Anëtarësimi në BE, Bushati: Presim një datë për bisedimet

Dita

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deklaron se Shqipëria pret që vitin tjetër të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për VOA-n në New York, Bushati sqaron se nisur nga eksperiencat e mëparshme, shpresohet që të merret një datë vitin që vjen.

Bushati deklaron se marrja e datës, nuk nënkupton domosdoshmërisht anëtarësim, por fillimin e një faze të re ku reformat janë më të prekshme për qytetarët.

Bushati shprehet se në fund të punimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të jetë bashkëmbështetëse e rezolutës që do të miratohet. “Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit, për të dhënë kontributin e saj, në NATO apo edhe nëpërmjet SHBA-ve, në luftën kundër terrorizmit”, tha Bushati. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *