Andrea, mos gabo

Dita

E nderuara DITA! Nga kjo rubrikë e veçantë e juaja, dua t’i kujtoj zotit Stefani që Balli u vu në shërbim të pushtuesit që në fillim të 1943. Në Arkivin e Shtetit ka shumë dokumente, por unë do t’i jap vetëm listën e çetave filo-italiane, që SISMI, zbulimi ushtarak, i dërgon Armatës së 9 në 31.05.1943. Ja lista: Abaz Ermenji, Isa Toska, Safet Butka, Rahman Arni, Njazi Rrapushi, Thimi Prifti, Veli Qamili, Ismail Golemi, Hamit Matjani, Isa Manastirliu, Bektash Cakrani etj. Aty janë dhe dokumente të tjerë. Zoti Stefani, mos ndërro profil. Mos u bëj si Preç Zogaj dhe F. Lubonja që u duket sikur i dinë të gjitha dhe nuk pushojnë së broçkullituri. Përshëndetje! Pensionist nga Durrësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *