Angela Merkel në krye të OKB-së?

redaktor

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në krye të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Hipotezën e ngrenë diplomatë të Pallatit të Qelqtë, madje edhe gazeta amerikane ”New York Times”.

Sipas saj, kandidatura e Merkelit ndjek një logjikë interesante, pasi është grua, vjen nga Evropa Lindore dhe ka përballuar kriza komplikuara, kështu që ka ardhur koha e duhur për marrjen e këtij posti.

”Në veçanti, Merkel di të menaxhojë kriza të vështira duke qenë se është gjendur përballë trajtimit të problemeve të jashtëzakonshme, ndërmjet të cilave dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona dhe përballimi i emergjencës së migrantëve”, shkruan ”New York Times”.

”Dhe e fundit, kancelarja e njeh mirë presidentin rus, Vladimir Putin, duke ofruar një mundësi unike ndërmjetësimi mes Moskës dhe Uashingtonit, pothuajse më i pamundshmi në botë”, thekson gazeta.

Ndërkohë, Portugalia ka propozuar ish-kryeministrin, Antonio Guterres dhe Bullgaria drejtoren e UNESCO-s, Irina Bokova. Kandidatë të tjerë janë ish-kryeministrja neozelandeze, Helen Clark dhe ministrja e Jashtme argjentinase, Susana Malcorra.

Share This Article
3 Comments
  • Duhet gjetur nje rrugedalje per kete Merkel mjeranen per ta larguar nga veni i saj sa pa e shkarkuar me vote populli gjerman i zemeruar ose sa pa e perdhunuar ndonje grup azilandesh ” per nje jete me te mire ” nga ato qe kjo matufe futi deri sot mbi 1 milion deri sot. Dergimi si kreu i OKB, jep shkak qe dhe OKB te jete ne prag te shperberjes ashtu si BE, fale ” vizionares ” Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *