“Ethet” e El-Clasicos tashmë kanë filluar. Këtë më së miri e tregon deklarata e bankinës së “Mbretërve”. “Ndeshja kundër Schalkes është një përgatitje e përsosur për të testuar forcat para ‘el Clasicos’,” – ka thënë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti. Mbretërit do të presin Barcelonën fundjavën që vjen, për të zhvilluar derbin më të madh në botë dhe tashmë kanë filluar ‘ethet’ para përballjes. “Takimi i të dielës do të jetë shumë i baraspeshuar. Duhet të luajmë mirë ndaj Schalkes, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi të qëndrueshëm”. “Loja e mirë (ndaj Schalkes) është mënyra më e mirë për t’u përgatitur për Clasico”, u ka thënë Ancelotti gazetarëve. Reali veçmë e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi është thuajse e pamundur që Schalke ta përmbysë rezultatin prej 1-6 në Bernabeu.
