Shifrat shokuese të pronave: Janë njohur 73,400 ha. Për kompensimin duhen… 4588 vjet (!!)

Saimir Lleshi

Çështjet e pazgjidhura të pronësisë e kanë mbajtur peng zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, pa përmendur konfliktet sociale që kanë krijuar, të drejtat e cenuara të ish-pronarëve dhe miliona eurot që buxheti i varfër i Shqipërisë detyrohet për kompensimin e kësaj shtrese.

Mbi 47 milionë euro janë paguar ose janë në proces pagese nga buxheti i shtetit.

550 milionë euro priten nga 106 vendimet që janë në proces në Gjykatën e Strasburgut.

Një taksapaguesi të rregullt, që nuk ka zënë pronën e askujt dhe as nuk ka për të rimarrë tokë ose para, e drejta është që taksat t’i kthehen në shërbime dhe jo të shkojnë pafundësisht për kompensimin e ish- pronarëve.

Ligji i Trajtimit të Pronës, i teti në dhjetë vitet e fundit mbi pronat është miratuar vetëm pak ditë më parë në Kuvend.

Por që të zbatohet duhet të gjejë mbështetje ndërkombëtare dhe sidomos pranimin e Gjykatës së Strasburgut, që kërkon kompensimin me çmimin e tregut të pronarëve.

Sipas ligjit të ri, prona e kthyer, do të vlerësohet sipas zërit kadastral aktual dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit 1944, me një indeksim të vlerës në vite.

Ish-pronarët nga ana tjetër pohojnë se janë cenuar rëndë prej këtij ligji.

Sipas tyre formula e re i referohet vlerës së truallit në kohën e shpronësimit të paligjshëm, pra në vitet 1944-1945, dhe jo me vlerën e tregut.

Sipas përllogaritjeve të Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi, me ligjin aktual, një metër katror tokë në zonën e Don Boskos në Tiranë kompensohet me 38 mijë lekë, ndërsa me ligjin e ri me 550 lekë metri katror. Gjithashtu një metër katror tokë në zonën e Stacionit të Trenit jashtë Unazës së Madhe aktualisht kompensohet 26 mijë lekë metri katror, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore, ish-pronarët kompensohen me 350-400 lekë metri katror.

Formula e re i zhvlerëson faturën e kompensimit me gati 7 herë sipas shembujve tipikë në zonën e Tiranës.

Menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi ai do të kundërshtohet prej shoqatës së ish-pronarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe do të rivihet në lëvizje Gjykata e Strasburgut.

Qeveria ka pranuar se ligji që nuk është zgjidhja më e mirë për pronarët, porse zgjidhje më të mirë nuk mund të ketë.

Në dy vitet e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar faturat e “Strasburgut” për kthimin e pronave, si rrezikun më të madh fiskal që i kanoset vendit.

Sipas Avokaturës së Shtetit, 106 çështjet që janë në pritje të shpalljes së vendimit, që i përkasin periudhës pas vitit 2014, kanë një vlerë prej 556.524.809 euro, shumë kjo sa 22% e të ardhurave të pritshme për 2015 të buxhetit vjetor të shtetit.

Gjithsej janë ekzekutuar 19 vendime nga viti 2006 me një vlerë 18.295.547 euro, 2 vendime janë në ekzekutim me një vlerë prej 5.412.800 euro. Ndërsa çështjet që janë në gjykim (14 çështje në pritje të shpalljes së vendimit), që i përkasin periudhës para vitit 2014, kanë një vlerë prej 24.000.000 eurosh.

Duke iu referuar raportimit që Ministria e Drejtësisë ka bërë në Kuvend, numri total i vendimeve të marra gjatë procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës në periudhën 1993 – 2013 është rreth 53 mijë.

Sipërfaqja totale e njohur me këto vendime është 186,823 ha tokë.

Vendimet që janë marrë përgjatë viteve 1993-2013, kanë njohur të drejtën e kthimit fizik për 74,420 ha. Vendimet që janë marrë përgjatë viteve 1993-2013, kanë njohur të drejtën e kompensimit për 73,400 ha tokë.

Referuar vendimeve të cilat janë kompensuar financiarisht nga fondet e kompensimeve financiare për vitet 2005-2014 rezulton vetëm 15.9 ha tokë.

Me këtë formë, Ministria e Drejtësisë sqaron se, është arritur të shlyhet një pjesë e pronarëve me kompensim për një pjesë të truallit 200 – 500 m² (në varësi të sipërfaqes së njohur për kompensim) dhe, sipas rendit kronologjik të vendimmarrjes, ka arritur deri në vitin 1994.

Ndërsa për tokën bujqësore, nuk ka filluar asnjë procedurë kompensimi. Duket qartë se formula e përdorur për kompensimin e ish-pronarëve nuk është efektive.

Sipas të dhënave statistikore të mësipërme, rezulton se nëse do të vazhdohej të kompensohej me metodologjinë e pjesshme të ndjekur deri më tani, me ritmin e deritanishëm, ku në 10 vjet proces kompensimi financiar është realizuar kompensimi për 16 ha tokë, do të duhej të paktën 4588 vjet për kompensimin e së gjithë sipërfaqes së njohur për kompensim prej 73,400 ha.

Megjithëse ligji i ri nuk ka një faturë financiare se sa kushton kompensimi, qeveria në mënyrë indirekte thotë se do të mbyllë procesin e kompensimit në 10 vitet në vijim – raporton Monitor.

 

*************

Shembuj si është zgjidhur kompensimi

Kroacia:

Kërkuesit mund të marrin kompensim me 100% vlerën aktuale të tregut vetëm për apartamentet; për të gjitha pronat e tjera, ka një shkallë zbritëse kompensimi, ku pronat në kategorinë më të lartë marrin vetëm 4% të vlerës aktuale. Në të njëjtën kohë, 25% e vlerës së kompensimit është paguar në të holla, ndërsa pjesa tjetër në obligacione shtetërore me afat maturimi deri në 20 vjet.

Republika Çeke

Kërkesat që i plotësojnë nuk mund të kenë sipërfaqe më të madhe se 150 hektarë tokë jobujqësore. Kërkuesit që i plotësojnë kushtet mund të jenë vetëm personat, prona e të cilit është shpronësuar dhe bashkëshorti a bashkëshortja apo pasardhësit e drejtpërdrejtë (fëmijët); vëllezërit dhe motrat, nipërit dhe mbesat nuk mund të kërkojnë kthim a kompensim. Krahas kësaj, vetëm personi të cilit i është shpronësuar prona mund të marrë kompensim në të holla; trashëgimtarët e tjerë mund të marrin vetëm obligacione.

Letonia

Ligji parashikon kompensim me vlerën e pronës në kohën e shpronësimit në vitin 1941.

Maqedonia

Kompensimi mbështetet në vlerën aktuale të tregut, si Shqipëria, por vlera llogaritet sipas gjendjes së pronës në momentin e konfiskimit (pra nëse prona ka qenë tokë bujqësore në vitin 1945 dhe tani në të ka pallate të larta, pronari kompensohet për vlerën e tokës bujqësore). Kompensimi mund të jepet në obligacione me afat maturimi deri në 10 vjet.

Mali i Zi

Kompensimi llogaritet në bazë të gjendjes së pronës në momentin e konfiskimit, si në Maqedoni. Mali i Zi ka vendosur edhe një kufi ligjor se sa mund të paguhet çdo vit nga buxheti (0,5% e PBB-së) dhe një nivel maksimal që mund të paguhet për kompensimin e tokës së konfiskuar (10% e PBB-së). Kompensimi mund të paguhet në obligacione shtetërore, në vend të mjeteve monetare.

Serbia

Kompensimi i nënshtrohet një kufiri të sipërm prej 500.000 eurove për kërkues. Vlera gjithsej e kompensimit që mund t’u paguhet kërkuesve është e kufizuar me ligj jo më shumë se 2 miliardë euro. Çdo mungesë e fondeve duhet të përballohet nga kërkuesit në mënyrë përpjesëtimore.

 

 

Share This Article
10 Comments
  • te tjeret mund ti kene zgjidhur sic thoni ju, por 20 vjet perpara… keshtu qe vleren e kompensimit shumezojeni me interesat e ketyre viteve dhe te atyre qe do kalojne.

  • ky eshte ligji tamam i vjedhjes se pronave ,nga shkerdhatat ne pushtet ,
    nga shpellari vicidolit ,dhe kerma e PR-se qe u zhduk per fat te mire nga kjo toke ,
    kta rrace tinzare ,fara e anadollit gatoj corben e pronave duke e bere tamam corb gjithcka ne shqiperi ,sipas kultures se tyre kaosin e pergjithshem pa te cilen s’jetojn dot muzullmanet fara e djallit , mallkimi ksaj toke

  • REZULTATI I 100 VITEVE SHTET VASAL I UDB-SE.

    COHUNI O MILET TE ENJTEN PARA PARLAMENTIT TI DJEGIM TE GJALLE AGJENTAT E UDB-SE BRENDA.

    PO NA MARRIN JETEN.

  • eshte e thjeshte …..jepiani pronarit token, kompeso ata qe e kane zene ose ik pirdhu nga ke ardhe, . jane bere me dy pale toka katunar e malok.

  • Juve patrioteve alla-turka sterniprit e xhikes qamiles ,
    qy pllisni per shtet ,
    juve pinjolleve te esat posht traptanit -putanes se serbis ,
    qe -gjasme mendoni -por qe skeni me ja arrit kurr- ate qe kerkoni,
    te destabiilizoni vendin e corientoni shoqerin shqipcare ne ate vend ,
    ju kann ren ato maska ,qi mundet mi perdor vetem WC-ve ,
    ne ate vend , e vetmja arm mashtrimi qe ju kishte mbet –
    or tej -komisari nz i teatrit te shpellarve .
    kthejuni jetes ne shpell , atje eshte liria juaj

  • 2000 vjet kalojne shpejt prandaj flini te qete ju ish pronare se Perendia qe shpiku qiell e Toke e s’e gezoi per vete ka gjetur nje zgjidhje per ju…Poshte Enver Hoxha qe ruajti tapite ne arkiva, ti kishte djegur do e kishte hak nje monument.

    • gjermano ,
      mba gojen te thac ,
      se do te rrase nji koqe plumbi ne kuk , more vesh uo .
      dashke me na len pa toka fare e me i vjedh te gjitha vet ti eee ?
      yYYyyYyYyYyYyY Tttt –
      hiqesh si kur je dhe i fundit pale , mashtrues
      do gjobitesh naaaaa

  • Cdo vend mofern e ka kryer reformen agrare. Te ne si cdo gje tjeter edhe reforma agrare eshte kryer ne 1946. Situata e pas reformes agrare duhet marre si baze per te kryer rikthimin apo kompesimin e prones. Dokumentat e parareformes duhen shpallur te pavlefshem. Raforma agrare nuk ka asgje te perbashket me komunizmin. Tung

  • Sa pak rendesi i kushtohet kompensimit te pronave neper forume!! Dikush ben edhe gallate. Ky eshte litari ne fyt te shqiptareve disa breza.
    Gjykata e Strasburgut dhe gjithe institucionet e se Drejtes nuk te lejojne te tallesh me pronen siç ka ndodhur ne Shqiperi. Nga ana tjeter gjthe kjo mori pronash te pa kthyera na bie ti paguajme me taksat tona per dhjetra e ndoshta qindra vite. Pse? Ne vend qe te investojme per modernizimin e vendit.
    Kush jua mori pronen ketyre njerezve? Ajo eshte aty, bile me investuar dhe me e vleresuar.Thjesht t’jua ktheje ose ti kompensoi ai qe sot posedon pronen e tyre, prap me fitim del sepse do te paguaj token siç e kishte dikur pronari, ndersa do gezoje nje prone me te vleresuar e te ndertuar qe e ka bere vet. Perse duhet te na gjobiti Gjykata, perse duhet te paguajme ne dhe femijet e femijeve te femijeve tane kete borxh te pallogaritshem?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *