“Si e degradojnë 8 dhjetorin “përfituesit” e tij”, ishte titulli nën të cilin Andi Bushati, në gazetën Tema, shpaloste opinionin e tij mbi disa ngjarje të historisë tonë, në fakt përtej 8 dhjetorit. Natyrisht, secili ka të drejtë të ketë opinionin e tij për çështjet dhe, gjithashtu të zgjedhë vetë t’i publikojë ose jo këto opinione.
Por, meqë bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme, siç janë ngjarjet emblematike të shpalljes së Pavarësisë, rreshtimit tonë dinjitoz në kahun e Boshtit fitimtar të Luftës së Dytë Botërore, madje edhe 8 dhjetorit, si dhe, meqë çdo ngjarje emblematike personifikohet shpesh në emra të përveçëm të atyre që, edhe sikur thjesht për shkak të fatit, u ndodhën aty ku shtyhej rrota e historisë, vendosa edhe unë që të ndaj me ju opinionin tim për pikëpyetjet që zoti Bushati ngre në këtë shkrim.
Në fakt, po bëhen pak si shumë opinione të tilla që, sidomos kur burojnë nga zëra me reputacion si Bushati, mund t’i shkaktojnë një dëm të pariparueshëm e të panevojeshëm vetëdijes sonë kombëtare, ndjenjës sonë të patriotizmit.
Madje, kaq janë shtuar këto opinione, sa ka filluar të marrë konotacion negativ vetë fjala “patriot”.
Por unë, jua bëj me dije që në fillim, nuk hyj tek ata që kompleksohen nga të qenit patriot. Unë madje, shpresoj shumë që ta meritoj të quhem i tillë, për vete dhe fëmijët e mi. Por nuk u ula të shkruaj për të dhënë këshilla patetike patriotizmi, as për të pretenduar se jam më patriot se Andi Bushati, i cili për mua renditet ndër penat më të respektuara të gazetarisë sonë.
Ama kjo nuk më pengon të mos jem aspak dakord me shkrimin e sipërpërmendur të tij.
Në këtë shkrim z.Bushati reket të argumentojë se ne, si popull, nuk jemi deri në fund të vërtetë në historitë që pretendojmë se kanë kulmuar përpjekjet tona liridashëse, kombdashëse, demokracidashëse.
Për të mbrojtur këtë tezë, ai u referohet tre momenteve respektive të historisë, shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali, Luftës Nacional-Çlirimtare dhe përmbysjes së diktaturës.
Dhe ja si vijnë këto momente në këtë shkrim-opinion:
“Plaku i urtë i Vlorës nuk kishte ndërmend pavarësinë e vendit, por thjesht një autonomi nën sovranitetin e Perandorisë Osmane…Ismail Qemalin e detyroi të shkonte drejt mëvetësisë më tepër interesi gjeopolitik i perandorisë Austro-Hungareze, sesa ndonjë bindje e tij e brendshme , apo lëvizje nga poshtë”.
“Miti se Shqipëria ishte i vetmi vend i paçliruar nga ndonjë fuqi e huaj, madje ai se partizanët tanë i dhanë lirinë një pjese të Jugosllavisë, vazhdon të mbretërojë ende. …Harrohet të thuhet se në fund të fundit, ata u tërhoqën vetë nga Shqipëria në kuadër të një tërheqjeje të përgjithshme…Prandaj ideja se vendi u çlirua nga forcat partizane është thjesht një mit”.
“Në kuadër të kësaj mitologjie po tentohet të fiksohet në histori edhe data 8 dhjetor… Më shumë sesa një lëvizje nga poshtë, fundi i diktaturës së proletariatit në Shqipëri, ka të ngjarë të ketë qenë një lëvizje e dirigjuar nga lart…Duke shkuar më përtej, biem në një mistifikim qesharak…”.
Ky është, pra, këndvështrimi i Bushatit për këto ngjarje historike.
Ndërsa unë mendoj se historia e çdo kombi, ashtu si ajo perceptohet nga populli, është një tërësi ngjarjesh kulmore që kanë shënjuar të ardhmen e tij në çdo periudhë. Në këndvështrimin e Bushatit, historia e çdo kombi, edhe e atyre më të mëdhenjve, mund të katandisej një libër thriller pa data dhe ngjarje kulmore, po vetëm me narrativa plot konspiracion.
Narrativat me konspiracion u takojnë studiuesve, biografëve dhe memuarëve, jo politikës dhe sidomos, jo nevojës së çdo populli. Çdo popull, nga më të vegjlit tek më të mëdhenjtë, kanë nevojë të besojnë se janë heronjtë dhe idealet që lëvizin vendin drejt progreseve. Ndaj shpesh, ata edhe i glorifikojnë me tepri disa, sepse në këtë mënyrë ravijëzojnë identitetin e vet dhe e forcojnë e plotësojnë këtë identitet drejt një më të miri dhe më të përsosuri. Por, kësisoj, bota vetëm se bëhet më e mirë dhe më e drejtë.
Nëse kërkojmë narrativa thriller, të tilla si ato me “lojë pas perdesh të plakut të Vlorës”, apo “rastësive fatlume të partizanëve shqiptarë që të vetëm nuk e mundkërkëshin dot Hitlerin”, mund t’i linim pa histori dhe heronj të gjithë kombet.
Sepse, nëse vendos syrin tek vrima e çelësit të çdo kancelarie ku janë nënshkruar ngjarje të mëdha, me shumë siguri i gjejmë kujtdo firmëtari “mbas perdes” arsye pragmatiste personale, apo mënyra “të pista” në realizimin e ngjarjeve që, jo rastësisht, rezultuan të ishin të mëdha për popullin e tyre.
Nuk është aspak gabim që ne të mos pranojmë si një gjë që na përket, historitë e Shmid-ëve për një Skënderbe ndryshe. Ne kemi Skënderbeun tonë ashtu si “mainstream-i” botëror e ka pranuar.
Sepse emrat që lidhen me hapin përpara të historisë, mbeten në histori. Të tjerët, ata që vetëm i ushqyen idealet e tyre pa qenë në gjendje që të jenë pjesë e këtij hapi përpara, mbeten emra të nderuar të filozofisë, letërsisë e çdo lloj krijimtarie tjetër njerëzore, por jo historisë.
Historia ul fitimtarët në piedestal dhe vendet janë të caktuar për ata që ajo, historia, i quan heronj sepse e bënë të mundur një hap të ri të saj. Ndaj në histori hyri Luteri, reformatori i madh, ndërsa Cvajgu edhe pse i kushton një libër plot lavde figurës së urtë të filozofit Erazm të Roterdamit, e pranon se “Erazmi, dikur lavdia më e lartë e shekullit te vet, sot, nuk mund ta mohojmë, nuk është më shumë se një emër”.
Sepse historinë e bëjnë veprimtarët, pavarësisht kompleksit të mekanizmave që i vënë ata në lëvizje. Historia botërore i ka kulmet e veta të emërtuar me personazhe qëndrore të cilët, në çdo rast kanë patur axhendë personale. Por ama historia i ndriçon ngjarjet dhe emrat me elementin më të rëndësishëm që ata kanë lënë pas vetes: ndryshimin, lëvizjen, pavarësisht se kjo çan rrugën përmes detajesh. Sepse historia për popullin është trendi, jo fluktuacionet.
Fluktuacionet janë ushqim për artin dhe studiuesit.
Amendamenti i 13-të bëri të jashtëligjshme skllavërinë në SHBA, edhe pse erdhi si një nevojë e jashtëzakonshme historike për një SHBA të rraskapitur nga Lufta Civile. Ndoshta ishte rastësi që Abraham Linkoln u ndodh aty. Ndoshta kishte edhe një axhendë arsyesh personale pas vetes. Por për popullin amerikan ai mbetet i Madhi Linkoln, pavarësisht marrëveshjeve aspak të pastra me të cilat u detyrua të blejë 20 deputetët demokratë që i duheshin për të siguruar 2/3 e votave për miratimin e Amendamentit. Po, po, Linkolni i Madh u detyrua të përdorë rrugë jo shumë të moralshme për një hap të madh në historinë e SHBA.
Por për këto hollësi le të flasin shkrimtarët. Për popullin amerikan ai mbetet Presidenti që shpëtoi Amerikën. Sepse amerikanët kanë nevojë t’u tregojnë fëmijëve të tyre se ai komb ka nxjerrë të tillë heronj. Ndaj ai mbetet Hero i pakontestuar në Historinë e SHBA, ashtu, pa narrativa konspiracionesh, pa dyshime e baltë. Amerika kishte dhe vazhdon të ketë nevojë të inspirohet nga njerëz si Linkoln.
Ndaj ne, nuk duhet t’ua heqim fëmijëve tanë të drejtën të besojnë në idealistë të mençur si Ismail Qemali, në partizanë fitimtarë e çlirimtarë, apo në studentë dhjetoristë që rrëzuan diktatorin. Sepse, “shembja e idhujve” është film për komunistë. Ne kemi nevojë për idhuj dhe historia na ka dhënë të drejtën të kemi idhujt tanë të merituar, që e kanë zënë vendin vetë në Historinë e Shqipërisë, pa dekrete presidentësh kalimtarë. Heronjtë janë dielli ynë. Le të shohim drejt tyre. T’i lemë hijet pas.

I’Nderuar,Ilir je ke dhan cezarit ate qe meriton.E’ke,qujter si gazetar te shquar,mir i ke than,por i shquar ne prapsit dhe mendimet e veta,sa i perket gjerave qe bushatliu shtjellon,jan kunderhistorike,kunderkombtare,dhe si kur ti kishte shkruar akademia serbe.Pra,ju jeni shum shum drejt ne shtjellimet historike,por bushatliu,jo,sejo,por bene dhe kasandren,dhe kolumnistin por dhe fallcifikatorin dhe sherbetorin e armiqve te popullit dhe te historis shqiptare.Ky,bushatliu po mohon gjithcka,ismail qemalin,28,nentorin gjoja ne e paskemi dhurat nga astrohungarezet,po mohon liften nacional clirimtare,po mohon dhe dhjetorin,po per dhjetorin dhe une bashkohem me bushatliun,se dhjetori ishte veper e imponuar nga sherbimet e huja,edhe pse kishte nji vit e ma teper qe ramiz alia kishte fullue me bere ndryshime dhe reforma,por armiqve nuk ju konvenonte te beheshin sipas planit te alis,qe te behen pa turbullira dhe vrasje,prandaj dhjetorin e shpejtuan,por prap nuk u be si dashten te hujt,por u be pa gjakderdhje te mdhaja,kjo eshte fitorja e ramiz alis,e jo e dhjetoristave te dhjer qe benin punet e dreqit.LAVDI ISMAI QEMALIT-LUFTARVE PARTIZAN-DHE RAMIZ ALIS.
Historine mund ta perdhosin vetem yzmeqaret e sherbimeve te huaja, qe mundohen ta paraqesin shqiptarin, si nje fis te ardhur, pa histori, pa dinjitet.
Edhe ate fakt qe ne e degjuam me veshet tane e pame me syte tane, ne Beograd, ku kryeministri shqiptar, foli per here te pare, pa ndrojtje dhe pa frike, te verteten e madhe, historiane e lakej te politikes antishqiptare, do te mundohen ta minimizojne, deri sa ta quajne nje ngjarje e rendomte, pse jo nje tradhti, qe shkaterroi vellazerim-bashkimin me serbet.
Ne kete moment, historiam eshte ne dore te popullit, te inkurajoje ata historiane qe japin te verteten dhe te poshteroje ata historiane, qe mundohen te shtremberojne faktet.
I shkelqyer si gjithmon Ilir !
Bushati ka te drejte ne te tre rastet,qe permenden.Plaku i Vlores korrigjoi nje vendim qe nuk e nenshkruan udheheqesit e kryengritjes se madhe Kosove+Malsi me clirimin e Krejt Kosoves dhe Shkupit ne qershor-korrik 1912.Eshte si ai qe u mundua dhe ndertoi nje shtepi,por per tu quajtur prone duhen nenshkruar letrat tek noteri.Kete beri Ismail Qemali:Nenshkrroi pavaresine tek noteri Perandoria Austro-hungareze.Kam degjuar nje anekdode,qe tregohet per komandantin lab Shefqet Pecin,kur qenka kuruar ne nje spital ne Austri.I thote mjeku austriak:-Shume mburreni ju shqiptaret,se keni luftuar me ne gjermanet.Une kam qene oficer i ushtrise gjermane dhe kam kaluar neper Shqiperi,por ne gjermanet nuk kemi luftuar kunder shqiptareve!Kur na goditen serbet ne Kragujevac,ushtria gjermane vrau 10 mije vete.
Ismail Qemali u pak nga taksidaret e Sulltanit te Turqise qe kishte vjedhur Arken e Perandorise Osmane kur ishte VALI i qytetit te Varnes dhe jo vetem e shkarkuan nga cdo post, por i konfiskuan gjithe pasurine e tij qe nuk ishte e vogel ate kohe. Kjo gje shkruhet ne te gjitha analet historike, por ne asnje shkrim te historise se kalemxhinjve te Enverit, te cilet e perdoren figuren e Ismail Beut si nje MIT ideollogjik qe i duhej Partise se Punes per te zhvilluar nacionalizmin dallkauk kunder fqinjeve. Njekohesisht dihet qe Enver Hoxha i perbuzte totalisht pinjollet e Ismail Beut dhe bile u nderpreu pensionin qe kishte akorduar Ahmet Zogu per familjaret e tij. Kur i shkuan keta familjare ne zyre Enverit me ankimim personal per BOSIN komunist ai u tha:
BOLL KENI VJEDHUR POPULLIN GJITHE JETEN!
dhe e mbylli me kaq kete mesele patriotike.
Po,more “treporti” mire te paska thene serbi,se ti KELYSH I TYRE JE”.
Ne se gjermanet nuk pakasn luiftuar kunder shqiptasreve atehere perse ndejten ne Shqiperi per 2 vjet rresht duke gozhduar 2 DIVIZIONE LUFTASRAKE aq te nevojshme ne frontin SOVJETIK???
A e di ti,cetnik serb,se si rezultat i GODITJEVE VDEKJEPRURESE TE USHTRISE SE KUQE Hitleri u detyrua ne mobilizonte,per te kompletuar humbjet edhe femije 16 vjet dhe pleq mbi 60 vjec? Ne se gjermani nuk paskesh ardhur per te luftuar ne Shqiperi,por sa per te kaluar,PSE KJO TERHEQJE vazhdoi 2 vjet,kur mund te mbaronte per 3 dite???
Ne se gjermanet nuk paskeshin ardhur per lufte ne Shqiperi,PSE derguan SHBA dhe BRITANIA E MADHE perfaqesuesit e tyre ne kete kohe prane Shtabit te Pergjithshem Nacional-Clirimtar??
A ke degjuar gje ti,o kelysh serb per Operacionin nazist te DIMRIT 1943 ku pushtuesit naziste me ndihmen e bashkepuntoreve te tyre ballisto zogiste vrane mijra njerez te pafajshem,dogjen dhe shkaterruan mijra shtepi,ura,fshatra dhe qytete duke lene pas vetem token e djegur???
Po qeverine KUINGSLINGE te Rexhep Mitrovices kriminel Kosove dhe Xhaferr Deves,perse e krijuan,por vetem e nxiten te bente MASAKREN E PUSHKATIMIT TE 86 qytetareve tiranas ne 4 SHKURT 1944??
LAVDI LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE DHE HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!!
Problemi i Ilirit eshte se e ka te veshtire te ndaje mitin nga e verteta historike. Fatkeqesisht Ballkani e ka paguar gjithmone shtrenjt lidhjen ekstreme pas miteve.Idealizimi i figurave kombetare te shkeputuar nga te vertetat historike sjell si pasoje reagimet e dhunshme nen flamurin e patriotizmit te semure. Perpara se te paragjykoje, Iliri ben mire ta lexoje librin e Oliver Jens Schmitt-it (jo Shmid sic e shkruan Iliri).
Shume syresh ende idealizojne Enver Hoxhen por ama faktet tregojne se ai ishte nje paranoik hakmarres e kriminel.
Nese kemi me femije te vegjel qe duan te degjojne perralla per ti vene ne gjyme, arsyetimi vlen, por nese kemi te bejme me njerez te rritur, qe duan te hulumtojne te verteten historike atehere ky arsyetim eshte shume naiv.
“info analitike”(?!) Prezantoheni bukur me kete nick, por nga mendimet, qe shpreh Je:- Tra-La-La, zure nje gale! Enver Hoxha mbetet Figura me e NDRITUR e ketij VENDI!! Eshte e kote te ‘Harxhoj karburant’ me ty.
Nuk jam dokort per Enverin se legen ish. Po info analitike esht vetem anal pa info fare.
andi,
Ky eshte nje forum per te shkembyer mendime dhe jo nje vend takimesh per maniake seksuale. Ke ngaterruar adrese, me mire kerko gjetke.
Dike,
Me sa shoh ty karburanti te qenka mbaruar me kohe. Te te rroje kumandari e hengc sa me shume bar ne vend te karburantit.
Ne radhe te pare po te them se Andi Bushati eshte taman shembulli I pare qe perdor Salihi per te “fundosur” eterit e bijte komuniste ,qe ky lapangjoz komunist,qe “permbysi” komunizmin , kur vete u lepihej djemve te E.Hoxhes e arriti te behen mjeku i Hysni Kapos!
Nuk jane “mite” ato qe shpif A.Bushati ,ky bastard I familjeve te nderuara Kapo e Bushati, gjoja si gazetar I avangardes ,qe se bashku me Fatos Lubonjen, mundohen te manipulojne opinionin publik e te ndotin kombin shqiptar duke barazuar Epopene e Skenderbeut, Shpalljen e Pavaresise, dhe LANC- in e lavdishem , me partine e shpifur “demokratike” qe e ka privatizuar bastardi komunist fanatik Salih Berisha, me hyqmin hipotetik te Ramiz Alise!
Kane kaluar 24 vjet nga permbysja e sistemit komunist ,qe e filloi M.Gorbacovi, I cili beri realitet profecine e Stalinit se ju pas meje do shisni Bashkimin Sovjetik, dhe ja ku doli nje cope maloku prej Tropoje qe na “permbysi” komunizmin ne Shqiperi!
Pas vitit 90-te, nuk Ishte asnje lloj sistemi a qeverie qe siguroi mbijetesen e popullit te Shqiperise te lene ne meshiren e kaosit postkomunist ku u dogjen edhe bibloteka si ajo e Institutit te Larte Bujqesor te Kamzes, me e pasura pas Biblotekes Kombetare, qe edhe ajo mezi shpetoi nga turmat fshatare tepke si ato te Esat pashe Toptanit; por Ishte populli shqiptar, ja ne ,qe emigroi ne Greqi ne kushte poshteruese,Itali e gjetke!
Ky popull qe veteposhterohet sipas ideologjive te mrapshta te “elites” se sotme qesharake e kriminale udheheqese e veshur me kostumin e NATO-s e Bashkimit Europian, kusare e pameshireshme e pasurive te kombit, megjithate ne palcen e tij mbetet prape po “koke shqipo” ,derisa ta gjejme veten e te radhitet ne kombet e perparuara si Suedia, Danimarka e Norvegjia!
O Ericson suedez enveristi po pse me sulme personale o KAQOL fanatik dhe pa piken e kultures qytetare qe flet brockulla pa dogane papushim ne DITA? Po lexo o KAQOL enverist histori te VERTETE nga ana qe dine me shume se ty, meqe permend vendet skandinave si shembull per t’u imituar:
Te gjitha vendet nordike Norvegji, Suedi, Finalnde perfshire ketu edhe Danimarken u pushtuan lehtesisht nga ushtria e Hitlerit apo e Rajhut te Trete dhe ne keto vende u instaluan shume shpejt qeveri kuislinge shume te besueshme per Gjermanine Nacional-Socialiste. Bile ne Norvegji Hitleri instaloi nje shtab te fuqishem ushtarak per te kontrolluar anijet aleate kryesisht amerikane qe furnizonin Rusine permes Detit te Veriut Pse keshtu? Ja ta thote nastradini: Sepse frika qe kishin keto vende nga Rusia Bolshevike dhe Stalini ishte me e madhe se frika qe kishin nga Hitleri. Sepse e kishin pare si Stalini ndau pergjysem Polonine ne nje mareveshje rezili me Hitlerin ne paktin Molotov Ribentrop. Por edhe sepse Finlanda kishte luftuar me arme ne dore kunder Kulcedres Bolshevike para Luftes se Dyte Boterore dhe me shume viktima dhe mundime ja kishte arritur te mbante sovranitetin e saj. Nga te gjitha vendet nordike vetem Norvegjia ju kundervu seriozisht pushtimit nazist me grupe guerile dhe sabotime ne infrasktrukture me ndihme nga Anglia dhe SHBA. Pothuaj te gjitha vendet e tjera nordike gjate Luftes ishin ne sherbim te Hitlerit derisa ushtrite gjemane u terrhoqen pas humbjeve ne te dy frontet dhe pas Lufte filluan me rindertimin e ekonomise per te arritur atje ku jane sot ashtu sic i pelqen edhe ti. Norvegjia ne dallim nga vendet e tjera skandinave pati probleme me gueriljet e saj sepse ishin yshtur nga spiunet e Moskes dhe donin te merrnin pushtetin me dhune ne kete vend nordik, por veprimet e Moskes i pengoi plani i SHBA “Marshall” per ndihme ekonomike me kushtin qe vendet qe do te aplikonin duhej te ndalonin me ligj Partite Komuniste ne vendet e tyre. Keshtu pranoi ne fillim Franca, me pas edhe breshkaxhinjte komuniste te Italise dhe se fundmi edhe Norvegjia. Prandaj edhe ky vend eshte kaq i zhvilluar sepse nuk feston 29 nentorin e ZI komunist dhe nuk vajton per LANC-e clirimtare kriminale sic po ndodh ne Shqypnine tone enveriste 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.
O nastradin,o gjarper me zile!
Ti je nje kerme e ndyre e njerezimit qe meriton perbuzjen me te madhe nder shqiptaret!
Ti je shembull i gjalle i atyre qe SHTETI SOCIALIST PUSHKATOI ,BURGOSI E INTERNOI,se ishin ARMIQ TE Shqiperise e jo thjesht ANTI KOMUNISTE!!
Hyyyy,VRROME E KEQE,qe duhesh shfarosur nje ore e me pare!!
Me pelqen shume Ilir klasi i te shkruarit por si cdo here edhe argumentet qe trajton dhe menyra si i kap. Kap gjithmone tema jo te zakonshme qe pasi i lexon te trajtuara nga ty e kupton se eshte e zakonshme qe e mendon njesoj si ty. Faleminderit per opinionet e tua qe kane pjesen e tyre te rendesishme ne faktin qe Dita eshte mjaft cilesore dhe e lexuar.
E lexova me vemendje dhe vleresim kete shkrim te zoti Ilir.Eshte shkruar me llogjike te ftohte e “patriotizem” te ligjshem e jo te fiksuar.Konkluzionet e tij per mendimet e Bushatit jane te drejta.Une do te shtoja edhe dy:
-Kete rradhe Bushati ka shkruar e po flet si pinjoll bushatlli e jo si ai i Kapove.Kjo si lidhur me shtremberimet e qellimshme antikombetare lidhur me historine tone kombetare dhe luften e lavdishme nacional-clirimtare,ashtu edhe lidhur me ngjarjet e dhjetorit 1990 dhe kontributin e studenteve dhe ne pergjithesi rinise e inteligjences shqiptare.
-Shkroi ashtu per t’i ngritur pjacen vetvetes ne gazatari e si analist(me mire me thene nihilist) bash ne ato kohe kur luftes se lavdishme te partizaneve trima,duke perfshire edhe ate te gjysherve te tij Kapo,po i hidhej balte e zeze nga kuislinget dhe tradhetaret aktuale,te cilet ishin terbuar vetem se ne ato dite te festimeve te vakta te 70-vjetorit te clirimit te vendit nga pushtuesit nazifashiste pane ne sfondin e kokave te medha te shtetit pankarta me fotot e Enver Hoxhes,apo ne shtyp fotot e Berishes me byroistet dhe familjet e tyre.Ndoshta dekorimi i gjyshes se tij Vitos plake,ia ngaterronte pak bathet qe po levizte per te shtire fall mbi te kaluaren ,te tashmen dhe te ardhmen e vendit, si te nje vendi dhe kombi pa heronj e krenari kombetare.Me qe ra fjala asaj zonjes Vito pse ju dha vertete ajo dekorate zyrtare,valle sepse ua kaloi ne kohezgjatje jete byroisteve dhe komunisteve te tjere te larte apo per heroizmat e saj ne malet e Shqiperise kur tanket dhe trupat dhe ushtarake te nazizmit Gjermane gjoja,sipas tij, po e lironin vete Shqiperine pasi kishin bere nje “parade” neper shtigjet dhe malet e Shqiperise!!!Per kete te fundit sado qe te perpiqet,ashtu si shume familjeve te panumurta shqiptare,edhe mua e familjes sime nuk na bind dot me ato perralla me hordhi pushtuese qe ikerkan vete nga vendi i pushtuar e jo nga pushka dhe lufta heroike e vete popullit shqiptar.Kete te drejte ma jep historia e dy nder vellezerve te familjes sime, te cilet moren pjese direkt ne ate lufte,njeri duke mbetur me plumb ne gju dhe tjetri qe u kthye ne memedhe ne fund te nentorit 1945,pas kish ndjekur nazistet gjermane me arme ne dore me brigadat shqiptare deri ne veri te tokes jugosllave dhe i derrmuar nga dimri i eger dhe tifoja,ndersa gjyshi dhe gjyshja Kapo festonin si fitimtare ne pallatin e brigadave dhe Hotel “Dajti” e rehatoseshin ne vilat e te shpronesuarve ne bllokun e tyre emerkeq!
Andi BUSHATI anal-ist. Nje pyetje kam per keta kodoshe : Ne ndeshjen Shqiperi-Serbi PALA SERBE PATI DEKLARUAR QE NUK DO TE KETE TIFOZE SHQIPTARE NE STADIUM PASI NUK U SIGUROHEJ JETA. Me cfare statusi ishte ky pafillo ne Beograd? Kush e kishte ftuar ? TUNG
Andi Bushati nje kavie e komunizmit eshte . Harron se nga vjen ky pinjoll i komunizmit?Cfar e lidh me familjen Kapo?
e di ti si te therrasin ne Vlore . Mos shpreso fare te quhesh patriot ! Je vite drite larg ketij cilesimi , pasi cdo vit ke genjyer ne lidhje me gjendien alarmante te turizmit ne Vlore . E kufizoje turizmin deri te gatimet dhe gramatura e prodhimeve te detit qe guzhunjeret hidhnin ne pjate ! Shume i guximshem je more djale , para pak kohesh kritikoje dike tjeter sot kritikon dike tjeter . Mos u nxito pasi balancat politike nuk jane ashtu si te duken ty , merre me shtruar he bir !
Ilir pergjigja e drejte .Opinionisti me mendimet e tij ,cfaq jo vetem formimin e tij nivelin e tij.Analiza e ngjarjeve, fakteteve nga nje opinionist ka ndikimin e tij tek opinioni intelektual dhe politika ,andaj cdo analist duhet ta kete parasyshe kete gje kur flet apo shkruan.Opinionisti fjalen e tij duhet ta kete BOMBE DHE FLAMUR.Pra shoqeria duhet te kete nje pike referimi,pra i nevoiten jo vetem heronj, por heroj te glorifikuar ashtu sic thoni dhe ju per Linkolmin.Me vjen shume keq per Andi Bushatin qe e ul veten kaq poshte deri ne banalitet.Ne se ANDI BUSHATI do te pranonte jam gati te bej me te nje debat publik .Sepse ai ose ka formim te manget shkencor ose ka rene ne batakun e tradhetareve te kombit pra eshte ne krize financare.
Hallall Ilir. Krenar per ty.
O injorant e idiot noterik “antikomunist a Nastradini” ku e ke pare a degjuar qe Suedia eshte pushtuar nga Hitleri?!
Nuk e di o merhum se je bere gazi I botes dhe gazeta Dita te mban apostafat si nje fosile a moster gjeologjike e eres paleozoike a te kuaternarit,objekt ku shpaloset kallepi juaj I nje bote te vdekur !
Sa per dijeni karvani I ndihmave per Bashkimin Sovjetik nga Amerika e presidentit me tre mandate Roosevelt u detyrua te marre rrugen e veshtire te Arktikut sepse nendetset gjermane po fundosnin luftaniet britanike e amerikane ne linjat e oqeanit Atlantik.
Shko o lumemadh e kruspullosu prane oxhakut e lexo ndonje liber te verdhe te kohes se Ahmet Zogollit si psh. “Dy te vdekur ne nje qivur”!
Ilir Metaj ka dhënë me pak fjalë esencën e një qëndrimi parimor atdhetar.
Kurse për ata xhambazët e shitblerjes së vlerave kombëtare po paraqes këtë bejte
Kush pisllëqe tregton
S’pyet Si, por Sa Fiton
I ha vetë ato lëvere
Se ka by..ën kuzhinjere
KUSH ESHTE I SMAIL QEMALI?!…
Gur i rende i ketij vatani.
gur qe s’ shkulet nga tabani,
Gur me brume sterralli,
gur mermer nga me i bardhi.