Andi Lila shënon, Pas Janina fiton

Dita

Andi Lila rigjen golin pas gjashtë muajsh në Superligën greke.

Por, ndeshje nga sfida e 26 Shtatorit 2015 ndaj Olympiakos, ku goli i mbrojtësit shërbeu vetëm për statistikë dhe për të hapur polemikave në vendin fqinj për simbolin e shqiponjës, këtë herë kuqeziu ishte vendimtar në suksesin e Pas Janinës. I aktivizuar si mesfushor shkatërrues, Lila i hapi rrugën fitores 2-0 të ekipit nga Janina përballë Panetolikos.

Në minutën e 73-të të sfidës, mbrojtësi devijoi saktë me kokë drejt rrjetës, pas një harkimi nga goditje këndi. Rrjetën e qetësisë për Pas Janinën e realizoi në minutat shtesë Noe Acosta.

Me fitoren ndaj Panetolikos, skuadra e shqiptarit u ngjit në vendin e 7-të në renditje, me 31 pikë dhe ka ende shpresa në garën për një vend në kupat e Europës. Kur ka edhe pesë ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit, Pas Janina siguroi qëndrimin në elitën e futbollit grek, që ishte objektivi kryesor i klubit në startin e kampionatit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *