiptaret dhe Hungarezet sipas situates që thamë më lart,u mbetet të marrin ato territore që kanë,respektivisht shumicë Shqiptare apo Hungareze.Pra Ne,Boshnjaket dhe Hungarezet humbasim territor ndersa Serbet,Bullgaret dhe Grekerit fitojnë territore që kanë qënë historikisht tonat.
Keshtu pra zoti Murati,Zoti Orban i nxit Serbët e Bosnjes të intensifikojnë kerkesat per stabilitetin e tyre që nenekupton bashkimin me Serbinë, me synimin strategjik që të rifitojë tokat e mundeshme të Vojvodines.Si Orbani duhet të veprojme e synojmë edhe NE,Shqiptaret që të rimarrim territoret e humbura por që kanë popullsi Shqiptare.
Per te mos e zgjatur, diplomacia Euro-Amerikane është në funksion te zhvillimeve të arthme të ripercaktimit te kufijve Ballkanikë,dhe jo në funksion të diplomacisë të STATUKUOSË.
Ky është një ndryshim i madh që Zoti Kryeminister Rama,e ka të qarte si drita e diellit, ndersa diplomati ynë nuk ka arritur ende aty.
Diplomacia Evropiane nuk ka asnje detyre te zgjidhe hallet e shqiptareve pa deshiren e shqiptareve.
Diplomacia Evropiane nuk mund te dali me patriote nga diplomacia shqiptare, qe gjate gjithe ketyre viteve eshte perpjekur me kuc e mac rilindas dhe demokrat, qe te rehabilitoje Serbine.
Vete akti i Open Ballkan i Ramutit eshte deklarate e hapur qe rehabiliton Serbine, dhe eshte kerkese konkrete ndaj BEse qe te rehabilitoje Serbine.
Cfare faji ka BE ne kete rast?
Nji komb i vecante ne bote ,Qeveritaret ose politikanet pa lidhje se cila parti vihet ne pushtet e shesin vendin ,kombin vetem per interesat e tyre ,kurse populli hike jashte dhe askush nuk mendon per zhvillim por vetem si tju sherbejne te huajve por se cka mendojne fqinjet nuk ju intereson ,ne fund dote mbetemi vete me qiteli ne dore kurse te tjerat dote na i marin fqinjet dhe kjo ngjarje nuk dote zgjase shum ata jane afruar deri tek pragu i shtepise por Shqiptaret gjenden akoma ne gjum.zgjohuni or Injoranta.
Për tre vite lobim në SHBA, Oda Ekonomike e Serbisë (PKS) i ka paguar 1.3 milionë dollarë kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj, shkruan gazeta “Nova”.
Sipas të dhënave të marra nga gazeta “Nova”, lista e kontakteve, të cilat kompania lobuese raportoi për Serbinë, përfshin edhe Richard Grenel, i dërguari special i atëhershëm i presidentit amerikan për Serbinë dhe Kosovën, dhe Matthew Palmer, dhenderr i Serbise, në atë kohë përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor.
Në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend. Mirëpo, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022. E fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë.