Klubi i Napolit ka marrë një sinjal “bombë” nga Gjermania për shkodranin dhe nuk bëhet fjalë për një klub të zakonshëm, por për … Bajernin e Mynihut! “Karlos i pëlqen Hysaj”, – është mesazhi që një përfaqësues i rekordmenëve ka përçuar te Napoli.
Ai ka kërkuar disa informacione për 22-vjeçarin dhe mbrojtësit i është komunikuar lajmi. Performancat e shkëlqyera dhe në rritje të Hysajt në Serie A me napoletanët kanë “ngacmuar” trajnerin e ardhshëm të skuadrës bavareze, Karlo Ançeloti.
Italiani në verën e ardhshme do të marrë drejtimin e skuadrës bavareze, kështu që ai ka nisur punën për merkaton e ardhshme që më 10 shkurt në Mynih, data kur është raportuar për herë të parë se tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka qenë në qytetin gjerman.
