Angjeli: Ndryshimet në buxhet, të pashmangshme

anazapta

Deputeti socialist Anastas Angjeli eshte pyetur nga revista ekonomike Monitor si i vlerëson lëvizjet e fundit të qeverisë për ndryshimet në buxhet (ulja e shpenzimeve me 16 miliardë lekë, në kushtet kur mosrealizimi i të ardhurave deri në fund të vitit pritet të jetë rreth 40 miliardë lekë dhe rritja e kufirit të borxhit me rreth 22-24 miliardë lekë).

Kjo është një lëvizje e pashmangshme, me “detyrim e përcaktim” do të thoja. Detyrimi buron nga Kushtetuta dhe ligji. Sa kohë që kufijtë e deficitit buxhetor janë cenuar, është e domosdoshme ndërmarrja e një veprimi ligjor për të rregulluar këtë nonsens përballë të cilit ndodhemi. Megjithatë, mendoj se përpjekjet për maksimalizimin e të ardhurave nga administrata fiskale nuk duhen reshtur. Kjo nuk do të ishte vetëm një masë që do të rikthente në buxhetin e shtetit të ardhura të munguara, por do të krijonte premisat për miradministrim në vitin 2014 – thote ai.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • akoma me mumuthet e korrupsionit, me perbindshat e tenderave qe zhvaten ekonomine dhe financat e shqiperise e te shqiptarev do vazhdojme te pretendojme te dnertojme kete vend? Angjeli eshte korkodili i vjehdjeve ne qeverine e PS ne vitet 1997-2005, ka pasuri perallore toka, linja prodhimi, koncensione hidrocentralesh te marra nga miku i tij Genc Ruli, ka shkolla e universitete, ka vila e lojera fati te fuqishme ne shqiperi, maqedoni, kosove e Greqi te cilet nuk i preken. Me keta mostra korrupsioni galopant do te ndertohet Rilindja, apo do kthehemi tek rivdekja?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *