Anemia, personat me grup gjaku A dhe AB më të rrezikuar

anazapta

Njerëzit e grupit A përbëjnë sasinë më të madhe të atyre që vuajnë nga anemia. Por, sëmundja nuk ka të bëjë fare me dietën vegjetariane të grupi A. Anemia në këtë rast shkaktohet nga mungesa e vitaminës B 12, dhe njerëzit e këtij grupi gjaku shfaqin vështirësi më të mëdha në përvetësimin e vitaminës B 12, nga ushqimet. Gjithashtu grupi AB ka prirje për të pësuar anemi, por jo aq të theksuar sa shfaqet tek grupi A. Shkaku i mungesës së vitaminës B12 është se përvetësimi i saj kërkon sasi të madhe të acideve të stomakut, si dhe një element të brendshëm, një element kimik që prodhohet nga cipa e stomakut e që lejon përvetësimin e mirë të vitaminës B12. Grupet A dhe AB kanë sasi më të vogla të këtij elementi kimik në krahasim me grupet e tjera të gjakut, dhe nuk prodhojnë shumë acide stomaku. Për këtë arsye shumica e njerëzve që janë me këtë grup gjaku A dhe AB përmirësohen kur u jepet vitamina B 12 me injeksion. Personat që u përkasin këtyre dy grupeve të gjakut mund të marrin edhe “floradiks”, një plotësues i lëngshëm me hekur dhe bimë mjekësore. Ndërsa personat që u përkasin dy grupeve të tjera të gjakut, atij 0 dhe B janë më të mbrojtur nga kjo sëmundje, pasi janë shumë të rralla rastet në të cilat mund të shfaqet anemia tek këta persona. Kjo pasi ata kanë nivele të larta vlerat e acideve të stomakut, dhe sasi të mjaftueshme të elementit kimik të brendshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *