Ancelotti-Allegri, dueli i strategëve fillon nga mediat sociale

DITA Online

 

Nënshkrimi i trajnerit të njohur italian Carlo Ancelotti me Napolin nuk ka shkuar pa u vënë re edhe nga pala e “Vinovos” dhe njeriu i stolit të Juventusit, i cili tha nëpërmjet “Twitter” se ishte i gatshëm të përballej me kolegun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa e uroi për rikthimin në Serie A.

Pas disa orësh heshtjeje, përgjigjja tek Allegri erdhi po nëpërmjet “Twitter” nga Carlo Ancelotti: “Faleminderit Max, një nder për t’u përballur me ty”.

Në pritje të përplasjeve të drejtpërdrejta, dueli ka nisur i butë në rrjetet sociale, por pritet t’i ndezë tifozët e Juventusit dhe Napolit, mes të cilëve ka filluar tashmë jashtë fushës, në terrenin virtual të mediave sociale.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *