Kancelarja gjermane, Angela Merkel, aksidentohet duke bërë ski. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, i cili saktësoi se ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ku Merkel po bënte disa ditë pushime.
Sipas Seibert, Merkel ka thyer kockat e legenit, një dëmtim që kërkon të paktën tri javë qëndrim në krevat për t’u rikuperuar.
Kancelarja gjermane ka anuluar të të gjitha takimet dhe vizitat e parashikuara për ditët e ardhshme.
Fillimisht mjekët menduan se dëmtimi ishte thjesht sipërfaqësor, por dy ditë pas ngjarjes aksidentale u konstatua një thyerje e pjesshme e kockës së legenit.
Megjithatë, shefja e qeverisë gjermane do të vijojë të drejtojë mbledhjet e kabinetit.
Zëdhënësi tha se 59-vjeçarja Merkel ka qenë duke lëvizur me ski me shpejtësi të ulët, por nuk dha detaje nëse në aksident ishte i përfshirë ndonjë person tjetër.
Ngjarja vjen një javë pasi piloti gjerman i Formula Unos, Michael Schumacker mori plagë të rënda në kokë, në një aksident të ngjashëm në Alpet Franceze. / The Independent / Përgatiti: Gazmira Sokoli

59 vjet moshe nuk jane pak per nje grua, kete gje duhet ta dije Merkeli dhe ekipi mjeksor qe e monitoron.
lere se u vra ne b.the kjo RACA E QELBUR
Po ta luash b.then shume keshtu e peson.Nuk duhet t’ja qajme shume hallin kesaj se i vene legen te ri.
Te kishte ftuar per ski edhe Saliun.
Sherim te shpejte. Ka perparuar vendin e saj. Po nuk doli shpejt ne pune do t’ ia kalojme. Ne do dalim ne vend te pare e Gjermanine do ta spostojme ne vend te dyte.