Carlo Ancelotti ka mbushur një muaj nga shkarkimi si trajneri i Bayernit.
Trajneri italian është ende i pa punë por kjo gjendje nuk pritet të zgjasë shumë, pasi ai së shpejti pritet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre të madhe.
Ish-trajneri i Milanit, Chelseat e Real Madridit është kthyer të flasë për shkarkimin nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Sipas Ancelottit drejtuesit e Bayernit nuk besonin më tek puna e tij dhe për këtë erdhi shkarkimi.
“Drejtuesit e klubit nuk besonin më në punën time dhe për këtë erdhi edhe shkarkimi, por që tani më nuk ka rëndësi. Tani vetëm dua ta shijoj futbollin si një tifoz”, u shpreh Ancelotti.
Italiani ka zbuluar se së shpejti pret të marrë drejtimin e ndonjë skuadre që ka projekt fillestar dhe të punojë i qetë.
“Dua të drejtoj ndonjë skuadër me një projekt fillestar që të punojë në qetësi. Profesioni i trajnerit është që nëse pëson humbje presioni rritet vetvetiu. Nuk jam duke i ngutur, pasi po pres që me qetësi të marrë drejtimin e ndonjë skuadre”, u shpreh Ancelotti.
Përveç Milanit dhe Bayernit, Ancelotti më parë ka drejtuar edhe Juventusin, Chelsean, Real Madridin, PSG-në, Parman dhe Reggianan.
