Trajneri i Realit, Carlo Ançeloti ka folur sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Bayernit.
Ançeloti është munduar të tregohet sa më modest duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duke lënë gjithçka të hapur për këtë përballje.
‘Vijmë në Mynih me rezultatin në favorin tonë, por kjo nuk do të thotë që jemi të kualifikuar, për ta bërë këtë gjë ne duhet të kalojmë dhe 90 minuta të tjera ose më shumë. Jam i sigurt që sot do shohim në fushë një tjetër Bayern, ata do të përpiqen të sulmojnë duke bërë presing që në fillim. Unë kam besim tek lojtarët e mi pasi e di shumë mirë se cfarë janë në gjendje të bëjnë. Kualifikimi mbetet i hapur, ne nuk do të mbrohemi, do të bëjmë lojën tonë dhe në fund kam besim se do të shpërblehemi”, ka mbyllur deklaratën e tij Carlo Ançeloti.
