Përpara se ajo të fitonte statusin e një prej femrave më seksi shqiptare, ishte një vajzë e thjeshtë që kërkonte suksesin rrugëve të Amerikës. Ishte pikërisht fotografi i njohur, Fadil Berisha, ai i cili i hapi rrugën modeles Angela Martini drejt një suksesi ndërkombëtar, duke e sjellë në treg e duke i vënë kurorën e më të bukurës së universit në Tiranë. Tashmë ajo shihet si një femër e zjarrtë, me linja të përsosura, saqë çdo femër mund të ndihet xheloze për të dhe secili mashkull e ëndërron. E përfolur shumë për suksesin, jetën private e pozat e nxehta që u rezervon fansave në rrjetet sociale, në fakt duket se Angela nuk ka qenë kaq seksi disa vite më parë. Por si ka qenë? Ne po zbulojmë disa foto në të cilat Martini ka qenë duke sfiluar në Zvicër si imazh i linjës së bikinit “Poco Pano”, para se të fitonte titullin e “Miss Universe”. Një shpinë që edhe Martini, po ta shihte, nuk do donte ta kishte përsëri, pasi tashmë e sheh veten të përsosur. Ndërkohë që fotot flasin edhe për një ndryshim të Angelës në fytyrë, saqë dikush edhe mund të mos e njohë fare.
Angjela eshte e bukur,ne kete foto dhe me e bukur.Mos ja hani hakun se beni mekat.