Duke qenë se Koloreto Cukali ka studiuar për filozofi, kam vrarë mendjen këto ditë se çdo të kishte menduar filozofi francez Gilles Deleuze në rast se do kishte qenë gjallë dhe do të kishte parë filmin ‘Femrat’. Ndoshta në fund nuk do të ishte hedhur nga ballkoni apo dritarja. Po të isha në Tiranë do të kisha përdorur për këtë përgjigje dy tekste. Librin e Deleuze dhe Guattari ‘Anti-Edipi: Kapitalizmi dhe Skizofrenia’ dhe një tregim të preferuar të Charles Bukowskit ‘Shënime mbi kolerën’. Duke qenë se këta libra nuk i kam me vete, po mjaftohem duke i rekomanduar Koloreto Cukalit, të paktën parathënien e ‘Anti-Edipit’, në variantin e botimit anglisht të shkruar nga vetë Michel Foucault. Linkun po e vendos në fund të shkrimit. Përpara se të vazhdoj me argumentin, po shkruaj disa rreshta nisur nga parathënia e Foucault dhe çfarë mbaj mend nga tregimi i Bukowskit, duke zëvendësuar në dy fjalitë e para vetëm një fjalë me një fjalë tjetër.
UBIQUE MEDIA DAEMON
Ka dy lloje kolerash, kolera politike dhe kolera e jetës së përditshme. Kolera e jetës së përditshme është ajo që e bën njeriun të dashurohet me pushtetin, t’i përulet atij, ta ëndërrojë dhe adhurojë atë si dhe gjithçka që e poshtëron, që e shtyp dhe e shfrytëzon. Kolera e jetës së përditshme është kushdo që vetëshpallet përfaqësues i masës apo i opinionit publik, cilido që pretendon, apo i jep vetes të drejtën për të patur liçencën e së vërtetës, kushdo që mendon se përfaqëson norma dhe opinione objektive apo të vërteta universale. Kolera e jetës së përditshme është dorëzimi i njeriut përpara disfatës së tij personale dhe projektimi i hidhërimit të brendshëm ndaj botës. Kolera e jetës së përditshme është mohimi i çdo ëndrre për të krijuar, mohimi i çdo përpjekjeje njerëzore në të tashmen e në të shkuarën për frymëmarrje dhe çlirim; është mohimi i jetës, mospranim i të panjohurës dhe anasjelltas, mosnjohja e ekzistencës së Tjetrit. Kolera e jetës së përditshme të shfaqet më së miri në zili, cmirë, xhelozi dhe gjithnjë më fuqishëm në paragjykime. Futja në skenë e këtyre të fundit është mënyra më e lehtë për të shkundur xhepat e një mileti të mjeruar dhe gjysëm analfabet ku kolera e jetës së përditshme nuk dëgjon, nuk lexon, nuk sheh, mbetet e paprekshme, e pa arritshme dhe e bindur se ka gjithmonë të drejtë. Është për t’iu trembur dyansësisë apo bipolaritetit që përjashton mundësinë e një të ndërmjetmeje të pa definueshme qoftë ky subjekti apo ndërgjegja. Megjithatë një i metë që merr përsipër të shpjegojë diçka që nuk kupton, me apo pa koshiencë, mund të jetë shembulli më i mirë për të shpjeguar skizofreninë e një kohe. Në mes të kësaj kohe gjendet një ishull fjalësh që në fund ka humbur çdo sens dhe vërtetësi duke u bërë pjesë e një imagjinate krijuese që zë vend në kokë, në mendje, në përfytyrim dhe në kulturë, si tullat në një mur, apo si gurët e budallait në lumë. Në fund pushteti i këtij muri refuzues mbulon me vetëkënaqësi të gjithë sektorët e analfabetizmit funksional të jetës publike si opinionet, televizionet, spektaklet, librat, radiot, gazetat, politikën, artin, dhe si akt të fundit tenton të vërë poshtë edhe kinemanë. Fenomeni i suksesit absolut në këtë mes është se njeriu që urren në kulm masën dhe njerëzimin, një ditë të bukur vetëshpallet zëdhënësi i tij. Kjo sepse ai di të kontraktojë një tjetër që thjeshtë di të shesë. Në këtë batërdi të mendimit dhe të kaosit të plotë ku nazisti shpallet humanist dhe gjithkush projekton paragjykimet që ka në kokën e tij mbi murin e ngritur përballë tjetrit, apo thënë ndryshe atje ku ka marrë ferra uratën, unë po përpiqem të kuptoj Koloreto Cukalin.
CALLING DR. FUCKER
Ditën e hënë në dt. 30 qershor, Koloreto Cukali botoi shkrimin e tij të rradhës të titulluar, ‘Çelësat e Shqipërisë’. Përmbajtja nuk ka të sharë. Shkrimi në pamje të parë është i saktë, formuluar mirë, në mënyrë të tillë që shumica e njerëzve të jenë patjetër dhe detyrimisht dakord. Cukali i shqetësuar ngre në këtë shkrim probleme që lidhen me funksionimin e mediave shqiptare të cilat në dukje janë të mëdha dhe shumë të drejta, ashtu si në përgjithësi të gjithë problemet që ngrihen në gazetat e përditshme kudo.
Ai shkruan: “Televizionet shqiptare ulërasin abuzim. Thuajse gjithçka është vjedhje kohe e publikut e jo rrallë edhe deformim informacioni apo dhe dhunë informative. […] Gazetaria është një mjet për të siguruar favore e për ta tundur si kërbaç, nuk është kërkim i së vërtetës. Flas shpesh për të vërtetën, sepse më duket malli më skarco këtu te ne.” Sa mirë do të ishte sikur të vërtetën ta kërkoje në gazeta dhe ta blije për 20 lekë. Më kujtohet një moment para disa viteve kur një grup spontan të rinjsh kishin organizuar një takim proteste ndaj urdhërit të kryministrit të kohës për prishjen e Piramidës. Ishin mbledhur shumë pak njerëz, rreth 100-200 vetë, ishte dimër dhe errësirë. Ndenjën sa ndenjën njerëzit ku treçereku njihej me njëri-tjetrin dhe në një moment disa gjinazistë që kisha pranë lëvizën të alarmuar: “Hajde ikim se erdhën mediat!”
Çunat u ngritën dhe ashtu në errësirë u larguan. Çfarë dua të them këtu nuk është se ata kishin frikë se do t’i dilnin fytyrat në ekran, përkundrazi, akti i tyre ishte tjetër, ata refuzonin që mediat të përdornin fytyrat e tyre. Koshienca dhe përbuzja e atyre djemve për mediat, ishte një nga momentet që nuk i harroj dhe më kanë mbetur mjaft mirë të ngulitur në mendje në Tiranë. Çfarë dua të them, dhe mbajeni vëth në vesh, është se ka një rini në Tiranë, në Prishtinë, e në Shqipëri që është shumë më koshiente për çfarë ndodh rrotull seç mund të mendoni ju.
Koloreto Cukali vijon: “Mungesa e mentorëve të panjollosur është kriza e parë profesionale e gazetarëve të rinj. Më tej ata vështirë se do të hasin heronj të tjerë, as mes kolegëve të punës e as mes subjekteve të profesionit. Duket sikur ky vendi ynë i ha heronjtë.” Saktë, mendoj, por nuk di çtë bëj të qesh apo të qaj. Ndalem dhe thjeshtë konstatoj se këto fjalë i shkruan i njëjti njeri që vetëm një javë më parë, në mënyrë të drejtpërdrejtë në marrëdhënie personalisht me mua ka publikuar një shkrim ku vetëm shpif. Është i njëjti njeri, si një javë më parë. I njëjti njeri që sot del në mbrojtje të së vërtetës mediatike, para një jave, faktet e njohura botërisht i ka mohuar si hiç mos gjë dhe nuk u step të marrë përsipër të përfaqësojë mendimin e një bote të tërë, tagër që askush nuk ia ka dhënë dhe askush nuk ka se si ta përvetësojë. Ç’është më keq, duke luajtur dëshmitarin e rremë, ai vendos në autorësinë tënde gjëra që ti as i ke menduar ndonjëherë e jo më t’i kesh artikuluar apo të jenë pjesë e qëndrimeve të tua.
7 ditë më vonë ky personazh shfaqet në një shkrim të ri me një fytyrë tjetër dhe çdo gjë duhet të vazhdojë në normalitet. Gjithçka pritet të normalizohet e të bjerë në qetësi. Të paktën kështu duket se mendon ai vetë. ”Çfarë halli kam unë?” pyet Koloreto Cukali veten në përpjekje për të gjetur konkluzionin për zgjidhjen që sipas tij është problemi kryesor i Shqipërisë, “Halli im është që nuk e bëj gjumin e qetë”, konkludon ai. Menjëherë pas këtij konstatimi, Koloreto vijon dhe i afrohet zgjidhjes, “Sado e pashpresë të duket gjendja (…) ka prapë një çelës. Paraja”, shkruan ai. Më tej vazhdon: “Paraja. (…) Dhe, paraja është zëvendësues ligjor i çdo malli. Sikurse dhe zëvendësoi gjithçka, çdo vlerë. (…) Pikërisht ngaqë paraja është leva që lëviz shoqërinë tonë, çelësi është shumë i thjeshtë: Vetë paraja.” Në fund në një paragraf të ri vjen konkluzioni final: “Duhet kontrolluar paraja.” Këtu vuloset gjithçka. Koloreto ka gjetur çelësin e Shqipërisë. Problemi i vetëm në këtë mes është që kjo puna e kontrollit të parasë nga autoriteti i shtetit, është gjetur nga mbreti i Lidias që që në shekullin e 7 p.e. s dhe që njihet si njeriu që vendosi vulën e parë shtetërore mbi një monedhë. Imagjinoni për një moment sikur të vijë një ditë që në këtë botë apo qoftë edhe vetëm në Shqipëri paranë ta kontrollojë ky njeri.
Për të ilustruar perspektivën e tij mbi botën, etikën dhe paranë, do të sjell këtu momentin kryesor të reçensionit të tij mbi filmin Pharmakon. Për fatin tim dhe të tijin Koloreto Cukali e shpërndan këtë reçension nga të mundet Duke qenë mëse i sigurt se autorin nuk e ka paguar njeri të shajë me erz filmin Pharmakon, por e bën këtë nga bindja e tij, pra thënë ndryshe për qejfin e vet, e lexova me shumë interes reçensionin. Një pjesë e madhe e filmit Pharmakon vërtitet rreth dramës mes dy personazheve, Dr. Sokratit, të interpretuar nga Niko Kanxheri dhe djalit të tij Branko, të intrepretuar nga Klevis Bega Për ata që nuk e kanë parë filmin, një nga piketat e rëndësishme dramaturgjike të filmit fokusohet në momentin kur Branko, pra djali, merr vesh se babai i tij ka ngacmuar seksualisht vajzën që ai do. Vajza e re, është vartëse e Dr. Sokratit pra punon në të njëjtin spital me të.
Me pyetjen ‘Çfarë halli ka ky djalë?’ si nëntitull, Cukali përpiqet të rrëzojë këtë piketë. Në lidhje me personazhin e Dr. Sokratit ai shkruan “Ka çuar fëmijën në Amerikë të shkollohet; nuk ka benz superluksoz si çdo shef reparti, por udhëton me makinën e rrënuar të të birit ose me ambulancën e punës; kujdeset për një kanarinë… (…) Një fëmije narkoman, t’i japësh farmaci… T’i blesh shtëpi në Durrës ku ai të shkojë me vajzën që ke qejf ti, t’i blesh dhe shpi të re në Tiranë… Kush vallë do e merrte inat këtë baba?” Sipas Koloretos, një djalë që merr vesh se i ati i ka ngacmuar seksualisht të dashurën, nuk duhet të ketë ndonjë hall të madh apo problem nqs ky baba i ka lënë atij në trashëgimni një farmaci apo një apartament për të jetuar. E vetmja arsye se përse doktori sipas Cukalit do të mund të perceptohej negativisht, do të ishte nqs ky doktor do të paraqitej në film si pronari i një benzi mercedes.
Kritikat e tjera të Cukalit për filmin nuk kanë më rëndësi. Sulmi i tij për çështjet e tjera është i ngjashëm me dikë që kritikon një piktor jo për pikturën, por për përmasat e telajës që piktori ka zgjedhur. Thënë ndryshe, llogjika është e njëjtë si dikush që kritikon punën e një artisti, pse ai nuk ka përdorur ngjyrat që do të shkonin me perdet e shtëpisë të tij. Këtu përveç librit të Deleuze dhe Guattarit, tregimit të Bukowskit dhe parathënies të Foucault, është momenti që Koloreto Cukalit si filozof i shkolluar t’i rekomandoj dhe një libër tjetër, ‘Filozofia e Parasë’ shkruar diku në vitin 1907 nga Georg Simmel. Ideja thelbësore e Simmel është se paraja nuk është qëllim në vetvete por mjet shkëmbimi që drejton botën njerëzore drejt marrëdhënieve impersonale duke shtuar lirinë individuale, dhe mbi të gjitha duke bërë të mundur mendimin abstrakt.
Qëllimi në vetvete për Simmelin nuk është paraja, por mendimi dhe mënyra e të menduarit. Një shoqëri që nuk arrin dot të krijojë mendim abstrakt, nuk mund të ketë liri individuale. E sjell Georg Simmel këtu sepse dua të shkëputem nga bota emocionale, personale dhe imagjinative ku fatkeqësisht tek ne ka nisur të dominojë gjithnjë e më shumë mendimi konspirativ, siç edhe manifestohet në shumë shkrime të fundit në median shqiptare dhe jo vetëm të Cukalit. Për t’i rënë shkurt dhe për t’iu dorëzuar pafuqisë për organizim shoqëror apo veprim konkret në realitet, që lips një etikë personale të lartë të munguar bashkë me në dukje çdo moral shoqëror, konspiracioni shfaqet gjithnjë e më shumë në mendimin e sotëm shqiptar si zgjidhje dhe shpjegim imagjinativ e mistik për gjithçka.
Ka momente kur opozicionet binare aq mirë të artikuluara të epokës së strukturalizmit dalin nga binarët dhe transformohen në struktura deluzive mendimi duke vërshuar dhe shpërndarë injeksione paragjykimesh aq të thella, sa arrijnë pothuaj të transformohen në profeci të vetërealizuara në realitete skizoide subjektive dhe ultra personale. Mes këtyre mendjeve askush nuk ka më asnjë përgjegjësi për çfarë thonë e për çfarë aludon. Duke iu dukur se thonë e hyjnë në çështje të mëdha, njerëz që mendojnë se bëjnë zbulime të panjohura në histori, ushqejnë vazhdimisht mendimin konspirativ imagjinar, duke harruar se imagjinata pasive është armiku më i madh i mendimit abstrakt dhe racional por qoftë edhe i ndërtimit të etikës personale qoftë kjo edhe profesionale e nevojshme për të rezultuar në atë lloj veprimi konkret që mbart potencialin për të ndryshuar realitetin.
NJË PJATË DATTERI
Këto ditë më ka ardhur shpesh ndërmend një artikull i disa viteve më parë i shkruar nga Fatos Lubonja. E kërkoj dhe e gjej artikullin në blogun ‘Peshku pa Ujë’. Pas rileximit vërej se është një tregim shumë filmik dhe ndoshta ka diçka që më evokon një prej filmave e mi të preferuar të të gjitha kohërave, ‘Viaggio in Italia’ të Rossellinit.
Shkrimi është i vitit 2010 dhe përshkruan një udhëtimin turistik të autorit, bashkëhortes së tij dhe një çifti italian në jug të Shqipërisë. Në këtë shkrim Lubonja përcjell një vrojtim të imët, brilant dhe mund të them melankolik mbi dëmin e llahtarshëm të betonizimit të rivierës shqiptare dhe plehrave që asokohe kishin përmbytur Shqipërinë. Mendoj se është një nga shkrimet më të mirë të Fatos Lubonjës dhe titullohet mjaft me vend: ‘O malet e Shqipërisë’. Ky shkrim më kishte mbetur në mend për një fragment, në dukje të parëndësishëm në raport me tërësinë e problematikës që shkrimi shtron. Është një moment pushimi, ku grupi i vogël shoqëror shqiptaro-italian drekon. Autori, si për ta veçuar nga pjesa tjetër e shkrimit i vendos këtij momenti nëntitullin ‘Hurmat shqiptare arabe të detit.’
Pas një shpjegimi të gjatë e të detajuar që autori i bën udhëtimit, meditimeve të tij, emocioneve, debateve dhe bisedave me miqtë italianë, si dhe prishjes së sinqertë të terezisë të autorit herë pas here nga vrojtimet e njëpasnjëshme të dhunës së shkaktuar në natyrë nga dora e njeriut, Lubonja rrëfen: Natën e parë fjetëm në një hotel në dalje të Vlorës, pasi darkuam, po në atë zonë, në një restorant buzë detit nga ata që dukej se ishte ndërtuar që herët. Na ofruan një peshk të gatuar vërtet mirë. Ishte aq i freskët sa ndjehej aroma e detit në të. Na ofruan edhe një lloj molusku – “datteri di mare” i quajnë italianët – të cilët hapën një diskutim jo të vogël në tryezën tonë italo-shqiptare. Në shqip nuk di se si e quajnë këtë molusk. Është pak si i stërgjatë, në ngjyrë të kaftë, i ngjashëm me hurmat e arabike, prandaj italianët i quajnë “datteri”, që do të thotë hurma arabie në italisht, duke u shtuar epitetin “të detit”.
Më thanë se në Itali nuk lejohet të peshkohen, pasi nxjerrja e tyre kërkon shkatërrimin e shkëmbit kalkar nën ujë, ku ata rriten, duke shkatërruar kështu ekosistemin. Sepse këta janë molusqe nga ata që quhen gurëngrënës (lithophagë). E gërryejnë gurin e nënujshëm kalkar nëpërmjet acidit që prodhojnë me gjëndrat e tyre, duke krijuar kështu folenë ku edhe mbrohen nga grabitqarët e tjerë të detit. Për të arritur vrima në shkëmb gjatësinë 5 cm u duhen rreth njëzet, tridhjetë vjet.
Autori përshkruan më tej në pak rreshta diskutimin e gjatë në tavolinë mbi mundësinë e ekzistencës në Shqipëri të një ligji që ndalon apo jo peshkimin e ‘datterit’. Pasi në debat e sipër arrin në fund t’i thotë italinëve se një pjesë të poshtërsive si psh ngrënia e datterit ne shqiptarët i kemi mësuar nga ata, Lubonja vijon rrëfimin e tij: Megjithatë edhe ne i hëngrëm hurmat shqiptare arabike të detit. Me një ndjenjë fajësie, por i hëngrëm, dhe nuk na shkoi ndërmend ta hapim këtë diskutim me kamarierët e restorantit, që ishin edhe shumë të sjellshëm, se do të dukeshim si jashtëtokësorë. Zor se ata mund ta dinin se kishte një ligj në Evropë që i ndalonte peshkimin e këtij molusku. Aq më pak që të kishte në Shqipëri një ligj të tillë. Mund të jetë në ato letrat që ka mbushur Qeveria për tia paraqitur Evropës për punën e vizave apo të associimit, por ato janë letra, e letra do të mbeten për shumë kohë. Gjersa të vijë puna të na zhvillohet ndjeshmëria për hurmat shqiptare arabike të detit kam frikë se do ta kemi çimentizuar krejt bregdetin dhe sdo ketë më nevojë për këtë ligj.
Jam i sigurt se, nqs i lexon këto rreshta, Fatosi do të më kuptojë pse po i përmend. Në bindjen time, problemi më i madh i yni sot si popull është pikërisht ky që ilustrohet thjeshtë dhe njerëzisht nga tregimi i sinqertë i njeriut epokal në historinë e medias shqiptare, Fatos Lubonjës. Ne flasim e flasim, ankohemi për gjithçka, nga mëngjesi deri në darkë, për mënyrën se si funksionojnë dhe janë gjërat në Shqipëri, por një sekondë më vonë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, harrojmë çfarë kemi thënë, çfarë ka mbartur retorika jonë, dhe në momentin që na vendoset përpara pjata, vazhdojmë avazin historik. Pjata e datterit e Fatos Lubonjës mendoj se është simboli më i mirë, edhe pse më i pafajshëm, i fenomenit të përsëritur dhe ricikluar të gjithçkaje që ndodh në përditshmëri në çdo instancë dhe në çdo drejtim në Shqipëri.
Problemi ynë kryesor është, se tek ne çdo oponencë dhe rezistencë bëhet vetëm me fjalë. Koloreto Cukali si personazh dhe pjata e datterit e Fatos Lubonjës janë dy pjesë të së njëjtës monedhë. Cukali shkruan lart e poshtë dhe moralizon, ndërkohë që në realitet për të fituar një dorë para shet profesionin e tij të skenaristit për netë spektaklesh apo filma që thjeshtë përforcojnë këtë rend bashkë me gjithëçka që ai përbën dhe mbart. Fatos Lubonja dhe disa të tjerë mund të meritojnë nga një monument për çfarë kanë bërë deri më sot në Shqipëri, por mendoj se ka ardhur koha që askush të mos luajë më rolin, e të bëjë sikur nuk e kupton se ‘Sistemi’ nuk është një realitet jashtë nesh që qëndron si objektivitet, por një e tërë që bëhet e mundur nga veprimet, zgjedhjet dhe aktet e sejcilit nga ne në përditshmëri.
Realiteti si konstruksion shoqëror është pasqyrë e mënyrës se si ne e shohim apo perceptojmë botën, dhe këtu nuk e kam fjalën për atë të ideve, sepse ajo nuk ekziston, por atë botë që ndërtojnë aktet dhe zgjedhjet tona të përditshme. Sejcili prej nesh është ajo që bëjmë. Nuk jam duke predikuar këtu për çdo aspekt të shoqërisë, por po shkruaj për artin dhe shkencat shoqërore në veçanti. Mendimi im ka qenë dhe vazhdon të jetë se Shqipëria e pas 90’tës është ndodhur në një situatë alarmante neokonservatizmi, vetëpërbuzje krakteristike postkoloniale, stagnacioni dhe regresi kulturor, i cili në shprehje artistike por edhe hulumtime të shencave humane dhe shoqërore ka nevojë të goditet dhe të shkundet në forma të guximshme, origjinale dhe vetëreflektuese që duhet të marrin përsipër edhe risqe. Vetërefleksioni dhe introspekti janë pjesë e këtij proçesi.
Këndvështrimi im mbi kinematografinë në veçanti është se ajo është mbi të gjitha akt, veprim, intevenim në realitet Filmi në vetvete është ngjarje, është një ‘event’ Nqs arrijmë dot të abstragojmë diçka mbi botën, arti e kthen dhe e konverton mendimin abstrakt në praxis. Është domosdoshmëri që mendimi abstrakt, etika personale dhe konceptet tona të vetëkrijuara të përkthehet në praxis, që një shoqëri të ecë. Nqs ne do të synojmë të kthejmë kinematografinë, apo artin në përgjithësi, në spektakël dhe argëtim për masën, duke patur si synim një grusht para me shumë këtu apo atje brenda përbrenda varfërisë dhe mjerimit tonë, ju garantoj se do të mbetemi përjetësisht ku jemi ose më keq akoma ku kemi qenë. Unë e di që Koloreto Cukali nuk mendon kështu. E respektoj punën dhe përpjekjen e tij dhe të kujtdo tjetër në këtë botë, por nqs qëndrimet e tij fillojnë dhe marrin jehonë duke u bërë gjithnjë e më zyrtare në Shqipëri, siguroj se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mund të ecin dorë për dore bashkë drejt një katastrofe të sigurt.
Shqipëria dhe asnjë nga ne nuk ka luksin të jetë cinik, pesimist, komplotist e as deluziv. Shqipëria nuk është një superfuqi, por një vend i vogël i cili ka nevojë jetike të transformohet dhe jo të qëndrojë në stagnacion mendor apo të vazhdojë rrugën e regresit të mëtejshëm kulturor duke eksploatuar paragjykimet e veta komercialisht. Prej vitesh jam i bindur se askund në botë nuk lipsen revolucione të jashtme, por ajo që nevojitet dhe për të cilën meriton të punohet të paktën nga njerëzit e dijes, të shkencës, të arsimit, të kulturës dhe të artit në tërësi, është ndryshimi thelbësor i kulturës së të menduarit në Shqipëri dhe kudo në këtë botë. Për këtë arsye është jetike që punët tona të përpiqen të tejkalojnë çdo lloj stereotipi, përforcimi paragjykimi apo esencializmi të çfarëdo lloji.
Mund të them se për mirë a për keq, realizuar apo jo, gjithçka që ka patur të bëjë me punën time deri më sot ka qenë, është dhe do të mbetet në funksion të kësaj aspirate dhe synimi, si një akt i mirëmenduar POLITIK i vullnetit tim të lirë si qytetar i kësaj bote dhe bir i qytetit tim. Në rast se Koloreto Cukali do të marrë përsëri penën për të sulmuar punën time në formën që ka bërë dy herët e fundit, dua t’i kujtoj se asgjë që ka lidhje me bëmat, bindjet, aktet, veprimet dhe jetën time, nuk ka të bëjë me Mevlanin, me Natashën, me Todi Lubonjën, Kristaq Ramën, Vojo Kushin, Sigurimin e Shtetit, SHIK-un, SHISH-in, Respublicën e Mustafa Nanos, apo cilindo institucion, veprimtari, biznes apo njeri tjetër.
Ju përshëndes, Joni Shanaj
1) Në këtë faqe www.pharmakonfilm.org kushdo i interesuar mund të gjejë ‘Konceptin’ e filmit Pharmakon në formë të korrektuar. Koncepti, asokohe pjesë e një presskiti më të zgjeruar u është dërguar të gjitha mediave dhe gazetarëve të kulturës në Shqipëri në rastin e premierës së filmit në Tiranë prill 2012.
2) Një link i shkrimit ‘O malet e Shipërisë’ të Fatos Lubonjës gjendet këtu: http://www.peshkupauje.com/2010/09/o-malet-e-shqiperise
3) Link i ‘Anti-Edipit’ nga Gilles Deleuze dhe Felix Guattari me parathënien e lartpërmendur të Michel Foucault: http://cnqzu.com/library/Philosophy/Deleuze,%20Gilles%20and%20Felix%20Guattari-AntiOedipus.pdf
4) Linku i ‘Filozofia e Parasë’ të Georg Simmel ku libri është i plotë gjithashtu në formatin pdf:
http://www.eddiejackson.net/web_documents/Philosophy%20of%20Money.pdf
**********
Shënim i autorit drejtuar kryeredaktorit të DITA:

???
Nje shkrim dinjitoz per nje shoqeri te ditur dhe jo per mendjet e ndryshkura dhe te nenshtruara ndaj hicit.Pergezime Joni dhe nje keshille , andej nga Suedia ku je shkolluar e keni te veshtire te kuptoheni me turkoshaket e pambaruar te kesaj ane.
Joni do bente mire te pyeste prinderit se ku i gjeten leket per vilen ne pogradec dhe per jeten ne suedi. Ishin peinderit e tij we u bene deputete te Berishes. Sigurisht qe filmi femrat eshte idobet dhe skandal por koni mos t beje si revolucionarin ketu se ka mbajtur leket efilmit farmakon ne banke rreth 3 vjet dhe si ka deklaruar interesat. Ti leje perrallat dhe te beje ndonje film me te mire se pharmakoni ishte film shume i dobet ne llojine tij. E vetmja gje qe e shpetoj Jonin eshte qe Koloreto ka bere komedi me Mamaqin dhe Joni perpiqet te beje art moden me Kastron dhe Gixharin. Injorance totale.
Misamaras, fatkeq i keqperdorur, varfanjak dhe cinik, nuk ke argumenta per shkrimin por therret demonin e se keqes per tu shprehur ne nje linje qe duket se nuk ke asnje lidhje.Me kete koment tregove se je vetem nje instrument mjeran i perdhosur skutave.
Pergjigje korrekte. Cukali eshte humorist, jo artikull-shkrues… nuk e di pse e merrni seriozisht.
Hahahaha sigurisht qe nuk arrita ta lexoj as deri te gjysma por edhe aq mjaftoi qe ta keshilloj artikullshkruesin mos ti neglizhoje ilacet. Piji cdo vaft shoku. Ke nevoje.
Me vjen keq qe gazeta “Dita” merret me nje fare K.Cukali e J. Shanaj ,gjoja filozofe!
Keta “filozofe ” as qe ngjajne kurrkund fjala vjen jo vetem me filozofet klasike si Platoni ,Aristoteli,Demokriti,Sokrati e me pas me Dekart , Kant ,Fojerbah,Lock e Hegel ,Marks,Engels ,Spenser, Prudon e Sartrt, por me sa duket as me “filozofine” e Palluqes e Shaban Qoses se Tiranes se sotme kaotike e te percudnuar nga te kater anet.
Librat e shumte filozofike ,shumica derrmuese te perkthyer si mos me keq e qe nuk i lexon njeri kane zaptuar panairet e kotesise,.. injoranca intelektuale po arrin kulmin dhe ku analfabetet funksionale zoterojne shumicen e popullsise!
Gjithandej shihen vetem turma katundaresh “qytetare” te cillet kendojne Facebook dhe me gabime te tmerrshme ortografike e te sintakses se gjuhes shqipe bejne politiken e Amerikes, Europes,Kines e Brazilit, pale te palacove tane politike!
Kjo tablo kaq e zymte ,pas shembjes se sistemit jashtezakonisht te tmerrshem komunist e sidomos te ketij sistemit tmerresisht te mire kapitalist eshte tepke si nje pasqyre e ndryshkur, ku te duket koka si nje daulle, kur je vecse nje krimb qenefi.
Nashti, nuk eshte cdo gje e perkryer, jeta eshte e cuditshme, ja pershembull, ne sistemin kapitalist , nga pastrues oxhaqesh mund te behesh polic, keshilltar bashkie, murg ne ndonje manastir, kujdestar konvikti, deputet, e mjaft profesione te tilla te nderuara!
Eshte nje titull i njohur ” BIJTE E ASKUJT ” , qe ketij JONI-t mund ti pershtatet si ” BIRI I ASGJESE ” ,me kete shkrim absurd te autolevdatave te sheqerosura , ndaj nje tjeter ASKUSHI ,te ngjyrosur ( KOLORETO ) , vetem me lejla !!! Edhe ky Shanaj – Lako , me sa duket , heret e mesoi notin , nga prinderit e tij , ne Liqenin e Ohrit , atje ne vilen e tyre , ne Pogradec , ku ” vuajne ” te zezat e ullirit , qe u solli ” DIKTATURA ” e Berishes , nga deputetlleku , diplomacia ne Suedi , drejtorlleku ne Kinostudio etj etj . Nje takem si keta prinderit e ketij JONI , regjisor i stimuluar me hormone , mbahen si intelektuale te medhenj e patjeter , edhe te pavarur , kritizere te semure , mosmirenjohes shembullore dhe nen delirin e madheshtise e protagonizmit , ndihen shume me mire si derra te kenaqur , se sa si Sokrate te vuajtur !!!
Sa shume emra paskershkan kta Koloretot ktu lart?! 😀
Ky shkrim i mbushur me autolevdata me la nje shije te keqe.Kujt ja drejton kete corbe traktatesh filozofike,perzier me emra filozofesh,autore librash e filmash sikur ne ,lexuesit, do ti veme nje note?Shko coja katedres se filozofise,se u semurem me keta kritizere te semure e te llastuar!!!!!!!!!!!!
Jonit i duket gje vetja si perfaqesues i Kinemase Shqiptare? Pale fillon me filozofi boterore per te ardhur ne tema Lokale si Koloreto e Vetja.
Une nuk e pelqej filmine e Koloretos. Aspak. Por smund te ndaloj qe dikush qe do te beje filma. Vetem me dicka e vleresoj filmin e e Koloretos. Nuk ka marre fonde publike, e ka bere me leke qe i ka gjetur vete ne treg bashke me producentet. Per kete e respektoj. Joni ti leje pordhet se ben filma me leket e taksapaguesve si djali i Mevlanit dhe i Natashes dhe ka pergjegjesi qe keto filma te jene cilesore, jo katrahure sic eshte Pharmakoni
kjo eshte pergjigje e shkrimeve qe ka bere koloreto te klani dhe i ka botu resbulika online. joni i ka kthy pergjigje te respublika. ket pergjigjen tjeter nuk e ka botu respublika dhe e ka nxjerr dita. eshte debat qe ka dy jave
Ore avokat koqe, qenke per te ardhur keq.
Sa hapesira te lira paska “Dita ” ! Ka pak kohe , qe po i zgjeron keto hapesira . Mbase i del per mbare , duke bluar miser dhe duke ngrene grure . I. Foto
Nuk e besoj qe Koloreto dhe te tjere te mos kuptojne kete shkrim, qe eshte kaperxim nga polemike personale ne probleme te sotme te moralit dhe gjendjes shqiptare.
Koloreto eshte pjese e kesaj gjendjeje te semure, perderisa me sa duket e kishte me teper me te atin e Shanajt te ri,por e beri edhe te birin genjeshtar te madh (grande) dhe me sa duket nga komenti i gazetes eshte mbrojtur ne nder edhe prej Respublikes.Komentet qe lexoj perseri u kthehen prinderve te Shanajt te ri.Me sa duket keta dy njerez i kane bere ketij vendi te keqija te medha.Eshte e pakuptueshme cfare lexoj,jashte kontekstit te shkrimit.Me sa duket askush nuk do te caje koken per cfare behet ne kete vend,dhe cfare pergjegjesi te pakten morale ka sejcili per ato qe thote.Shanaj i ri nuk i pergjigjet thjesht gazetarit qe e ka sulmuar.Priti dhe ben polemike jo vetem per shkrimin por per pikepamjet e Cukalit dhe shokeve te tij..Apo ky njeri nuk ka te drejte as te thote gjykimet e veta se i prish pune Cukalit.Si i thote Cukali.Ti rri ne Suedi dhe vjen merr para.Cukalit si Kurt Pashes, i takon ky vend.Jo ne te tjereve qe jetojme jashte Shqiperije. Ndoshta e di Jonin ebre te kohes se Hitlerit.Keshtu do te me thote edhe mua ndonje dite.Ti mos iu afro Shqiperise.
Nuk e kuptoj kete qendrim,kini durim dhe lexojeni gjithe polemiken. Me pelqeu nje analize e kineastit te ri Deliana,per filmin FARMAKON.Edhe ai jeton midis Shqiperise dhe Amerikes,me sa thoshte vete.Bravo solidaritetit profesional.Cukali,shih pak se cbehet ne bote dhe si sillet nje autor me nje autor tjeter edhe kur nuk e pelqen filmin e tjetrit.Ia le vendin kritikes, jo vetes.Por edhe kete moral ti nuk e kupton.Bravo Joni per analizen rreth fenomeneve tona te sotme. Sa per Mevlanin le te shkoje ta hedhe Cukalin ne gjyq PER PERGOJOSJET QE I BEN.Nuk e di cfare pret. Cukali duhet ta dije se nuk ka njeri me te drejta te pakufizuara.Ne rast se shkruan perseri ,domosdo te kete durim se do te prese edhe pergjigje.Le ta beje zinxhir,se nuk ka tjeter pune.Shanajn e ri e keshilloj te mos i pergjgjet me por t’i thote te atit ta hedhe ne gjyq Cukalin.T’i marre ca para,se ashtu do t’i dhembe,me qe celesin e parase e paska shume per qejf.
Eshte kenaqesi te lexosh shkrim te ketij niveli si ky i Joni Shanaj.Gjithe keta qe i pergjigjen me kujtuan kohen e fushatave te shkrimeve te orkestruara nga sigurimi i shtetit kunder Ismail Kadarese, kuptohet shumica e te paditureve”te fshatareve socialist” besoj se ty Joni te kujtojne thenien e famshme biblike fali se aq dine.Urime dhe krenari te kesh intelektual te ketij niveli, kjo do te thote shprese per Shqiperine.
Jono, meso paaak nga Kadareja mos u zgjat shume me debilat:
Kadare nis përgjigjen e tij ngadalë. Fillimisht nuk pranon të merret me Hamitin, por e ndjen për detyrim që ta arsyetoj mosrespektimin që ka ndaj tij. Por më pak përgjigje ndaj pyetjes së Tucit, Kadare duket sikur më shumë dëshiron t’i laj hesapet më Hamitin.
“S’dua të merrem me gjëra të tilla. As me enigmat e tjera, siç i quani ju, të kësaj ankete. Sa për akademikun që përmendni, së pari po shpjegoj mungesën e nderimit tim për akademikë të tillë.
Me sa duket, s’është e rastit që, pasi ka qenë një nga zelltarët e këtij fabrikimi, ka mbetur mbrojtësi i fundit i tij. Veç kësaj, ngaqë ka qenë dhe vazhdon të jetë për gati dyzet vite rresht poet dhe prozator i Kosovës, më saktë një poet dhe një prozator i rëndomtë i Kosovës, ky njeri ka të drejtë të japë mendime sikurse çdo letrar tjetër, çdo lexues e çdo studiues”, thotë Kadare. Ai shton se ky lloj letrari, siç i referohet Hamitit, nuk mund ta harrojë statusin e tij modest në letërsi dhe të kthehet befas në një ‘arbitër të elegancës’, siç quheshin dikur sistematizuesit, kanonizuesit e letërsisë dhe përcaktuesit e hierarkisë së vlerave.
Më tutje ai vlerëson se statusi i Hamitit në letërsi është modest, prandaj nuk e lejon në asnjë rast shkeljen e ligjit numër një të artit: kriterin e vlerave.
“Përndryshe do të kishim një model të pastër të asaj që quhet ‘trafik influence’ (ndikimi). Kurse autorët që merren me të, do të ishin trafikantë, po aq të dëmshëm sa gjithë trafikantët. Kjo do të çonte në fitoren e mediokritetit, i cili për letërsinë dhe artet është më i keq se murtaja.
Sundimi i mediokritetit shpallet kur shkrimtari i rëndomtë, bashkë me rolin e arbitrit, merr atë të përjashtuesit nga letërsia të shkrimtarëve më të shquar, pra më të rëndësishëm se ai vetë” shprehet shkrimtari i njohur shqiptar. Sipas tij, nxjerrja nga letërsia e shkrimtarëve më të mirë është synimi i parë dhe i fundit i mediokritetit.
Nuk kuptoj komentuesit perse nuk merren me fenomenin por perflasin familjaret e tu, te duket sikur ka dicka personale mes teje dhe ketij Cukalit, por me sa po lexoj ky shkrimi yt i detyryar eshte me shume analize problemore.Duket se nuk nuk mund te krahasohet nata me diten, jeni ne dy pozicione te ndryshme qofte krijuese dhe dijesh.Joni pergezime dhe vazhdo ne rrugen e nisur.Kuptohet ziliqaret jane tek dhelpra dhe rrushte.Urime per qendrimin dhe jam “xheloz” per dijet dhe talentin tend.Suksese!
Me ne fund duhet ta pranojme se Joni Shanaj eshte trondites per nga talenti dhe noviteti.Filmat e tij me guxim sjellin provokime artistike, por me cuditi edhe me dijet e tija.Jam e befasuar per horizontin e ketij artisti stdudjues.Kot Kolarato nuk je ne nje korsi ne asnje parameter.Deabti i tij filosofik te meson ty se si te sillesh me nje veper dhe jo te pergojosesh me shpifje, i lexova ne link ato qe thote dhe jane te gjitha te verteta, perse thua qe jane genjeshtra?Apo ashtu je mesuar qe te pergjosh dhe te cpifesh?Talenti nuk fitohet me intriga.Ngushellime Kolorato!
Po Muç Nano pse nuk e botoi?
Ja prishni lezetin komplet çdo gjeje me kto koemetet tuaja të lodhura.
Joni sigurisht eshte perfaqesues i kinemase shqiptare, sic jane te gjithe ata qe bejne filma (dhe perfaqesojne vendin e tyre kudo qe filmat shfaqen). Dhe duke qene se filmi i tij eshte vleresuar me superlativa nga kritike specialiste europiane, eshte nderuar dhe Shqiperia.
Persa i perket lekeve te taksapaguesve per te bere filma, ato jane shume te pakta dhe nuk ka asgje te keqe te besh filma, dokumentare, libra dhe cfaredo lloj arti me leket e taksapaguesve, sic behet ne cdo vend te botes. Leket e taksapaguesve duhet te shkojne ne infrastrukture, arsim, shendetesi, por edhe nje kulture. Fatkeqesisht, shpesh artisteve dhe shkrimtareve u duhet te paguajne nga xhepi i tyre, gje qe publiku mund te mos e dije.
Kjo kultura e pergojosjes se prinderve, femijeve, e bashkeshorteve te te tjereve eshe ngulur kaq thelle, sa nuk degjon dot nje seance parlamenti e nuk lexon dot nje artikull pa degjuar/lexuar te shara per nje anetar familje te dikujt.