Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është i bindur se Cristiano Ronaldo do të jetë në gjendje të luajë kundër Borussia Dortmundit në Signal Iduna Park, mirëpo preferon të mos e rrezikojë futbollistin e tij kryesor.
Portugezi u lëndua në triumfin prej 3-0 kundër BVB në Bernabeu dhe nuk luajti këtë fundjavë ndaj Real Sociedadit.
“Sa i përket Cristianos, ai ndjehet qind për qind i riaftësuar, prandaj jemi të bindur se mund të luajë”.
“Megjithatë, ne nuk do ta rrezikojmë atë”, ka deklaruar italiani para gazetarëve.
Ndeshje kthyese çerekfinale zhvillohet të martën mbrëma, ndërsa Reali është me një këmbë në gjysmëfinale.
