Jolie do të luajë Kleopatrën

anazapta

Angelina Jolie do të lërë ekranin. Por ajo ka një projekt të fundit: do të interpretojë rolin e mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra, një rol i luajtur nga Liz Taylor në vitin 1963.

Projekti është ende në fazën fillestare. Jolie i ka thënë BBC-së se “janë hedhur disa ide rreth filmit, duke nisur që nga zgjedhja e regjisorit. Do të jetë një produksion madhështor. Skenari është bërë nga Eric Roth, skenaristi i “The Curious Case of Benjamin Button”, ku rolin kryesor e luan Brad Pitt”.

Aktorja tha se e sheh rolin e mbretëreshës së Nilit si shumë të vështirë dhe rrjedhimisht, për të duhet edhe një përgatitje e gjatë. “Çfarë mbetet pas këtij roli? Është një interpretim në të cilin ndien se mund të japësh gjithçka nga vetja. Dhe më pas fjala fund. Është një mënyrë për ta mbyllur me stil. Çfarë mund të bëj tjetër pas rolit të Kleopatrës?”, thotë ajo. / ANSA/ Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *