Leonardo da Vinçi është i njohur në të gjithë botën për piktura si “Monaliza” apo “Darka e fundit”, por ajo që shumë nuk e dinë është se mjeshtri i madh i shekullit XIV ishte një njohës i shkëlqyer i anatomisë njerëzore.
Në skicat e tij, trupi i njeriut jepet në mënyrë të detajuar, çka të krijon bindjen se njohuritë e tij në anatomi ishin shumë përpara atyre të kohës. Një sërë shënimesh të piktorit të madh përfshijnë skica ilustruese të detajuara të organeve, kockave, enëve të gjakut dhe muskujve.
Shënimet që datojnë mes viteve 1452-1519 pasqyrojnë shumicën e studimeve që mjeshtri italian i Rilindjes ka bërë mbi trupin njerëzor.
Pothuajse 500 vjet pas vdekjes së tij, vizatimet janë shfaqur në një ekspozitë në Edinburg. Skicat e vizatuara nga dora e Da Vinçit janë vendosur në krah të fotove që tregojnë të njëjtën pjesë trupi.
Ekspozita është hapur në Galerinë e Mbretëreshës në Edinburg dhe do të qëndrojë hapur nga 2-10 gusht.