Prokurorët belg kanë zbuluar përmes provës se ADN-së së gjetur në terroristin e arrestuar Salam Abdeslam, edhe nje person të dytë, të dyshuar si pjesmarrës në sulmet e Parisit.
Ai quhet Najim Laachraoui, 24 vjeçar, dhe ndodhet ne arrati.
Hetuesit belg në një deklaratë për shtyp thanë, se ai ishte duke përdorur letërnjoftime të rreme.
Gjurmët e tij janë gjetur në shtëpinë të cilën e përdornin xhihadistët, ku u zbuluan edhe flamuj të ISIS, një libër me përmbajtje salafiste, por edhe një kallashnikov./E.T
