Humbja e fundit e Vllaznisë në “Loro Boriçi” kundër Kukësit ka marrë vëmëndjen edhe të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, në të cilën anëtari i tij Eugen Vaso ka akuzuar për trukim të ndeshjes.
Ai ka thënë se Kukësi ka paguar 100 mijë euro për katër fitoret në këtë kampionat ndaj kuqebluve, raporton Sport News.
Por, ndërsa këto akuza nuk kanë marrë ende një reagim zyrtar të klubit Vllaznia, i menjehershëm ka qenë ai nga kampi kuksian, që nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka konsideruar “akuzat e këshilltarit të bashkisë Shkodër si të pabaza, të shëmtuara dhe që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit”.
Në kundërpërgjigjen e tij klubi kuksian thekson se Vllaznia si djepi i futbollit shqiptar nuk shitet dhe nuk blihet me euro dhe se duartrokitjet në fundin e takimit mbysin cdo zë dashakeqës për të dy ekipet.
Në fakt nuk është vetëm Vaso që ka ngritur dyshime se Kukësi i ka blerë ndeshjet me Vllazninë.
Në medie të ndryshme është përfolur për këtë gjë.
Kampionati shqiptar u trondit këtë javë nga trukimet e hapura në ndeshjet Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani.
Por, nëse në këto dy ndeshje u bënë tolerime në mënyrë flagrante, edhe në Shkodër, por dhe në ndeshjen Elbasani-Skënderbeu, ka dyshime të forta se ka pasur tolerime të hapura në favor të Kukësit dhe Skënderbeut./b.l

Shkodren per 24 vjet e ka marr peng PDja jashte deshires se shumices se shkodraneve dhe po e shkatërron ne ekonomi , ne pamje , ne trukime ne futboll dhe ne te gjitha drejtimet , shikoni stadiumin si e kane kthyer ne vend mbeturinash , shikoni pallatin e sportit qe i ndërrojne parketin çdo muaj , . Drejtusit e futbollit dhe te bashkise e kane mendjen te xhepat dhe jo te qytetaret ose te sportdashsit . Vaso flet çfar flet e gjithe shkodra por trukimet jane kthyer ne mode nga drejtues e disa lojtar te vllaznise .
Shpresa e vetme per te rregulluar Shkodren si dhe gjithe Shqiprine eshte vetem EDI RAMA per qytetaret e shkodres.