Ancelotti: Di Maria dhe Khedira duan të largohen

redaktor

Angel Di Maria zuri një vend të veçantë në daljen e Carlo Ancelottit para mediave në prag të ndeshjes së kthimit për Superkupën e Spanjës. Trajneri italian i Realit të Madridit zbuloi se si qëndron e vërteta për argjentinasin, për të cilin është folur vazhdimisht për një largim nga Bernabeu.

“Ka qenë vetë Di Maria që e kërkoi largimin, duke refuzuar në të njëjtën kohë rinovimin. Jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje, por nëse qëndron, ai do të vazhdojë punën me ekipin pa asnjë problem, ashtu si një vit më parë. Pastaj në lidhje me komentet e Simeones për Di Marian, e përsëris se nuk bezdisem sepse gjithsecili ka mendimin e vet”, tha tekniku i madrilenëve.

Ancelotti konfirmoi se edhe Khedira i ka thënë jo rinovimit, ndërsa për James Rodriguez u shpreh se talenti kolumbian po përshtatet pa humbur kohë me ekipin e tij të ri. Në lidhje me aktin e dytë të Superkupës, që do të luhet në Vicente Calderon, trajneri i Los Blancos, nuk premtoi ndonjë surprizë të madhe.

“Jemi mësuar të luajmë me Atleticon, ashti siç janë mësuar ata me ne. Mund të ndryshoj diçka në formacion, por jo ndonjë gjë të madhe. Atletico ka një avantazh të lehtë nga barazimi në Bernabeu, ndërsa ne duhet të bëjmë detyrën tonë duke u mbrojtur mirë dhe duke shfrytëzuar çdo hapësirë”, theksoi italiani.

Casillas apo Navas, cili do të jetë në portë në përballjen me Los Colchoneros? Ndryshe nga takimi i parë, Ancelotti këtë herë ka preferuar ta thotë në momentin e fundit emrin e gardianit që do të mbrojë portën e Los Blancos në Calderon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *