“Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në BE, jo real deri në 2025”

Bora Basholli

“Anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025 nuk është real”. Këtë e ka bërë të ditur  ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee gjatë një diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: “Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor”.

Ndër të tjera, zyrtari amerikan shtoi se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se as BE-ja, as SHBA-ja nuk po ia kushtojnë rajonit rëndësinë që do të duhej.

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës e kryesisht në takimin presidentit Hashim Thaci dhe atij serb Aleksandër Vucic në Berlin, Hoyt Yee takimi i Presidentëve me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, nuk është vendimtar për dialogun mes dy vendeve, por është një shans për të biseduar.

“Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente ‘tani ose kurrë’. Mendoj se takimi në Berlin nuk është një prej tyre, por është një shans. E vlerësoj Gjermaninë dhe vendet e tjera që vazhdojnë të organizojnë takime të tilla, në të cilat flitet për hapat e ardhshëm”, tha Hoyt Yee, ndërsa komentoi edhe zërat për korrigjim të kufirit.

“Mendoj se ideja për ndarje të territoreve në vija etnike nuk është e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike. Nuk është diçka për të cilën duhet folur”, tha Hoyt Yee, ndërsa theksoi se Serbia duhet të vendosë “nëse do që të ulet në karrigen ruse apo atë evropiane”.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte politikani me force fjale e mendimi dhe , me gjuhen qe perdor , shume me i qarte ne xhunglen e politikes se sotme boterore , pooor .. ….. , fatkeqesisht tani nuk ka pushtet !

  • Do ti bjere infarkt atij Hahnit Kryekomisionerit te zgjerimit imagjinar te BE (edhe nje muaj akoma ne detyre) kur ta mesoje kete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *