Anëtari i celulës terroriste i “ka ikur nga duart” drejtësisë shqiptare

Edona Llukacaj

Këtë të mërkurë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë publik zbulimin e një celule terroriste në Shqipëri.

Celula që operonte edhe në Shqipëri u deklarua se në mars të vitit 2018 kishte pasur për qëllim të kryente një akt terroriste ndaj muxhahedinëve (MEK) që gjenden në vendin tonë.

Një ndër persona që Veliu përmendi ishte Abdulselam Turgut, një emër jo i panjohur për autoritet shqiptare,

Turgut, në fakt, është arrestuar në Rinas në vitin 2011, për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kshte trafikuar një sasi prej 1 ton heroine në vitin 2009.

Nënshtetasi turk Turgut u mësua se askohe ishte në kërkim edhe nga pesë shtete të Europës.

Pas ndalimit të tij, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestimit dhe caktimin e masës se përkohshme të sigurisë “arrest ne burg me afat 40 dite” për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.

Por, me një vendim të Gjykatës së Apelit u vendos që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk nuk është gjetur më në shtëpi.

Abdulselam Turguti përfitoi nga vendimi  “arrest shtëpie”për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Edhe pse Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, kjo e fundit në vitin 2012 trupa gjykuese u shpreh se vendimi Gjykatës së Apelit kishte qenë i ligjshëm me masën ‘arrest shtëpie’ për Turgut.

e.ll./dita

Share This Article
11 Comments
  • Kjo eshte e thjeshte ka ndonje emer kryetari dhe anetaret e trupit gjykues bashke me prokurorin. Sigurisht qe po te duan ti gjejne kane mundesi ti sekuestrojne shtepine se e ka blere me parate e terrorizmit

  • Komedite e Drejtesise shqiptare!Me 1Ton kokaine ky blen gjithe drejtesine shqiptare me gjithe qeverite shqiptare te Periudhes se KORRUPSIONIT.

  • Turgutin e shpetuan turkoshaket sali ertugrul gjin xhoni fullani e co…
    Me ato pare paguhen molotovet e lulit nga celula e mamursit

    • Sakte ! Ama tani qe drejtesia eshte reformuar, Saliu , Gjin Gjoni, Fullani etj… po kalben ne burg. Edhe halabaket e molotoveve, te gjithe ne burg jane. Kemi problemin qe vetem Makroni na ka inat.

  • Koka e krimit Sali berisha me shoutes e plepave gjin gjoneve e kane katandisur aq keq qe don dekada te kthehet ne binaret e ligjit ooooooo zot ndershkoje ate njeri se vetem keshtu u liron dhimbjet shqipetateve, sepse edi rama e preu besen e dhene

  • Kete te merkure te ketij Tetorit 2019,
    ky drejtor Velua i Policise dora vete,
    po na mahnit me nje goxha “zbulim”
    ne Mars-2018 do ndodhte nje krim,
    kete krim kaq shume te sofistikuar,
    pas 1 vit e gjysem Velua ka “zbuluar”
    me kaq “eficence” te ketij rrot drejtor,
    nga gazi barkun po mbajme me dor.
    Or ti pallosh drejtor i policise Shtetit,
    je vec ushtaruc gazmor i Ram ibretit,
    me keto “zbulime” qe sot ti po rrefen,
    po tregon qe nuk vlen as sa nje legen
    te tilla trillime jane te Rames karagjoz,
    kerkon te fshehe surratin e bere bloz.

  • D.m.th. edhe me droge, edhe celule terroriste, prit tani ku te dalin edhe te tjerat, islamik, agjent i shtetit iranian, pastrues parash, dhe thyres i embargos te tanishme te USA ndaj Iranit. Te gjitha keto shkojne bashke! Dhe pasi te gjitha keto do te provohen, do te dali edhe se ka ndare 8 gra, ka tre perdhunime dhe ka helmuar shokun e tij ne shkolle. Homoseksualizmi nuk do ti provohet dot, por do te perflitet nen ze, se ka freunkuentuar edhe klubet e homoseksualve! Ju lumte policia shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *