Ancelotti: Sulmi Bale-Benzema-Ronaldo nuk diskutohen

Dita

Kualifikimi në cerekfinalet e UEFA Champions League konsiderohet thjesht një formalitet në kampin madrilen, dhe kjo dallohet qartë në fjalët e Carlo Ancelottit në prag të sfidës së kthimit me Shalken në “Santiago Bernabeu”. Trajneri italian në konferencën e rastit për shtyp u përqendrua më shumë në garën për titullin kampion të La Ligas.

“Ndeshja e 22 marsit në “Camp Nou” do të jetë shumë e rëndësishme për ne, por më parë duhet të marrim atë që kërkojmë ndah Shalkes në Champions dhe me Levanten. Besimi dhe morali që do të kemi për El Clasicon, varet nga rezultatet që do të arrijmë në këto sfida.”

Tifozët e Realit të Madridit kanë kërkuar ndryshimin e skemës në 4-4-2, cka përjashton aktivizimin në vijën e parë të treshës Bale-Benzema-Ronaldo, por për Ancelottin BBC nuk vihet në diskutim.

54-vjecari mori përsipër përgjegjësitë për ecurinë me luhatje të javëve të fundit si dhe paralajmëroi rikthimin në fushë të Luka Modric.

Ancelotti shtoi gjithashtu se ka marrë mbështetjen e plotë të presidentit Florentino Perez, me të cilin ka patur kontakte të vëshdueshme për situatën që po kalon Reali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *