Ancelotti: Shkarkimi? Më mirë të hesht. Nuk drejtoj asnjë ekip për 10 muaj

Gazeta Dita

Pas lajmeve dhe zërave që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit, në lidhje me shkarkimin e tij nga kreu i pankinës së Bayern Munich dhe mundësive për të marrë drejtimin e ish-skuadrës së tij në të kaluarë, AC Milan, italiani Carlo Ancelotti, ka marrë sot fjalën gjatë evenimentit në sensibilizim me fëmijët, ku mori pjesë në Jeruzalem.

“Për 10 muajt e ardhshëm do të pushoj, nuk do të drejtoj skuadra të tjera”, deklaroi Ancelotti duke shuar kështu përfundimisht shpresat që kishin nisur të ndizeshin në kampin kuqezi, për marrjen e drejtimit të pankinës së Milan.

Nga ana tjetër, në lidhje me arsyet e shkarkimit të tij nga kampionët e Gjermanisë italiani deklaroi: “Më mirë të hesht… Them vetëm që jam i lumtur që ndodhem këtu. Është një angazhim që dëshiroja absolutisht ta mbaja. Fëmijët janë e ardhmja jonë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *