Ancelotti: Agjenti i Lewandowskit po i jep gojës shumë

Gazeta Dita

Carlo Ancelotti reagon për herë të parë për cështjen “Lewandowski”, duke drejtuar gishtin nga menaxheri i sulmuesit polak Maik Bartel, i cili pak ditë më parë ishte shprehur se klienti i tij ishte i zhgënjyer me trajnerin italian, pasi nuk e kishte grumbulluar në takimin e fundit të sezonit duke i hequr mundësinë që të shpallej golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

58- vjeçari u kundërpërgjigj duke theksuar se menaxherët e lojtrarëve asim më tepër se c’u takon.

“Lewandowski nuk më është ankuar kurrë. Janë disa menaxherë lojtarësh që shpeshherë i japin gojës shumë. Nuk është hera e parë që ato asin gabim në media.

Dhe nuk do të jetë hera e fundit. Në një botë perfekte menaxherët nuk guxojnë të asin.” I drejtpërdrejtë italiani me këtë kundërpërgjigje ndaj menaxherit të sulmuesit të Bayernit, që e mbylli Bundesligën në kuotën 30 golave.

Një tjetër temë për të cilën foli Ancelotti kishte të bënte me merkaton, më konkretisht për ineteresimin e mundshëm të Bayernit për Alexis Sanchez, të cilin e kërkon gjysmë e Europës.

“Nëse klubi do të ketë mundësinë për ta blerë Sanxhezin, do ta marrë. Po itet shumë për këtë lojtar në këto momente. Mua më pëlqen, por më duhet ta saktësoj që nuk është futbollisti i vetëm në botë në mekato.

Tregu i futbollistëve ofron mundësi pa fund, është bërë një merkato e cmendur, por sigurisht Bayerni nuk është cmendur akoma.”

I pyetur për Tolliso, Ancelotti u shpreh se francezi është një lojtar shumë cilësor dhe mund të mbulojë më së miri vendin e lënë bosh nga Xabi Alonso, i cili i dha fund karrierës së futbollist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *