Anderlehti projekton Hasi për stolin

anazapta

Ish-lojtari do të jetë trajner i skuadrës belge në të ardhmen

 

Besnik Hasi ka të ardhme si trajneri parë i Anderlehtit dhe kjo është bërë e ditur nga menaxheri i përgjithshëm i klubit të Brukselit, Herman van Holsbek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare luajti për pesë vjet me klubin më të madh të Belgjikës dhe aktualisht është ndihmëstrajner. Ai e ka kryer këtë detyrë edhe më parë, kur skuadra drejtohej nga Ariel Jakobs. Trajneri aktual i skuadrës, holandezi Johan va nden Brom kërkoi të merrte stafin e tij kur u emërua në krye të skuadrës, por drejtuesit e klubit i bënë të ditur se Hasi nuk prekej. “Hasi është e shkuara dhe e ardhmja e Anderlehtit”, ishte shpjegimi që iu dha holandezit dhe i përforcuar edhe tani nga Holsbek. Hasi ishte kandidat i fortë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare para emërimit të De Biazit, por marrëveshja nuk u arriti pikërisht për shkak të Anderlehtit. Klubi nuk dëshironte ta ndërpriste kontratën me kosovarin, duke pasur plane për të ardhmen me të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *