Ancelotti provokoi largimin, çfarë bëri kur zbuloi formacionin

Gazeta Dita

Carlo Ancelotti të mërkurën befasoi duke lënë jashtë 11-shit titullar kundër PSG-së lojtarë si Franck Ribery, Arjen Robben, Mats Hummels dhe Jerome Boateng. Trajneri i Bayern-it preferoi të luajë me sistemin 4-3-3, krejtësisht të ngjeshur, me lojtarë si Arturo Vidal, Corentino Tolisso, Thiago Alcantara, Thomas Müller dhe James Rodriguez.

“Sport1” zbulon çastin kur italiani njoftoi formacionin e zgjedhur për takimin në Paris para skuadrës së tij. Sipas një burimi brenda skuadrës, Don Carlo thjesht shkroi 11 emra në tabelë, ata të cilët do ta nisnin nga minuta e parë, dhe u largua pa ndonjë koment shtesë. “Klubi duhej të vepronte. Dukej sikur trajneri po e provokonte vetë shkarkimin nga puna”, – shprehet personi në fjalë.

Pra, largimi i italianit nuk ka lidhje me rezultatin e Bayern-it në “Parc des Princes”, por me diçka që ka ndodhur më përpara. Duhet kohë për ta zbuluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *