Hekuri është një mineral që realizon funksionimin maksimal të rruazave të kuqe të gjakut. Kur sasia e hekurit në trup është e pamjaftueshme, personi ndihet i lodhur dhe nuk ka vullnet për të punuar. Shpesh shfaqen dhimbje koke, lodhje e shpejtë, teksa zemra rreh me një ritëm më të lartë sesa zakonisht. Këto janë simptomat e një sëmundje që quhet anemi dhe një ndër shkaqet e saj mund të jetë mungesa e hekurit.
Shpeshherë janë gratë shtatzëna që ushqejnë fëmijët e tyre me gji dhe gratë në përgjithësi që manifestojnë këtë sëmundje. Nga ana tjetër, ajo shfaqet edhe tek fëmijët që lindin nga nëna anemike. Si konkluzion mund të themi që të gjithë fëmijët e vegjël që nuk ushqehen në mënyrë korrekte, mund të bëhen anemikë.
Kur personi ndjen këto ankesa e sidomos ndonjë lodhje të zhvilluar gjatë shtazanisë, duhet t’i drejtohet mjekut shpejt. Për të mënjanuar apo parandaluar rreziqet e anemisë, është e nevojshme marrja e ushqimeve që në përmbajtje të tyre kanë hekur dhe vitaminë C.
Ndaj këshillohet konsumi shpeshtë i bishtajoreve, fasule thjerrëza, drithëra, perime me gjetje jeshile të errët, si dhe më e rëndësishmja, që është konsumi i frutave të freskëta në çdo vakt të ditës. Kur është e mundshme, këshillohet gjithashtu konsum i ushqimeve me bazë shtazore në veçanti mëlçia dhe mishi, pasi në përmbajtje të tyre kanë shumë hekur.
Një shkak i përsëritur i shfaqjes së anemisë gjatë vitit të parë të jetës, është konsumi i përsëritur i qumështit të papërpunuar të lopës. Kur është i pashmangshëm përdorimi i qumështit të lopës në vitin e parë të jetës, bëhet e nevojshme që ta hollosh atë në mënyrë korrekte me ujë të pastër dhe ta përziesh m e ushqime të tjera.