Andi Lila rikthehet te skuadra e PAS Janinës. Lojtari i Kombëtares shqiptare u bashkua me ekipin grek, duke i dhënë fund sagës së gjatë në kërkim të një skuadre pas largimit nga Parma, klub që falimentoi duke larguar gjithë organikën e sezonit të kaluar. “PAS Janina njofton rikthimin e lojtarit Andi Lila pas një aventure që kaloi te Parma gjatë muajve të fundit”, theksohet në deklaratën zyrtare të klubit grek.
Vetë 29-vjeçari shprehet i lumtur për rikthimin në ekip: “Jam shumë i lumtur që pas shumë muajve u riktheva sërish në shtëpinë time. Po pres me padurim për të nisur stërvitjen me shokët e skuadrës dhe për ta ndihmuar skuadrën gjatë këtij sezoni për t’u ngjitur sa më lart në klasifikim”.
“Gazzetta.gr” thekson se rikthimi i Andi Lilës është një lajm shumë i mirë për ekipin e Janinës që sezonin e shkuar e mbylli në vendin e gjashtë të klasifikimit. Me skuadrën e Parmës, Lila regjistroi 11 ndeshje me dy gola të shënuar. 5 muajt e aventurës së tij në Serie A shoqëruan nga disa dëmtime që kushtëzuan paraqitjet e tij me ekipin emiljan që në fund të sezonit ra në Serie B, por pas shpalljes së falimentimit u detyrua ta nisë sezonin disa kategori më poshtë.

Koqe, vetem aty nuk duhet te ishte kthyer.Kudo mund te kishte shkuar vetem aty jo.