Andi Bushati në një shkrim me titull “Pse Berisha hesht për Lallën”, ngre pikëpyetje mbi një pak të mundshëm mes ish-kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Sipas Bushatit fakti që Berisha nuk e ka sulmuar asnjëherë Llallën për urdhrat e kryeprokurorit por për këto sulmon Ramën lë të dyshosh se mes tyre ka një marrëveshje në distancë.
“Në fakt tendenca për të mos etiketuar Adriatik Llallën si një bashkëpunëtor të pushtetit të ri, po shndërohet në një paradoks tek ish kryeministri. Përpos rastit Becchetti janë bërë edhe disa kazuse të tjera të cilat ngrenë të njëjtën pyetje: Pse Berisha e ruan Adriatik Llallën?
E bëri një gjë të tillë një vit më parë pas arrestimit të guvernatorit. Po në të njëjtën mënyrë u soll edhe pas hapjes të çështjeve penale për disa ish kryebashkiakë të bezdisshëm për Ramën. Po të njëjtën linjë mbajti edhe në rastin e skandalit Doshi- Meta, madje duke u bërë më katolik se papa dhe duke shkelur për herë të parë edhe vetë në prokurori. Megjithëse organi akuzës në të gjitha këto raste i ka shërbyer me devotshmëri mazhorancës, ai Sali Berisha, njeriu që akuzon me lehtësi për çdo gjë, e ka mbajtur gojën mbyllur.
Ka disa versione për këtë kompromis që e njollos kostumin prej opozitari të paepur të doktorit. I pari është se Berisha po mbron një njeri të emëruar prej tij në krye të prokurorisë. E dyta është se ai i druhet një beteje të re me një shef të akuzës, pas andrallave që ka pasur me më shumë se gjysmën e kryeprokurorëve të këtij vendi (Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku dhe së fundi Ina Rama).
Por e treta dhe më e besueshmja është një pakt okult mes tij dhe Adriatik Llallës sipas stilit: “Mos më prek, se nuk të prek”. Dhe në fakt Berisha nuk ka guxuar kurrë ta akuzojë Llallën për shërbimet që i ka bërë Ramës, ashtu sikurse kryeprokurori nuk ka ngacmuar asnjë çështje ku preken miqtë, vasalët apo familjarët e Berishës.
Pikërisht ekzistenca e mundshme kësaj marëveshjeje në distancë e ka bërë doktorrin të jetë duarlidhur dhe gojëmbyllur ndaj një të vërtete të mAdhe. Pikërisht ajo e bën atë aq sa të lirë për të goditur Ramën në rastin Becchetti, po aq edhe peng për të mos gërvishtur Adriatik Llallën. Por mbi të gjitha ajo vë pikpyetje serioze mbi imazhin e tij si një opozitar që nuk bën kalkulime personale”, shkruan Bushati.

Po a ka patur ndonje zgjedhje rastesore apo per merita qe ka bere Berisha sa ka qene ne pushtet,?Per ate kushtet qe te ngriheshe ne detyra ishin:1-Te ishe bashkeagjent”2-Te ishe superservil(sic eshte edhe vete) dhe 3-Te ishe gojembyllur.Kjo ka ndodhur dhe me Llallen.Habia e hamendja ketu nuk kane vend.Por fakti qe Berisha po rri urte flet qe pazari ne kete rast duhet te jete shume i larte.Po kush t,izbuloje keto,Vishua,qe eshte edhe vete i kesaj kategorie.Ketu Berisha ka punuar si mjeshter,duke i kapur hallkat qe do e mbeshtetnin edhe pas ikjes.Prandaj ai dha doreheqjen de facto,se krahet i kishte te nxehta.Let,ia leme kohes dhe pozites t,i jape dum ketyre gjerave.
Pushteti i dale nga referendumi popullor i 2013 nuk e ka justifikuar veten,se do te luftoje te keqen qe mbolli Berisha.Vertet jane disa pozita kyce qe e pengojne ne drejtesine e munguar,por me aq vota sa ka ne parlament pozita mund ta shkundete drejtesine e munguar.Do te shohim,edhe pasi te mbaroje mandati i kryeprokurorit,i presidendit,i Vishos,perseri ne ketu ne bllog do te cirremi pse nuk po behet drejtesi?
Berisha dhe familja e tij duhet te pergjigjen para ligjit per krimet qe kane kryer!
Berisha duhet tredhur si gomari (po jo nga topet por nga goja)qe ti mbyllet halja, qe veçmut qet nga goja…
Jepni urdher ta arrestohet.Deri ateher vendosni ndonje flet rrufe.
Artikull i goditur.Pazari mes tyre i lart.Saliun e rrethojne miqt e tij brenda e jashte vendit dhe deri sa te vdes nga perendia-nuk e ngacmon kush,pasi Rama pengohet nga Meta me i korruptuar se berishizmi,lulizmi…!
Dhalla i ka sherbyer Rames??? sipas kesaj llogjike te Bushatit cdo prokuror eshte i destinuar ti sherbeje kryeministrit te radhes.Dmth veprimtaria e kryeprokurorit dhalla deri tani nuk ka qene ne zbatim te ligjit per te cuar para gjykatesve fajtoret por ka plotesuar tekat e kryeminstrit,,,,me nje fjale do Rama denohesh ,,nuk do Rama shpeton pamvaresisht nese je fajtor apo jo.Kete politik ne drejtesi ndoqi shpellari dhe bushati eshte akoma 2 vjet me vones si duket dje eshte zgjuar nga gjumi latergjik.
Artikulli gazetaresk, Mos ME PREK SE NUK TE PREK, eshte nji akt kuptimplote qe, tregon aftesine e ish kryeministrit Berisha qe, me ardhjen ne pushtet, problemi kryesor ishte te siguronte mbrojtje dhe fitore ne cdo proces gjygjsor qe, do ngrihej ndaj tij dhe familjareve, dhe miqve te tij. Sot ky fenomen eshte vertetuar katerciperisht. Berisha akuzon, trillon, genjen, ofendon, kercenon, ndoshta dhe vepron me maska, dhe per cudi, asnjihere nuk eshte thirur per te denoncuar apo vertetetuar theniet e tija. E keqja eshte se, tek e majta, akoma nuk ka zera qe, te kerkojne seriozisht venien para pergjegjesise cilindo qe, ka pasur veprime, apo akuza per korrupsin. Kjo do te thote se, ndonse e majta, mori nji miion vota qytetare, perseri i mungon forca per te ndeshkuar te gjithe ish zyrtaret, e cilit do spektri politik, per demin e madh qe i ben vendit dhe popullit, kur dje ishin te varfer, por sot u ben me te varfer dhe e mbyllin jeten me vetevarje, fluturime nga katet elarta, apo dhe toksikime me dashje..Ky eshte produkti i marveshjes: Mos me ngacmo, prek se, nuk te ngacmoj!
Te gjitha dihen; problemi shtrohet sesi zgjidhet. Me kushtetuten dhe ligjet ne fuqi që sa qe ne pushtet Berisha i shfrytezoi, sa dhe kur i duhej, edhe i shkelte ne menyre flagrante ato, ai ka vene te gjithe, pa perjashtim te gjithe te tijte ne krye te institucioneve qe kane lidhje me drejtesine filluar me presidentin, kryeprokurorin dhe kryetaret e gjykates se Larte dhe Kushtetuese. Rama-Meta nuk jane nga ajo “race” si Berisha qe e ke inat po jepi hakun.Ky nuk le kusur per t’ia arritur qellimit. Keshtu beri dhe me drejtesine, dhe tani me rregulla loje demokratike, eshte veshtire ta çbësh. Berisha e bente, hiqte kedo qe i prishte pune. Sidomos iu zvogelua barra me ndryshimet e kushtetutes ne prill 2008 se bashku me Ramen, qe ne kete rast ia ka futur vetes. populli thote: “Me kollaj eshte te prishes se te ndreqesh”. U desh nje nate te arrihej ajo marreveshje PD-PS dhe tani shikose ç’po heqin ta rregullojne. Berisha eshte “ujk” dhe per kete eshte edhe politikan i rrezikshem ne teresine e tij. Genjehet Rama se fitoi ne 2013, Jo! Humbi Berisha ngase fitoi urrejtjen popullore per bemat e tij. tani per te mberitur aty ku duhet, per te mos e zgjatur ka vetem dy rruge:
-Ose te veprohet si Berisha duke filluar se pari nga shkarkimi i prokurorit te pergjithshem, gje qe nuk do te gjeje mbeshtetje as nga nderkombetaret (Berisha s’pyeste per ta, kur i beheshin pengese, por edhe i korruptonte. Mos u habisni se s’jane engjëj ata)
-Ose te presim te shumeprituren e te shume deshirueshmen “reforme” ne drejtesi.
Mesa kuptohet kjo e dyta do te jete rruga qe i eshte vene edhe si kusht nga Brukseli Shqiperise, per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE, arritja e se ciles do te ishte nje aset i madh politik per Ramen, qe do qe ta shese pastaj si Berisha Naton. Gjithsesi. po te arrihet te hartohet nje p/ligj qe te perfshije edhe disa ndryshime kushtetuese, qe deri me sot jane bere frenuese, per nje ndryshim radikal ne drejtesi dhe te miratohet ai ne vjeshte nga Kuvendi, mund te thuhet se ka shpresa. Ne te kundert Berisha te na roje sa malet. Kot lodhemi dhe i biem ne qafe Rames. Nuk mund te veproje se i ka duart e zena. E vetmja gje qe mund te beje dhe se ka bere maxhoranca (Rama-Meta), eshte te rihape çeshtjet, me fakte dhe dokumenta te kopsitura mire, dhe t’ua leje ne dere prokurorise dhe gjykatave per veprim. Ato nuk do te bejne gje, por nese reforma behet ashtu si duhet ka premisa te mira, qe ato te perdoren, per te denuar fajtoret e korrupsionit marramendes ne vend, te krimit shteteror dhe situates pa shprese ne fushen e se drejtes. “Arrestoni “Berishen!”, per fat te keq, eshte si nje thirrje ne shkretetire. Ndaj dhe Berisha eshte kaq “trim” dhe mu per kete arsye, sepse nuhat më të rëndën per vete, do perpiqet ta sabotoje reformen me kamikazet e tij, Halimin, Ristanin, Bylykbashin, Strazimirin dhe Mediun. Lexoni vetem keta emra dhe do te bindeni. Vec nese do behet ajo qe ka paralajmeruar maxhoranca: “Do ta miratojme reformen, ne mungese te konsensusit (perseri kerkese e ShBA-BE), edhe pa keta kamikaze”. Inshallah, po qe se kjo maxhorance kete here e ka seriozisht. Personalisht, me Meten (Naçon) brenda, per arsye te vete Metes, jam skeptik.