Kur mbeten edhe 3 ditë nga konstituimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës dhe betimit të kryetarit të ri, Erion Veliaj, kanë filluar të zyrtarizohen edhe emrat e parë të nënkryetarëve të bashkisë së kryeqytetit.
Burime partiake bëjnë të ditur për TCh se, Andi Seferi është propozimi i Frymës së Re Demokratike për nënkryetar të Bashkisë Tiranë. Andi Seferi mban aktualisht postin e nënkryetarit të FRD dhe duket se gëzon besimin e Bamir Topit për të qenë edhe nënkryetar i bashkisë më të madhe në vend.
Mësohet se Bashkia e re e Tiranës nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por për shkak të shtrirjes së saj tashmë disa herë më të madhe, do të ketë 4 ose 5 të tillë, numër ky që ende nuk është përcaktuar dhe që pritet të zyrtarizohet gjatë orëve në vijim.
Çdo nënkryetar do të ketë një fushë të caktuar, për të cilën do të jetë përgjegjës dhe Seferi mësohet se do të jetë përgjegjës për zonat rurale. Andi Seferi është me profesion jurist dhe ekonomist dhe ka kryer studimet Master në Qeverisje në Universitetin e Palermos dhe Universitetin Katolik të Peruxhas në Itali.
Të përfaqësuar me nënkryetarë do të jenë të gjithë aleatët e koalicionit për Shqipërinë Europiane, të cilët arritën të merrnin këshilltarë në zgjedhjet e 21 qershorit, e më konkretisht LSI, PDIU dhe FRD.
Ky osht cun persembari!!! E njoh qe te vogel…..Vellai Arsenit, po ashtu cun persembari, dhe mjek super i zoti, i biri i Hakiut….me prinder shume te respektuar! Cuna Tirone dem baba dem!!! Te tille i duhen Tirones. Tani, ku te gjejme dhe nja dhjete apo njezet te tjere si Andi ta ndryshojne ate vend nga llumi qe i ka zene.
Epo shyqyr. Te djathtet po ja shofin hajrin Rames. Me Top e me Idriz e Ndok te gjithe jane me mire sot se ne kohen e Berishes. Fantastike Lindita
Urime, ja ketij i them i “djathte” une. Ndersa te tjeret lehin “PD-ne “e ka krijuar Sigurimi”, FRD shijon frutet e Sigurimit dhe partise se tij socialiste. Natyrisht demokratet hiqen perdite nga puna, pavaresisht se jane “te sigurimit”.
FRD = PARTI E KRIMIT.
BAMIR TOPI BASHKEPUNETOR NE VRASJEN E GJYKATESIT NE VLORE DHE
NE DJEGJEN PER SE GJALLI TE ZV/DREJTORIT TE SHISH DURRES.
qengji i urte pi dy nena.Nje politikan kamze ha gjitha shqiperine.na rrofsh o Be-mir